Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

1150 vjet nga fillimi i Misionit të Moravisë së Madhe të Shenjtorëve Kiril dhe Metodi

Foto: arkiv

Gjatë vitit 2013 shënojmë përvjetorin e 1150-të të Misionit të Moravisë së Madhe të Shenjtorëve Kiril dhe Metodi. Në këtë lidhje Fondacioni “Nderi Bullgar” organizon në Sofje një konferencë shtypi me temë: “Rëndësia kombëtare dhe mbarëevropiane e Misionit të Moravisë së Madhe”, në të cilën morën pjesë shkencëtarë bullgarë e të huaj, kurse më 27 shkurt në Parlamentin Evropian do të hapet ekspozita “Bullgaria; thesari i fjalës”, në të cilën do të paraqiten posterë me monumentet më të vlershme me shkrim të historisë së vjetër bullgare.

Moment nga konferenca me temë: “Rëndësia kombëtare dhe mbarëevropiane e Misionit të Moravisë së Madhe”

Në mes të shekullit të IX-të në krye të shtetit sllav Moravia e Madhe ishte princi Rostisllav. Me qëllim neutralizimin e ndikimit të Mbretërisë fqinje gjermane dhe ruajtjen e pavarësisë shpirtërore dhe politike të shtetit të vet, gjatë vitit 862 Rostisllav dërgoi të dërguar të vet tek perandori bizantin Mihail III me kërkesë dërgimin e predikuesve, të cilët t’i kundërvihen ndikimit të kulturës gjermane dhe ta përhapin krishterimin ndër popull në gjuhën e tij amtare. Në përgjigje të kësaj perandori Mihail dërgoi një mision me në krye vëllezërit Kiril dhe Metodi – njerëz jashtëzakonisht të arsimuar në atë kohë, asketë dhe me përvojë shumë të pasur në punën e misionarit.

Svetlina Nikollova“Praktikisht Misioni i Moravisë së Madhe i dy vëllezërve Kiril dhe Metodi përfundoi procesin e krijimit të shkrimit sllav. Kemi të dhëna se dy misionarët kanë punuar mbi krijimin e shkrimit sllav shumë para se të marrin ftesën për këtë mision – thotë prof. Svetlina Nikollova, pjesëmarrëse në konferencën e shtypit. – Kiril dhe Metodi u nisën për në Moravinë e Madhe me përkthime të gatshme të librave të tyre më të rëndësishëm: Ungjilli, Apostulli dhe Psaltiri. Kështu filloi procesi i përhapjes së shkrimit sllav. Pas vdekjes së Metodit në vitin 885 përhapja e këtij alfabeti në Moravinë e Madhe u ndërpre, kurse trashëgimtarët e veprës së dy vëllezërve u dëbuan. “Në këtë moment princi bullgar Boris, duke kuptuar se pavarësia e një kulture nuk mund të ekzistojë, në qoftë se ajo nuk zhvillohet në gjuhën amtare, dha urdhër që nxënësit e Kirilit dhe Metodit të pranohen në Bullgari. Princi Boris u krijoi kushte të shkëlqyeshme për punë.”

Cila është trashëgimia e vëllezërve të shenjtë dhe nxënësve të tyre?

Hajnc Miklas“Në vend të parë ky është krijimi i alfabetit të gjuhës letrare të sllavëve, krijimi i një letërsie sllave, i një kishe sllave me gjuhë të vet liturgjike – tregon prof. dr. Hajnc Miklas, dekani i Katedrës së Sllavistikës të Universitetit të Vjenës. – Së dyti, kjo është e ashtuquajtura “rrugë e tretë”. Ata kërkojnë mundësinë e manovrimit midis dy kishave të mëdha – Roma dhe Kostandinopoja. Në fakt vëllezërit krijojnë një alfabet të ri, krejt të ndryshëm nga alfabeti latin dhe ai grek. Ky alfabet u siguron sllavëve një identitet kulturor dhe të krishterë. Kjo dukuri është unikale dhe deri diku heretike nga pikëpamja e romëve dhe e disa liderëve në Kostandinopojë. Prandaj kur perandori i bën ftesë Kirilit për të marrë pjesë në mision, ai i përgjigjet me fjalët: vetëm me dy kushte: të krijojë një alfabet të ri dhe të mos më shpallin heretik.”Igor Kaliganov

Më vonë në territorin bullgar alfabeti glagolik i krijuar nga vëllezërit, gradualisht u transformua në alfabetin cirilik dhe pikërisht nga territoret bullgare ky alfabet u përhap ndër popujt e tjerë sllavë. “Kështu dalëngadalë roli i Bizantit si misionar u zëvendësua nga Bullgaria – thekson prof. dr. Igor Kaliganov, dekani i Fakultetit Filologjik të Akademisë Shtetërore Ruse për Kulturën Sllave. – Kështu Bullgaria u bë misionari kryesor për tërë botën sllave në Evropën Lindore. Ky është roli i saj i madh. Mund të citojë fjalë të shkruara në apokrifet bullgare: “Bullgarët janë një popull i zgjedhur nga Zoti”. Në këtë kuptim unë jam dakord me autorin e apokrifit, duke pasur parasysh rolin historik të Bullgarisë.”

Sot në alfabetin cirilik shkruajnë 300 mln veta në botë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: Miglena Ivanova

По публикацията работи: Miglena Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pallati i gjuetisë në Kriçim është një vend i vërtetë mbretëror

Përgjatë shtrirjes midis Rrafshinës së Trakisë së Epërme dhe malit Rodopa nga lindja në perëndim si një varg gjerdani renditen vendbanimet piktoreske - Asenovgrad, Perushtica, Kriçim, Peshtera, Patalenica dhe Varvara. Përgjatë luginave të..

botuar më 24-09-03 7.05.PD

Një nimfeum i shekujve 1-2 po studiohet nga arkeologët në "Aquae Calidae" pranë Burgasit

Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..

botuar më 24-08-31 8.20.PD

Një tempull unik trak në Plovdiv mund të restaurohet plotësisht

Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..

botuar më 24-08-23 12.16.MD