Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët e famshëm – Diko Iliev

Veprat e Diko Ilievit janë pjesë nga repertori i orkestrave frymore në Bullgari.
Foto: BGNES
“Njerëz të veshur lara-lara në një fushë të gjelbër” – kështu Diko Ilievi mbante mend vallet festive, të cilat i shikonte të hipur në ndonjë pemë të gjelbër. Vallja është dashuria e tij e parë. Më vonë zbuloi edhe tingujt e ëmbla të veglave muzikore frymore dhe magjinë e muzikës orkestrale. Gjatë jetës së tij krijoi dhjetëra “formacione frymore” siç populli e quan orkestrat tipike për Bullgarinë Veriore. Mirëpo, përgjithmonë në ndërgjegjen e tij mbetet kujtimi për vargun laraman njerëzish të rinj dhe të moshuar, të bashkuar në një ritëm unik.

Diko Ilievi lindi më 15 shkurt të vitit 1898 në fshatin Karllukovo, rajoni i qytetit Lukovit të Bullgarisë së Mesme Veriore. Siç shumica e familjeve fshatare edhe farefisi i tij jetonte në varfëri dhe vështirë nxirrte bukën e gojës. Që nga vogëlia muzikanti i ardhshëm u ndihmonte prindërve në punimet bujqësore. Një ditë kur kulloste bagëtinë pranë pusit e fshatit dëgjoi një burrë i ri t’i binte një vegle të panjohur me timbër kumbueshëm dhe interesant. Ky burrë i ri ishte ushtar dhe i binte trumbetës. Në fakt në fund të shekullit XIX, në Bullgari u krijuan orkestrat e para frymore ushtarake. Ato udhëhiqeshin kryesisht nga muzikantë të huaj. Në ato orkestra shkolluan qindra të rinj, të cilët pas mbarimit të shërbimit ushtarak si një dhuratë e çmueshme merreshin veglat muzikore. Zakonisht ata ishin muzikantë të talentuar popullorë. Kështu në Bullgarinë Veriore dalë ngadalë u krijuan muzikat frymore fshatare – ose të ashtuquajtura “orkestra për dasma dhe varrime”. Talenti i muzikantit Diko Iliev gërshetuar me ato dy tradita krejt të ndryshme, në të vërtetë lindi vepra të famshme dhe të mrekullueshme. Veprat e tij janë pjesë e folklorit të pasur bullgar. Ato tingëllojnë në eterin kombëtar, shoqërojnë veprimtari shoqërore dhe festa personale, por emri i autorit të tij dekada me radhë mbetej i panjohur. Në fund të jetës së tij Diko Ilievi bëri një bilanc: “Çmimi më i madh për mua si kompozitor është, se njerëzit e pranojnë muzikën time si popullore.”

Vallja e parë Diko Ilievi kompozoi në llogoret e frontit. Ai u stërvit në shkollën e Orkestrës Ushtarake Frymore në Orhanie, sot Botevgrad. Mezi 14 vjeçar e thirrën rekrut. Kjo ishte koha, kur filluan Luftërat Ballkanike. Pas kësaj erdhi edhe Lufta e Parë Botërore. Si një anëtar i rregullt i orkestrës frymore të Regjimentit të 16-të të Loveçit në përbërjen e Ushtrisë së Parë Bullgare, Diko Ilievi merrte pjesë në përleshjet e Frontit pranë Seresit. Pikërisht atje kompozoi vallen e parë prej autori me emrin “Iskërsko horo”. Viti ishte 1917, ndërsa ai ishte mezi 19 vjeçar. Pas luftërave ai punonte në Orkestrën e Shkollës Ushtarake në Sofje dhe në Orkestrën e Operës së Sofjes, ku ishte trombonisti i parë. Gjatë vitit 1920 u kthye në vendlindjen. Më parë ishte muzikant në Orkestrën e Regjimentit të 36-të Këmbësor të Kozlloduit, ndërsa më vonë u bë dirigjent i saj. Jetonte me familjen në qytetin Orjahovo. Gjatë kësaj periudhe ai u jepte mësime muzikantëve të rinj në fshatrat përreth dhe krijoi dhjetëra formacione frymore. Gjatë tërë kohës mësonte harmoninë klasike dhe orkestrim – vet dhe nën udhëheqjen e muzikantit çek Aleksandër Vejner.

“Mjeshtri”, siç njerëzit e quanin Diko Ilievin, krijoi dhjetëra vepra, ndër të cilat – marshe dhe melodi të vallëzimit në ritmin e valsit, tangos, rumbës etj. Popullaritet më i madh i gëzon valles së Danubit. Mirëpo vet ai më shumë i pëlqente vallet “Krenaria jonë”, “Aleksandrijka” dhe “Vallja e Doburxhës”. Në vitin 1950 kompozoi Suitën e Orkestrës Simfonike “Vallja e korrëseve”. Është autor i disa veprave të orkestrave frymore, këngëve e të tjerë. Edhe më sot veprat e tij janë pjesë e repertorit të dhjetëra formacioneve. Nuk kalon ndonjë festë kombëtare, në të cilën të mos ekzekutohet të paktën një marsh kompozuar prej tij.

Vitet e fundit të jetës Diko Ilievi i kaloi në qytetin Montana, bashkë me familjen e së bijës. Atje u organizua edhe kremtimi i përvjetorit të tij të 80-të të lindjes. U nda nga jeta muajin dhjetor të vitit 1984. disa vite më vonë, në qytetin Montana filluan të organizohen Festat e Orkestrave Frymore me emrin e Diko Ilievit. Gjatë vitit 1994 ato festa u përfshin në kalendarin kulturor kombëtar. Zhvillohen çdo vit gjatë muajit maji.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tedi Ruseva

"Vetëm deti"

Në ditët e fundit të verës, Tedi Ruseva me emrin artistik Tiara prezanton këngën e saj të re “Vetëm deti”. Me të, aktorja, karriera muzikore e së cilës filloi vetëm katër vjet më parë, përmbushi ëndrrën e saj të dashur - të marrë pjesë në konkursin..

botuar më 24-09-20 2.35.MD

Kënga më e re e muzikantit Todor Gaxhallov

I riu Todor Gaxhallov merret me muzikë që në moshën 5 vjeçare, kur filloi të luante piano dhe të këndonte. Shkollimin e vazhdoi në shkollën e muzikës në Plovdiv dhe pas kësaj edhe në akademinë e muzikës në Sofje. Që në moshë të re merrte pjesë..

botuar më 24-09-19 7.25.PD

"E gjalle"

Një nga grupet më të njohura në vendin tonë me një nga vokalistet më interesante dhe magnetike – “Kerana dhe kozmonautët” - i shton një yjësi të re kozmosit të tij muzikor. Më 19 shtator, në Sofje, muzikantët do të prezantojnë me një koncert..

botuar më 24-09-18 6.10.PD