Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Talente të reja të muzikës popullore: Nikoleta Nikollova

Foto: arkiv personal
Nikoleta Nikollova ka lindur në vitin 1982. Ajo është përfaqësuese e krahinës veriore folklorike dhe interpreton këngë nga regjioni i qytetit malor Teteven. Fëmijërinë e vet këngëtarja e kaloi në fshatin e vogël Gllozhene, që ndodhet në luginën piktoreske të lumit Vit, rreth 12 km larg qytetit.

Popullsia e kësaj krahine është krenare dhe liridashëse. Në vitin 1871 revolucionari i madh bullgar Vasill Levski themeloi këtu një prej komiteteve të shumta sekrete revolucionare. Banorët e Gllozehenes janë të njohur gjithashtu edhe për pjesëmarrjen e tyre në çetat e Panajot Hitovit, Hristo Botevit, si dhe në ushtritë vullnetare bullgare gjatë Luftës Ruso-Turke (1877-1878).

Këto kanë qenë mësimet e para të patriotizmit për Nikoleta Nikollovën. Sipas fjalëve të saj bukuria, që e rrethon – natyra, vendet unikale të lidhura me legjenda interesante, kanë kontribuuar për shfaqjet e saj muzikore. Në familjen e saj nuk ka muzikantë të shquar, por në shtëpi gjithmonë ka tingëlluar kënga popullore nga radioja, ose televizioni. Nga rrëfimet e të afërmve këngëtarja ka mësuar se stërgjyshi i saj ka qenë fyelltar. Nikoleta Nikollova mësohet nga Llallka Pavllova, e cila ishte këngëtarja e parë, e cila zbuloi para saj bukurinë e këngës së Tetevenit, dhe nga Marin Ivanov, me të cilin u takua në shkollën në Çerni Vit. Ai është jo vetëm mësues i saj, por një njeri me ndikim të madh në jetën artistike të këngëtares.

Në shkollën e Çerni Vitit Nikoleta Nikollova mësoi veglën tradicionale muzikore tambura. Më tej ajo i vazhdoi studimet në shkollën muzikore “Panajot Pipkov” në Pleven. Që atëherë filluan shfaqjet e saj në tubimet folklorike. Atëherë erdhën dhe çmimet e saj të para – Çmimi i parë nga konkursi në Teteven “Me këngët e Llallka Pavllovës”, Diploma e tubimit të Rozhenit, çmimi “Miku special i Koprivshticës, çmimi i parë nga konkursi “Këngë për Vojvodën Petko” – Varna... Arsimin e vet të lartë këngëtarja e talentuar e mbaroi në Akademinë për Arte Muzikore, Koreografike dhe Artistike në Plovdiv, në degën e këndimit popullor.

“Akademia më pasuroi jashtëzakonisht shumë – tregon Nikoleta Nikollova. – U takova me kolegë nga krahina të ndryshme folklorike dhe u njoha me artin e tyre. U dashurova me këngën e Rodopeve. Përfaqësuese e kësaj krahine ishte pedagogia ime Anna Kushleva. Ajo bëri shumë për zhvillimin tim si këngëtare popullore. Kur isha në kursin e dytë, u zhvillua një konkurs për këngëtare në korin “Zërat kozmikë të Bullgarisë”. Më miratuan dhe kjo më dha mundësi të përjetoj shumë emocione në skenat botërore – Austri, Kinë, Indi, Japoni, Poloni, Itali, të marrë pjesë në eksperimente muzikore, si etno-xhaz, në incizime për muzikë filmore, në interpretime të ndryshme të folklorit tonë të pasur, të komunikojë me Vanja Monevën, dirigjenten tonë, e cila më zbuloi bukurinë e artit koral. E falënderoj fatin se më takoi me të.”
Para pak kohe Nikoleta Nikollova mbaroi për master në Universitetin e Sofjes me temë: “Veçoritë dialektore të këngës së Tetevenit si pjesë e muzikës popullore të Veriut”.

Po të doni të dëgjoni interpretime të zgjedhura të këngëtares së re klikoni mbi ikonën AUDIO!

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Valja Bozhillova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Si zogjtë"

Vera është stina në të cilën zhvillohen festivalet më të shumta dhe të larmishme. Njëri prej tyre fillon sot, më 23 gusht, në Sevlievo. Aty, që nga viti 2017, kalaja "Hotaliç" është shndërruar në një skenë ku performojnë grupet vendase të rock-ut...

botuar më 24-08-23 7.20.PD

“Momente"

Me këngën “Momente” po shkojmë në breg të detit me Nikollën dhe Lindën, të cilët këndojnë për momentet e tyre të vërteta. Nikolla Dimitrov është autor i tekstit dhe recitativit, bazuar në atmosferën gjatë muajve të verës në bregdetin bullgar të..

botuar më 24-08-22 6.15.PD

"Ti"

DeepZone Project vazhdon linjën në të cilën ata interpretojnë në një mënyrë të re këngët e njohura nga autorë dhe interpretues bullgarë. Këtë verë muzikantët prezantojnë një nga këngët më të dashura bullgare - "Ti", kënduar fillimisht nga Nina..

botuar më 24-08-21 7.05.PD