Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sopranoja Cvetana Bandallovska: “Arti më jep energji, e dua atë. Kjo është prirja ime”

Cvetana Bandallovska

© Foto: operasofia.bg

Cvetana Bandallovska është ndër interpretueset e reja të cilat lavdërojnë zërat bullgarë të operës. Ka qenë 10-vjeçare kur familja e saj është zhvendosur nga Rusia në Bullgari. Sot ajo pohon se ndihet sikur është në shtëpi dhe se Bullgaria është në zemrën e saj. Nga viti 2001 Cvetana Bandallovska është soliste në trupën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Sofje. Krahas kësaj, ajo merr pjesë në spektakle dhe koncerte të dhomës në mbarë botën.

“Gjithmonë kam dashur t’i ngjitem skenës, të këndoj dhe të vallëzoj – thotë Cvetana Bandallovska. – Dashuria ime për operën lindi pasi pashë filmin e Vinçenco Belinit “Kasta Diva”. Më pëlqeu jashtëzakonisht shumë. Aria me të njëjtin titull parashikoi rrugën time profesionale. E zgjodha artin e operën. Që nga mosha 6-vjeçare i bie pianos, d.m.th. kisha përgatitje paraprake pasi të regjistrohem në Akademinë e Muzikës në Sofje. Andej, rastësisht u takova me profesoreshën Sima Ivanova. Ajo më dëgjoi dhe tha: “Ju keni një zë mahnitës, do të merrem me ju” – kështu fillova. Çdo ditë punonim së bashku. Ajo më dha të gjitha njohuritë e saj. Gjithçka ecte si në vaj, mrekulli me radhë. Menjëherë më pranuan në Akademi dhe mora pjesë në një konkurs të madh në emër të këngëtarit të operës Hristo Brëmballov. Fitova çmimin e dytë. Në jetë kështu më binin rrethanat se gjithmonë zija vendet e dyta. Kjo nuk më shqetëson aspak, unë nuk jam këngëtare e konkurseve. Mua, si dhe kolegëve të mi, ndonjëherë na bie të garohemi për ndonjë rol. Për mendimin tim gara vret artin dhe streson këngëtarët. Jam e aftë në ndërtimin e personazheve. Skena është vendi ku ndodh magjia e artit.”

Arija e Salomes nga opera “Irodiada” e Jules Massenet-it është ndër interpretimet e zakonshme të Cvetana Bandallovskës në Operën Kombëtare të Sofjes. Po ashtu ajo interpreton dhe veprën me të njëjtin titull (Salome) të kompozitorit gjerman Richard Strauss. Këngëtarja ka marrë pjesë në vënien e parë të kësaj vepre në skenë në Bullgari më 2009.

“Për mua ishte një kënaqësi shumë e madhe ta luaj Salomen e Strauss-it. Kjo është ëndrra ime e plotësuar – pohon Cvetana. – Pata fat, sepse e përgatita rolin së bashku me primadonën tonë të madhe Anna-Tomova-Sintova. Ajo është specialiste e muzikës së Richard Strauss-it. Kur ia dërgova incizimin e spektaklit ajo m’u përgjigj: “Cvetana, kjo qenke Salome jonë”. Roli do të thotë shumë për mua.
Dëshiroj të luaj Normën dhe jam duke e përgatitur këtë rol. Për mendimin tim për të dhënë rolin e Normës, duhet të dish se çfarë është trimëria. Nuk është e rastit kur Vagner ka thënë se nëse ndodh një fatkeqësi natyrore, e vetmja operë që ia vlen të shpëtohet është “Norma” e Belinit. Ai ka qenë e frymëzuar nga Norma. Shumë pak këngëtare mund ta luajnë këtë rol. T’ua sjellësh njerëzve përjetësinë – ky është arti i madh. Ja pse, sipas meje, Maria Kalas është e vetmja e cila e ka rikrijuar Normën në mënyrë të përkryer.”

Duke qenë studente në Akademinë Muzikore, Cvetana Bandallovska ka interpretuar të gjitha këngët e Vagnerit. Ajo e parapëlqen muzikën e tij. Vepra të tij janë dëgjuar gjatë koncertit të Cvetanës në programin e Festave të Arteve “Apolonia” 2012. Së bashku me pianistin Vesko Stambollov kanë treguar një afinitet të mirë dhe interpretime të mrekullueshme të disa veprave nga Brams, Vagner dhe Strauss.

“Muzika e dhomës është një art elitar – thotë Cvetana. – Njeriu duhet të disponojë shqisa të dhëna për këtë lloj muzike. Çdo këngë është një univers më vete. Ka shumë detaje. Unë e dua muzikën e dhomës. Më pëlqen të punoj. Kjo përbën një sfidë për mua. Koncertet për muzikën e dhomës janë më të vështira në raport me spektaklet e operës. Opera është me e përgjithshme. Muzika e dhomës më ndihmon shumë në rolet teatrale.”

Cvetana Bandallovska interpreton lehtësisht si muzika nga Vagneri e Mocarti, ashtu dhe ajo italiane e ruse. Ajo u transformua në rolin e Tatjanës nga opera “Eugjeni Onjegin” e Çajkovskit. Në fillim të 2013-ës Cvetana e luajti rolin në mënyrë të mrekullueshme gjatë promovimit të ri të veprës në Operën e Sofjes.

Cvetana Bandallovska udhëton shpeshherë. Ka marrë pjesë në festivale ndërkombëtare në Turqi, Zvicër, Rusi dhe në Itali. Jo shumë kohë përpara në Rusi ajo ka interpretuar Madam Butterfly nga opera me të njëjtin titull e Puçinit. Andej Cvetana u njoh me këngëtaren e famshme botërisht Elena Obrazcova. Gjatë verës Cvetana ka për të dhënë koncerte për muzikën e dhomës në Bullgari dhe Spanjë. Luan dhe në operën e Mocartit “Kështu bëjnë të gjithë”, ku interpreton rolin e Fiordilixhit.

“Për mua është e rëndësishme me kë bashkëpunoj – pohon Cvetana. – Dua të takoj regjisorë dhe dirigjentë të mirë, të cilët të më nxisin që të zhvillohem. Nuk ka lidhje cilës skenë i ngjitem. Arti më jep energji, e dua atë. Arti është prirja ime. Domethënia e veprave më pasuron si njeri. Shumë gjëra mësoj nga personazhet të cilat luaj. Dëgjuesve u uroj më shpesh të shikojnë brenda vetes, të lexojnë veprat e klasikëve dhe të dëgjojnë muzikë me vlerë. Ta ndjekin rrugën e tyre individuale, të jenë në harmoni me vetveten për të qenë në harmoni me të tjerët.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Elena Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Këngëtari Stefan Illçev me një rikthim muzikor në vendlindjen e tij Burgas

Kthimi tek rrënjët ka sjellë gjithmonë emocione, sidomos për artistët. Kështu ndodh edhe me Stefan Illçev – këngëtarin e ri të dashur jo vetëm nga vendlindja e tij, Burgasi, por edhe nga publiku bullgar dhe i huaj. Ai ka përgatitur një..

botuar më 24-08-09 1.15.MD

Kultura, historia dhe dashuria për natyrën takohen në majën Buzlluxha

Për një vit tjetër, festivali Open Buzludzha lidh kulturën, historinë dhe natyrën në një përjetim të paharrueshëm, rrëzë majës Buzlluxha dhe monumentit me të njëjtin emër. Organizatori i veprimtarisë, e cila do të mbahet nga data 8 deri më 11 gusht,..

botuar më 24-08-08 7.50.PD

“Unë po të shtrij ty” – një lexim modern i këngës popullore bullgare të trevës së Pirinit

Producenti Atanas Zajkov – Atazar dhe dyshja Bisera dhe Lidija na prezantojnë folklorin e bukur bullgar të veshur me tingujt e kohës sonë moderne. Kënga "Unë po të shtrij" mbart frymën e stilit tipik deep house, por tingujt e violës depërtojnë..

botuar më 24-08-07 1.15.MD