Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sistemi shëndetësor bullgar vuan nga mungesa e kuadrove

Në Bullgari gjithnjë e më shumë ndihet mungesa e infermiereve dhe asistentëve mjekësorë. Studentët e mjekësisë gjithnjë e më rrallë zgjedhin për të mësuar për këto dy profesione, kurse ata të cilët janë të përgatitur punësohen jashtë vendit.

Profesioni “asistent mjekësor” duhet të aplikohet sa më shpejtë. Për këtë këmbëngulin nga Bashkimi i Asistentëve Mjekësorë. Në bazë të kësaj mënyre sipas tyre do të rehabilitohet profesioni i asistentit mjekësor. “Që nga viti 2000 nuk arsimohen kuadro të tilla”, njoftoi kryetari i bashkimit Aleksandër Aleksandrov. Sipas fjalëve të tij, mosha mesatare e punonjësve si asistent mjekësor është mbi 50 vjeç. Propozim për futjen e statusit të profesionit “asistent mjekësor” tanimë është parashtruar në ministrinë Shëndetësore. “Ky profesion praktikohet në të gjithë botën dhe futja e tij në Bullgari do të zgjidhë shumë nga problemet lidhur me mungesën e kuadrove”, janë të bindur asistentët mjekësorë. Ndaj momentit në vend ka 4 000 veta me këtë profesion, 1500 prej tyre punojnë në qendrat e ndihmës së shpejtë. Mjaft e rëndë është gjendja në qytezat e bogla ku një asistentit mjekësor i bien mbi 1000 veta dhe ku njerëzit mbështetet vetëm tek ai për një ndihmë të shpejt mjekësore.

“Sipas nesh asistentët mjekësorë duhet të kenë prioritet, për shembull ne kabinetet mjekësore të shkollave dhe kopshteve – është i mendimit z. Aleksandër Aleksandrov. – Ky është një profesion në të cilin jepet një ndihmë mjekësore, dhe jo shëndetësore, siç është e shkruar në legjislacionin tonë të koklavitur. Ata mund ta zhvillojnë veprimtarinë e tyre profilaktike, për shembull te sëmundjet kronike. Të vërejnë rritjen e fëmijëve, të kujdesen për parandalimin, të propagandojnë mënyrën shëndetësore të jetesës. Dhe më e rëndësishmja: gjatë situatave urgjente të japin një ndihmë adekuate mjekësore, të cilën mbase nuk do të mund ta japë infermierja për shembull.”

Penka Vraçeva është nga qyteti Stara Zagora. Ajo është asistente mjekësore me një stazh pune 28 vjeçare, 17 nga të cilat në shëndetësinë shkollore dhe fëmijërore. Punon në një dikaster shkollor me 700 nxënës. “Duke folur për rolin e asistentit mjekësor në kabinetet shëndetësore, unë mendoj se, ai është jashtëzakonisht i rëndësishëm, me qenë se të gjithë e dimë se niveli i kulturës shëndetësore e bullgarit nuk është në lartësinë e duhur. Ne mendojmë se, ndërtimi i këtij tipi kulture duhet të bëhet pikërisht në moshën shkollore. Kjo është koha në të cilën duhet të krijohen dhe të formohen vetitë higjienike, të krijohet kultura e ushqimit, të punës dhe pushimit e kështu me radhë. Asistenti jo vetëm që punon për arsimin shëndetësor të fëmijëve, por dhe në situata kritike duhet të marrë vendime të shpejta, të cilat janë me një përgjegjësi të madhe. Përvoja ime e dëshmon këtë. Nganjëherë, kur komentohet dhënia e ndihmës së parë deri në ardhjen e ekipit, për njerëzit gjerat duken të thjeshta: ka incident, telefonojmë në numrit urgjentë dhe gjërat rregullohen. Në fakt, nuk është kështu, sepse ka jo pak raste kritike, në të cilat duhet të reagohet jashtëzakonisht shpejt. Flasim për jetën dhe shëndetin e fëmijëve dhe në qoftë se profesionalisti mjekësor ka përgatitjen e nevojshme dhe përvojë, mund të bjerë në një situatë mjaft të rëndë. Profesioni është jashtëzakonisht përgjegjës. Mjerisht, numri i asistentëve mjekësorë po pakësohet. Ne si staf, si numër bëhemi gjithnjë e më pak.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Olimpiada e parë e Inteligjencës Artificiale mbledh 200 të rinj nga e gjithë bota në Bullgari

Bullgaria do të mirëpresë rreth 200 nxënës dhe të rinj nga e gjithë bota, të cilët do të marrin pjesë në Olimpiadën e parë Ndërkombëtare të Inteligjencës Artificiale, të krijuar nga bullgarët. Në garë kanë konfirmuar pjesëmarrjen 44 ekipe, dy prej..

botuar më 24-08-07 8.57.PD

Sipas një sondazhi, Sofja është vendi më i rehatshëm për një pensionist nga BE

Një studim i kompanisë së zgjidhjeve të biznesit "Moneypenny" tregon Sofjen si qytetin më të mirë për një evropian mesatar për të jetuar pas daljes në pension, shkruan revista "FORBES". Renditja merr parasysh faktorë të tillë si kostoja mesatare e..

botuar më 24-08-06 11.58.PD

Shumica e të rinjve tashmë e shohin zhvillimin e tyre JO jashtë vendit, por në Bullgari

Një shumicë e konsiderueshme e të rinjve në vendin tonë - 89%, e shohin zhvillimin e tyre në pesë vitet e ardhshme jo jashtë vendit, por në Bullgari, sipas një studimi të ri nga Agjencia e Analizës së Opinionit të Konsumatorëve JTN dhe Platforma..

botuar më 24-08-05 7.15.PD