Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prodhimi i bio-lëndëve djegëse – gjendja dhe tendencat

Foto: euobserver.com
Aktualisht në sektorin e bio-lëndëve djegëse vëzhgohen shumë probleme dhe shumë pak vullnet nga ana e institucioneve për zgjidhjen e tyre. Bëhet fjalë për bazën normative, në të cilën mungon transparencë dhe parashikueshmëri, pa të cilat biznesi nuk mund të vendoset dhe të veprojë në mënyrë të sigurt në tregun bullgar gjatë 10-15 viteve në vijim, vë në dukje zonja Zornica Pavllova – drejtoreshë e komunikacioneve e Asociacionit të Prodhuesve të Energjisë Ekologjike.

“Deri në vitin 2007 prodhuesit e bio-lëndëve djegëse në Bullgari u çliruan nga akciza dhe u arrit në një bum të vërtetë të kompanive – thotë zonja Pavllova. – Por pasi Bullgaria u bë anëtar i BE-së, ne u detyruam të kontrollojmë nëse bio-lëndët djegëse janë objekt akcize apo jo. Vendi ynë u vonua shumë dhe që në vitin 2009 morëm një letër nga Komisioni Evropian, me të cilin u lejua norma zero për këtë lloj lëndësh djegëse. Praktikisht gjatë këtyre dy viteve biznesi u asgjësua. Nga këto qindra kompani, të cilat prodhonin bio-lëndë djegëse, mbetën rreth dhjetë. Shteti përsëri u përpoq ta ringjallë tregun në periudhën 2010-2011, por përsëri u ndesh me shumë vështirësi.”

Një prej problemeve më të mëdha është mungesa e kontrollit. Nuk ka organizatë, ose organ, të cilët të kontrollojnë cilësinë e lëndëve djegëse, nëse bëhet fjalë për bio-dizel, bio-etanol ose për vaj të zakonshëm bimor. Aktualisht qëllimi kryesor para prodhuesve të bio-lëndëve djegëse është që deri në fund të 2013-ës bio-dizeli të arrijë 6 për qind prej vëllimit të përgjithshëm të lëndëve djegëse. Mirëpo sipas ekspertëve në këtë sferë kjo është një përqindje e lartë në krahasim me vendet e tjera në BE. Sipas një direktive të bashkësisë evropiane Bullgaria është detyruar që deri në vitin 2020 të arrijë 10 për qind energji të ripërtërishme në transport, kurse bio-lëndët djegëse mund të arrijnë deri më 5 për qind. Numrat mbi këta kufij shkaktojnë ngatërrim të madh ndër tregtarët e lëndëve djegëse, të cilët kanë nevojë për stimuj financiarë, që të shesin benzinën, bio-dizelin, ose bio-etanolin.

Bio-lëndët nga ana e vet ndahen në disa breza. Brezi i parë prodhohet nga drithërat, si për shembull kolza vajëse, misri etj. Në prodhimin e brezit të dytë të lëndëve djegëse përdoren bio-mbeturina, për shembull kashtë. Në brezin e tretë dhe në brezin e katërtë të bio-lëndëve djegëse shfrytëzohen algat, ose kultura të tjera, të cilat zakonisht janë të modifikuara gjenetikisht, që të prodhojnë lëndë djegëse me cilësi më të lartë.

“Fushat e mëdha prej kolzës vajëse në Bullgari do të kufizohen, sepse në muajin tetor të vitit 2012 BE-ja miratoi një dokument, sipas të cilit subvencionet për brezin e parë të bio-lëndëve djegëse gradualisht do të tërhiqen, kështu qe të mbeten të tjerat, të cilat janë më efektive dhe nuk përbëjnë rrezik për ushqimin e popullsisë – thotë Zornica Pavllova. – Ka nevojë për kontroll dhe dëshirë nga ana e shtetit për zhvillimin e sektorit, sepse përdorimi i bio-dizelit si lëndë djegëse është çështje politike shtetërore dhe jo çështje nevoje nga ana e tregut. Pra, institucionet duhet të kërkojnë mekanizmin, i cili ta bëjë këtë produkt interesant për prodhuesit dhe për konsumatorin. Ne kemi treg funksionues në vend në këtë sferë, kurse bio-lëndët djegëse duhet të përhapen në rrjetin tregtar. Mirëpo, aktualisht kjo është shumë e vështirë, sepse nuk është deklaruar dëshirë nga të gjitha vargjet për ta bërë këtë. Në fakt ka nevojë për heqjen e akcizës, ose për uljen e çmimit me ndihmën e legjislacionit, që të stimulohet aftësia për konkurrencë e lëndëve djegëse.”

Sipas zonjës Pavllova Bullgaria duhet të ndjekë praktikat e mira të vendeve anëtare të BE-së dhe të mos përpiqet të arrijë 6 për qind të bio-lëndëve djegëse prej vëllimit të përgjithshëm të lëndëve djegëse, që është një standard tepër i lartë. Bullgaria duhet të jetë më e matur, pasi shihet qartë se kjo është vështirë për t’u realizuar dhe do të ngarkojë tërë vargun – nga prodhuesi e gjer te konsumatori. Evropa në përgjithësi ka qëndrim pozitiv ndaj bio-lëndëve djegëse, si pjesë e një ekonomie më të gjelbër, por në veprimet e komunitetit evropian kohët e fundit vëzhgohet dëshirë për bilanc midis diversifikimit energjetik dhe çmimit të lëndëve djegëse.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Kostadin Atanasov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rreth 1/6 e popullsisë bullgare nuk mund të përballojë as edhe një javë pushim

Afro 1 milion njerëz në Bullgari nuk mund të përballojnë as edhe një javë pushim. Të dhënat janë nga një analizë e Institutit Sindikal Evropian pranë Konfederatës Evropiane të Sindikatave dhe u prezantuan nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura në..

botuar më 24-07-30 4.01.MD

Borxhi i ulët, synimi për futjen e euros dhe anëtarësimi në BE janë faktorët pozitivë në vlerësimin e Moody's për Bullgarinë

Moody's pret që Bullgaria të hyjë në Eurozonë jo më vonë se fillimi i vitit 2026. Sipas agjencisë së vlerësimit, rritja e ekonomisë bullgare në vitin 2024 do të jetë 2.9%. Kriza e vazhdueshme politike e brendshme dhe mundësia e zgjedhjeve të reja..

botuar më 24-07-30 11.19.PD

Bullgarët mbajnë në banka mbi 75 miliardë euro, po rriten edhe paratë nga emigracioni

Depozitat në banka për tremujorin e parë të vitit 2024 arritën shifrën rekord prej 75.4 miliardë euro (150 miliardë leva). Nga janari në mars, depozitat u rritën me 1.35 miliardë euro (2.7 miliardë leva) ose me 1.8%. Rritja është kryesisht për shkak..

botuar më 24-07-25 10.46.PD