Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ndeja e 44-të e Folklorit “Mandolina e artë”

Foto: arkiv
Në mes të qershorit në qytetin buzë Danubit – Ruse u zhvillua Edicioni i 44-të i ndejës folklorike “Mandolina e artë”. Ky është një nga aktivitetet më të vjetra kushtuar kulturës tradicionale në Bullgari. Organizatorja është Bashkia e Ruses. Në ndejë marrin pjesë grupe të këngëve dhe të valleve, muzikantë që u bien instrumenteve të ndryshme, tregimtarë dhe grupe të zakoneve popullore. Çdo vit aktivitetin e vizitojnë shumë mysafirë nga Bullgaria dhe jashtë vendit.

Ndeja “Mandolina e artë” përbën një konkurs ku garojnë dy grupe interpretuesish. Në të parin bien formacionet e valleve, grupet vokale dhe orkestrat, kurse në grupin e dytë – zakonet lidhur me kalendarin popullor dhe me familjen, grupet e mucik;s instrumentale, valltarët, këngëtarët, tregimtarët dhe ata që i bien veglës frymore. Në ndejë shfaqet trashëgimia kulturore e rrethit të Ruses. Me kalimin e kohës aktiviteti ka përfshirë dhe të gjithë krahinën etnografike e folklorike Bullgaria e Mesme Verilindore.

Sivjet rreth 40 grupe u garuan për të merituar çmimin e madh – “Mandolinën e artë”. Kjo është një plastikë e mandolinës – instrumentit më të përhapur popullor në këtë krahinë. Muzikantët janë të moshës nga 6 deri në 80 vjeç. Shpërndahen dhe çmime me vlerë monetare.

Më shumë rreth ndejës rrëfen dr. Nikollaj Nenov, drejtor i Muzeut të Ruses, docent i etnologjisë dhe anëtar i jurisë:

”Mandolina e artë” është ndër ato forume të cilat linden nga nevoja e banorëve të një krahine për të ndarë zakonet e përbashkëta. Në fillim ndeja është zhvilluar në periferinë e qytetit Ruse në një hapësirë amfiteatrale. Dy vitet e fundit ndeja u zhvendos në qytet. Aktiviteti vazhdimisht zgjerohet dhe gëzon publik gjithnjë e më të madh. Vitin e kaluar pjesëmarrje morën disa grupe nga Veliko Tërnovo. Muzikantët nga kryeqyteti i vjetër i Bullgarisë janë shumë aktivë. Juria përbëhet nga një muzikolog, një etnograf dhe një koreograf. Me kalimin e kohës kriteret e jurisë ndryshuan, sepse vetë atmosfera ndryshoi. Në periudhën midis dy luftërave botërore atmosfera e fshatit pësoi disa ndryshime të cilat kishin të bënin me kulturën e qytetit. Sigurisht se kjo kulturë ka ndikuar mbi këngët dhe vallet, d.m.th. në të gjithë folklorin e banorëve. Ky aktivitet mundëson komunikimin midis brezave të ndryshëm. Ka fshatra të shpopulluara, ku banorët numërojnë nga 50 deri në 100 veta. Brezi i këtyre banorëve që brez është shpërngulur nëpër qytetet e mëdha nxjerr grupe folklorike. Disa nga ato janë në listën e trashëgimisë jo materiale të UNESCO-s.

Ndër ritet interesante etnografët dallojnë “Xhamal” dhe “buencite”. “Xhamal” praktikohet në fshatin Koshov. Burra të maskuar hidhen në vallen e dhëndrit. Në fundin e shek. XIX-të. këtë rit e ka përshkruar etnografi i njohur Dimitër Martinov. “Buencite” janë vajza të reja dhe të pamartuara të cilat këndojnë dhe vallëzojnë në mënyrë specifike gjatë pranverës. Ndeja “Mandolina e artë” nxjerr në pah këto rite e shumë të tjera.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Valja Bozhillova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Jordanka Hristova

Këngëtarja e dashur Jordanka Hristova me një koncert nën qiellin e yllit në Teatrin Antik në Plovdiv

Pas suksesit të padiskutueshëm të koncertit - spektakël "Përgjithmonë" në sallën Nr.1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) vjeshtën e kaluar, fansat e Jordanka Hristovës sot do të kenë mundësinë të shijojnë edhe një herë këngët e paharrueshme të..

botuar më 24-08-12 7.20.PD

Këngëtari Stefan Illçev me një rikthim muzikor në vendlindjen e tij Burgas

Kthimi tek rrënjët ka sjellë gjithmonë emocione, sidomos për artistët. Kështu ndodh edhe me Stefan Illçev – këngëtarin e ri të dashur jo vetëm nga vendlindja e tij, Burgasi, por edhe nga publiku bullgar dhe i huaj. Ai ka përgatitur një..

botuar më 24-08-09 1.15.MD

Kultura, historia dhe dashuria për natyrën takohen në majën Buzlluxha

Për një vit tjetër, festivali Open Buzludzha lidh kulturën, historinë dhe natyrën në një përjetim të paharrueshëm, rrëzë majës Buzlluxha dhe monumentit me të njëjtin emër. Organizatori i veprimtarisë, e cila do të mbahet nga data 8 deri më 11 gusht,..

botuar më 24-08-08 7.50.PD