Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare pushtoi zemrat e publikut në Turqi

Foto: Tanja Bllagova
Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare u themelua gjatë vitit 1960 nga akademiku Hristo Nedjallkov dhe tanimë 53 vjet shkon nëpër botë dhe mbledh duartrokitje në sallat më të njohura koncerte nëpër botë. Pavarësisht nga kjo, deri tani grupi nuk u paraqit në skenën e Turqisë. Prandaj radio-kori me gëzim pranoi ftesën për të marrë pjesë në Festivalin e Artit Koral në qytetin Çanakkale.

Gjatë kohës së festivalit në Çanakkale Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare realizoi një koncert. Mete Gjokçe, i cili është pedagog në degën e Muzikës të Universitetit në Çanakkale dhe organizator i përgjithshëm i forumit, ndau përshtypjet e tij pas koncertit të grupit bullgar: “Jam shumë i mahnitur nga interpretimet të cilat i dëgjuam. Publiku duartrokiti dhe u ngrit në këmbë. U bëmë dëshmitarë të një mjeshtërie të lartë vokale dhe të një dirigjimi virtuoz. Grupi zë një vend nderi në historinë e artit koral dhe kjo qe shkak ta ftojmë si një pjesëmarrës të vetëm nga jashtë. Kori na paraqiti një program të larmishëm në dy pjesë, secila nga 50 minuta. Si një dirigjent koral mund të them se, ky ishte një koncert frymëzues.”

Dirigjenti kryesor i Korit të Fëmijëve akademik Hristo Nedjallkov po kështu nuk fshehu emocionin e vet nga takimi me adhuruesit e këngëve korale në Turqi: “Unë e kam shpënë grupin në shumë festivale, kam pasur shumë fitore, dekorata, suksese dhe duartrokitje. Asgjë nga kjo nuk ishte e re. E reja e cila na bëri kaq të gëzuar është mundësia për herë të parë të këndojmë në Turqi. Na pritën me përzemërsi si miq nga jashtë, të ftuar të tregojnë një art të lartë koral. Nuk kam sesi të mos të jem i kënaqur nga kolegët dhe publiku.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tanja Bllagova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali muzikor Breeze by Exit do të ngrejë humorin në Varna

Festivali muzikor Breeze by Exit do të mbahet në qytetin tonë të Detit të Zi, Varna nga 15 deri më 18 gusht. Forumi muzikor është bashkim i dy festivaleve - EXIT (Serbi) dhe Breeze (Bullgari), dhe edicioni pilot do të quhet "Varna Breeze by Exit"...

botuar më 24-08-14 6.15.PD

Polifonia e zërave – koncertet akapele të formacionit "Spektrum" dhe dyshes kanadeze FreePlay

Pesë muzikantët e grupit vokal "Spektrum" - Spectrum Vocal Band - janë ndër ata që nuk pushojnë së na mahnitur me mundësitë e pafundme të zërave njerëzorë. Ivelina Coneva, Vesella Morova, Konstantin Bejkov, Janko Jankov dhe Daniell Nikollov kanë..

botuar më 24-08-13 6.45.PD
Jordanka Hristova

Këngëtarja e dashur Jordanka Hristova me një koncert nën qiellin e yllit në Teatrin Antik në Plovdiv

Pas suksesit të padiskutueshëm të koncertit - spektakël "Përgjithmonë" në sallën Nr.1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) vjeshtën e kaluar, fansat e Jordanka Hristovës sot do të kenë mundësinë të shijojnë edhe një herë këngët e paharrueshme të..

botuar më 24-08-12 7.20.PD