Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të rinj u ndihmojnë njerëzve të moshuar dhe invalidëve

Bullgaria është mes vendeve në Bashkimin Evropian me popullsi që plaket progresivisht. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave në fund të vitit 2012 njerëzit 65 e më shumë vjeç përbëjnë 19 për qind nga popullsia. Bullgaria është një nga pesë vendet në Bashkimin Evropian me përqindje më të lartë të njerëzve të moshuar.

Për shkak të migracionit të brezave më të rinj jo pak nga njerëzit e moshuar janë të vetmuar, me probleme shëndetësore dhe kanë nevojë për ndihmë. “Mirësia është falas, që të gjithë mundim të bëjmë mirë”, kjo është motoja e një grupi të rinjsh nga qyteti Gorna Orjahovica, të cilët janë mbledhur të ndihmojnë dhe të dhurojnë shpresë dhe gëzim të varfërve, të sëmurëve dhe njerëzve të vetmuar të moshuar.

Lëço, Ivelina, Ralica, Eleonora dhe bashkëmendimtarët e tjerë sportisti Rumen Dimitrov dhe shkrimtari Hristo Hristov janë në themel të grupit të formuar në internet “Me besim tek e mira”, e cila ka ambicion të kalojë në një organizatë joqeveritare. Iniciator për krijimin e grupit është Llëçezar Ljubenov, por ai tregon se, deri përpara se të takohet me shokët e vet, secili prej tyre tanimë i është përkushtuar në ndonjë farë mënyre bamirësisë. Dy nga vajzat në grup – Ralica dhe Ivelina u kanë ndihmuar invalidëve. Vetë Llëço ka marrë përsipër iniciativën për pastrim dhe renovim të Kishës “Shën Nikolla” në qytetin Gorna Orjahovica. Kisha u braktis totalisht. Llëçezari dhe shokët e tij e kanë pastruar, kurse përmes koncerteve kanë mbledhur para edhe për renovim. Shfaqja e parë e përbashkët e Llëços dhe e miqve të tij nga grupi “Me besim në të mirën” ka qenë aksioni për mbledhjen e mjeteve dhe të ushqimit për njerëzit e varfër dhe nënat e vetmuara. Vetëm për 5 ditë entuziastët kanë mbledhur më shumë se 300 euro. Me ndihmën e një dyqani vendas ushqimor janë përgatitur dhe paketa me produkte ushqimore: prodhime prej brumi, ëmbëlsira, vaj, sheqer e të tjera. Një firmë vendase për prodhim të sallameve po kështu u ka dhuruar dhe sallame, të cilat po kështu janë përfshirë në paketat.

Njerëzit të cilët i morën ndihmat u zgjedhën nga nëpunësit e zyrave sociale. Aksioni i të gjashtëve ka shkaktuar një emocion të madh dhe lot gëzimi në sytë e njerëzve të moshuar dhe nënave të cilët vet kujdesin për fëmijët. Llëçezari dhe shokët e tij nuk fshehin dhe hidhërimin e vet, se krahas me njerëzit të cilët i shikojnë pozitivisht nismat e tyre, ka dhe të tillë të cilët i shikojnë me përbuzje dhe indiferencë, bile dhe me skepticizëm. Mirëpo për vullnetarët e rinj e rëndësishme është mirënjohja dhe fakti se kanë shansin t’u ndihmojnë nevojtarëve.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një tjetër donacion i madh nga Bullgaria për Prespën e Vogël

Një tjetër donacion i madh për komunën shqiptare të Prespës së Vogël është bërë nga Fondacioni “Kujtesa Bullgare” më 14 shtator në fshatin Globoçeni të Komunës së Pustecit. Fondacioni siguroi një kontejner mjekësor të pajisur plotësisht për fshatin..

botuar më 24-09-24 4.34.MD

"Survivor" bullgar ose ndryshe si mbijetojnë banorët e fshatit Radevo

Fshati Radevo ndodhet në Bullgarinë Verilindore, jo shumë larg nga kryeqyteti ynë detar dhe po ashtu qytet i madh turistik - Varna, distanca është rreth 30-40 minuta me makinë. Në Radevo ka jo më shumë se 60 banorë, shumica e të cilëve janë mbi 60-70..

botuar më 24-09-24 7.25.PD

Fshati Gomotarci ruan gjallë kujtesën dhe traditat e prodhimit të verës, por ka edhe jo pak probleme

Fshati Gomotarci në Vidin ka një histori të çuditshme. Dikur ndodhej në një vend tjetër, kilometra larg nga aty ku është tani. Pasi një murtajë e tmerrshme goditi një pjesë të madhe të banorëve të tij, të mbijetuarit vendosën të digjnin shtëpitë e tyre..

botuar më 24-09-21 8.30.PD