Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çfarë po ndodh me grupin më të cenueshëm mes refugjatëve – fëmijët?

Foto: BTA
Ndër temat më të diskutuara në Bullgari renditet tema e azilkërkuesve. U shfaq një sërë problemesh dhe lindi pyetja a është gati Bullgaria për të përballuar situatën me refugjatët. Vetë pushtetarët e përkufizuan situatën si “kritike”, ndërsa fluksin e emigrantëve e përcaktuan “të paparë 90 vitet e fundit”. Aktualisht numri i refugjatëve në Bullgaria është rreth 7 mijë, dy e treta nga ata janë shtetas sirianë. Këta të fundit po shpërngulen për shkak të luftës në Siri. Fëmijët përbëjnë nga 10 deri në 15 për qind, tregojnë të dhënat e Agjencisë Shtetërore të Refugjatëve. Situata po ndryshon shpejt, sepse çdo ditë në kufirin Bullgari-Turqi provojnë të kalojnë nga 100 deri në 200 emigrantë, gjysma prej të cilëve janë gra dhe fëmijë.

Zv/ministri i punëve të brendshme, Vasill Marinov rrëfeu në një nga televizionet vendase se si refugjatët e ndaluar në kufi i hedhin fëmijët e tyre drejt territorit të Bullgarisë, duke besuar në tolerancën e bullgarëve. Nuk janë pak rastet e fëmijëve, të cilët nuk shoqërohen nga prindërit. Çfarë do të ndodhë me grupin më të cenueshëm mes refugjatëve – fëmijët? Agjencia Shtetërore e Mbrojtjes së Fëmijës njoftoi, se me prioritet për të do të jenë respektimi i të drejtave të fëmijëve refugjatë, mbrojtja nga dhuna fizike e psikike ndaj tyre, si dhe parandalim i diskriminimit. Agjencia u tregua e gatshme të sigurojë psikologë, të cilët do të shoqërohen nga përkthyesit e bashkësisë siriane në Bullgari. Këta psikologë do të veprojnë në qendrat e integrimit, duke dhënë ndihmën e nevojshme. Ministria e Shëndetësisë ndërmori masa për imunizimin e refugjatëve. Brenda dy muajve të gjithë fëmijëve të moshës nga 1 deri në 15 vjeç do t’u vihen dy vaksina kundër një sërë sëmundjesh. Që të integrohen në sistemin arsimor, fëmijët do të bëjnë një kurs gjashtëmujor të gjuhës bullgare. Ky kurs zhvillohet në qendrat e integrimit pranë Agjencisë Shtetërore të Refugjatëve. Deri tani rreth 140 fëmijë, të cilët janë vendosur në qendra të tilla, kanë shprehur dëshirë për ta ndjekur kursin e bullgarishtes. Para pak kohësh u bë e qartë se, mungojnë mjete financiare me të cilat të mbulohen rrogat e mësuesve, të cilët do të japin këtë kurs, po ashtu që nuk disponohen hapësira të përshtatshme mësimore. Nga Ministria e Arsimit u shprehën të gatshëm të furnizojnë qendrat e integrimit me libra mësimorë. Sipas kushtetutës, nëse prindërit ose fëmijët kërkojnë të integrohen në shkollat bullgare, shteti duhet t’ua sigurojë atyre arsim të gjuhës amtare. Në këtë lidhje po shqyrtohet varianti që studentët e gjuhës arabe në Universitetin e Sofjes “Sh. Kliment i Ohrid” të bëhen mësues-stazhierë dhe t’u japin mësime fëmijëve sirianë.

“Ministria e Arsimit shpërndau mes të gjithë drejtorëve të shkollave një letër, duke ftuar mësuesit, prindërit, nxënësit dhe stafin arsimor që të bashkëpunojnë në krijimin e një imazhi pozitiv të refugjatit – bëri me dije zv/ministrja e arsimit Mukaddes Nalbant. – Po ashtu kemi shpërndarë dhe librin “Rruga e refugjatit” në variant elektronik, kështu që përmes formave dhe mjeteve të ndryshme të punohet për heqjen e paragjykimeve.”

Organizatat joqeveritare në Bullgari gjithashtu punojnë në përshtatjen e fëmijëve refugjatë në bashkësinë bullgare. Për vit të katërt me radhë “Caritas Sofia” dhe SVS Bulgaria kërkojnë vullnetarë, të cilët ndihmojnë fëmijët e moshës nga 5 deri në 17 vjeç, të vendosur në qendrat e integrimit, për t’i përgatitur mësimet dhe detyrat. “Ideja dhe qëllimi i vullnetarëve është që të ndihmojnë procesin arsimor të mësimit të gjuhës bullgare – sqaron Diana Nedeva, koordinatore e organizatës “Caritas Sofia”. – Në qendrat e integrimit ata i ndihmojnë mësuesit dhe i kushtohet vëmendje çdo fëmije. Vullnetarët bisedojnë me fëmijët gjatë kohës së tyre të lirë dhe i shëtisin ata nëpër Sofjen.”

Sivjet ka pasur më se 100 kërkesa për vullnetarë. “Caritas Sofia” përzgjodhi 40 kandidatë, të cilët kanë kaluar një kurs njëditor për punë me fëmijët refugjatë. Njerëzit, të cilët janë gati për të ndihmuar, janë të moshës së ndryshme dhe me profesione të ndryshme. Çfarë i motivon ata?

“Motivet pasqyrohen në dëshirën e tyre të madhe të lehtësojnë procesin e adaptimit të fëmijëve dhe të të rinjve – rrëfen znj. Nedeva. – Vullnetarët i besojnë vetes se mund të kontribuojnë në përgatitjen e mësimeve, duke përdorur metoda jo të zakonshme të mësimdhënies, lojëra interaktive etj. Ata kanë shumë ide dhe janë goxha aktivë.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Topllo Fest" 2024 - fluturojmë "Lartë në qiell" me qifta, muzikë dhe shumë argëtim!

Hapësira për art, kulturë dhe dialog "Topllocentralla" në Sofje po përgatitet për një mbyllje spektakolare të sezonit të saj të pestë me edicionin e pestë të festivalit emblematik "Topllo Fest". Nën moton "Lartë në qiell", qiftet shumëngjyrëshe..

botuar më 24-07-13 8.40.PD

Prof. Ljubomir Gavrillov: Në raundin e parë, francezët votojnë me zemër, dhe në të dytin - me mendjen e tyre

Parlamenti Evropian është në prag të krijimit të një familjeje të re politike të formuar nga e djathta ekstreme në një kohë kur e majta po i jep një goditje të papritur të djathtës në Francë. “ Në vend të parë është i ashtuquajturi “Fronti i..

botuar më 24-07-10 2.40.MD

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene ka nevojë për më shumë klasa

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene filloi aktivitetet e saj edukative në vitin 2017 me një kurs të gjuhës bullgare për fëmijë nga komuniteti i bashkatdhetarëve tanë. Dy vjet më vonë, me iniciativën e Konsullatës së Përgjithshme të Bullgarisë, ajo u..

botuar më 24-07-10 7.30.PD