Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mjekë ushtarakë bullgarë me dekorata të larta nga komanda e Ushtrisë Amerikane

Komanda e Ushtrisë Amerikane dalloi mjekët ushtarakë bullgarë, kapter Stefan Hristov, major dr. Milena Stojanova, kapter Violeta Pallatova dhe kapter Violeta Ganeva.
Foto: Архив
Katër mjekë bullgar morën dekorata të larta nga komanda e Ushtrisë Amerikane për pjesëmarrjen e vet në ISAF. Ata janë pjesë nga ekipet në Spitalin Ushtarak të Ushtrisë Afgane në Kandahar, të dërguar nga Akademia Ushtarako-Mjekësore në Sofje. Mbajtës të “medaljes së nderit të Ushtrisë Amerikane” janë major dr. Milena Stojanova për arritjet e saj të jashtëzakonshme në fushën e gjinekologjisë, si edhe kapter Stefan Hristov-instruktor sanitar, i cili është dalluar gjatë stërvitjeve në fushën e anestezisë. Me medalje për arritje të mëdha janë dekoruar infermieret kapter Violeta Pallatova dhe kapter Violeta Ganeva, për rezultatet e tyre të jashtëzakonshme në fushën e kujdeseve komplekse e shëndetësore.

Deri tani në Afganistan kanë punuar mbi 600 mjekë ushtarakë bullgarë. “Për 10 vjet pjesëmarrje në spitalet e forcave të Koalicionit nuk ka një ekip bullgar, i cili të mos të jetë kthyer me njohje nga komanda e ISAF-it ose nga pushtetarët të cilët kanë vizituar Vencisllav Mutafçijskimisionet në Afganistan – tregon koloneli doc. Vencisllav Mutafçijski, drejtor i Klinikës për Kirurgji Endoskopie, Endokrine dhe Koloproktologji pranë Akademisë Ushtarako-Mjekësore. Ai është dhe president i Komitetit Ballkanik të Kirurgjisë Ushtarake. – Nikolla Sarkozi, kur ishte president i Francës, vizitoi bazën në Kabull dhe e dalloi të gjithë ekipin tonë nga spitali ushtarak, i cili ka shpëtuar jetën e 23 ushtarëve francezë të plagosur pas një atentati të rëndë. Gjatë vitit 2010, kur unë isha në Afganistan, gjatë vizitës sime në bazën ushtarake spanjolle në Herat, ministri spanjoll i atëhershëm i mbrojtjes, zonja Karme Çakon i dekoroi ekipet bullgare për shkak të dhjetëra ushtarakëve spanjollë të shpëtuar prej nesh.”

Shtylla kurrizore e një spitali ushtarak është ekipi prej kirurgëve, traumatologëve dhe anesteziologëve. Shpesh mjekët bullgarë marrin pjesë në ekipe të përziera nga kombësi të ndryshme. “Pas operacionit në Irak, NATO-ja aplikoi një doktrinë të vet mjekësore, e cila ndryshojë filozofinë e kirurgjisë ushtarake. Gjatë operacioneve mësuam të jemi në nivelin e njëjtë me të tjerët.”, kujtohet koloneli Mutafçijski. Ai është i bindur se aktualisht bullgarët kanë po këtë përgatitje si kirurgët ushtarak amerikan dhe evropianoperëndimor. Një dëshmi për këtë është vet koloneli Mutafçijski, i cili është mes ekspertëve më të mirë të transplantimeve të mëlçisë së zezë. Ai është dhe anëtar i diplomuar i Shoqërisë Amerikane të Kirurgëve. “Për mua kjo qe arritja më e madhe në karrierën time profesionale, sepse vlerësimi është jashtëzakonisht serioz – thotë koloneli Mutafçijski. – Më shumë se 250 veta vendosin se kush mund të pranohet. Nuk bëhet fjalë për një anëtar nderi ose të huaj, por për një anëtar i rregullt i diplomuar. Kjo është një lumturi dhe njohje e madhe për mua. Unë kam qenë shumë herë në kontakt me kolegët e mi amerikanë, jam mësuar prej tyre, kam shkuar bile në kurs në spitalet ushtarake amerikane. Kjo është dëshmi se jam në nivelin e tyre.”

Jehonat e shkëlqyera për mjekët ushtarakë bullgarë janë shkak për praninë e tyre në disa nga pikat e nxehta në botë gjatë viteve të fundit – në Kamboxhia, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Irak, Afganistan, Haiti dhe tani në Mali.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: arkiv personal
По публикацията работи: Iliana Rajçeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Viza Shengen bullgare nuk garanton hyrjen në zonën e përbashkët

Bullgaria lëshon viza Shengen vetëm për qëndrime afatshkurtra. Deri në fund të korrikut, ato janë mbi 35 000, sipas një deklarate të Ministrisë së Punëve të Jashtme në lidhje me publikimet në media për vizat Shengen të lëshuara nga Bullgaria për..

botuar më 24-08-13 9.54.PD
Foto: Shkolla bullgare

Një shkollë bullgare në Gjenevë feston 40 vjetorin me konkursin "Përralla për jogurtin"

Ideja kryesore e konkursit është të stimulojë potencialin krijues të të gjithë bullgarëve patriotë të moshës shkollore dhe parashkollore, të ruajë kujtimin e Dr. Stamen Grigorov - mikrobiologut dhe mjekut bullgar që përshkroi bakterin Lactobacillus..

botuar më 24-08-10 8.15.PD

Shkaba egjiptiane po kthehet në Bullgari

Shkaba egjiptiane, ose Kali i Qyqes,/ Neophron percnopterus/ po kthehet pasi ishte në prag të zhdukjes, njofton Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve. Ata kanë konstatuar një numër rekord prej 35 territoresh ku bën fole shkaba egjiptiane,..

botuar më 24-08-09 5.31.MD