Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Refugjatët – të dashur dhe të padashur

Foto: Foto:Maria Dimitrova-Pisho
Rryma e madhe e refugjatëve sirianë në Bullgari gjatë 4 muajve të fundit i gjeti pushtetarët, që ishin zënë me luftime politike, të papërgatitur dhe krijoi shqetësime në shoqëri. Filloi të flitet për miliona leva që duhet urgjentisht të ndahen nga buxheti për shkak të mysafirëve të paftuar, që tashmë janë mbi 11 mijë veta. Shumat e përmendura tingëlluan dhimbeshim në mendjen e shtetasve bullgarë gjysma e të cilëve janë të varfër sipas studimit para pak kohe të Komisionit Evropian. Kushte ideale për ndezjen e qëndrimeve ksenofobe që me zotësi nxiten nga formime të ndryshme nacionaliste. Vallja e refugjatëve erdhi si manë nga qielli për ta. Për dy muaj partia kryesore nacionaliste “Ataka” e dyfishojë përkrahjen e vet sipas sondazhit të agjencisë “Alpha research”. Retorika ksenofobe arriti për këtë kohë të mbjellë shumë frika. Në një sondazh tjetër sociologjik “Sova Haris” tashmë dy të treta të bullgarëve nuk duan më që Bullgaria të pranojë më shumë refugjatë. Shkaku nuk është ksenofobia, por vlerësimi i 65,2 % prej të të anketuarve se autoritetet nuk janë në gjendje të përballojnë krizën me refugjatët.

Një anketë e zhvilluar nga Radio Bullgaria në qendrën e Sofjes konstatoi qëndrimin kontradiktor mbi këtë temë. Pensionistët bullgarë, njerëzit me të ardhura më të ulëta, nëse nuk merret në konsideratë komuniteti rom, janë më të ndjeshëm ndaj fondeve dhe kujdesit që u kushtohet nga shteti refugjatëve.
Edhe pse në moshë 68 vjeçe Maja Stefanova duhet të vazhdojë të punojë për të përballuar nevojat e veta: “A dini, më vjen keq për këta njerëz si njëri – thotë ajo. – Por ne vetë bullgarët jemi në një gjendje tragjike. A kujdeset dikush për ne? Vajza ime ka tre fëmijë, punon në dy vende ajo dhe bashkëshorti i saj dhe prapë nuk mund të përballojmë jetën. Nuk duhet që Bullgaria të pranojë akoma më shumë refugjatë. Pse ata nuk përpiqen që të shkojnë në ndonjë shtet tjetër evropian, ku njerëzit jetojnë më mirë?”

Pak më i ndryshëm është mendimi i Georgi Atanasovit, 70 vjeçar: “Duhet të ketë qëndrim njerëzor ndaj atyre njerëzve që kanë vuajtur shumë dhe nuk vijnë nga e mira në Bullgari. Kuptohet se gjithnjë mund të ketë rrezik që në mesin e refugjatëve të ketë njerëz që në vendet e tyre kanë kryer krime. Por nuk duhet të ndalim të gjithë. Të mos harrojmë se edhe në shumë vende evropiane ka emigrantë bullgarë dhe ata po kështu meritojnë qëndrim të mirë ndaj tyre.”

I tillë është mendimi i Plamen Kolevit, pronar i një dyqani në rrugën e Sofjes “Pirotska” që u bë e njohur si vend ku mblidhen imigrantët dhe ku ka pasur raste të agresionit: “Duhet t’i pranojmë refugjatët në kushte më të mira, sepse nëse në vendin tonë shpërthen luftë ne po kështu do të presim që dikush të na ndihmojë, a po jo? Në këtë rast ne duhet t’u ndihmojmë njerëzve që ikin nga konflikti në Siri.”

Mendimi i Kiril Peevit është me më shumë nuanca: “Vallja e refugjatëve nuk ka si të mos respektohet mbi jetën tonë me shfaqje të vjedhjeve dhe llojit tjetër të dhunës. Prandaj unë mendoj se duhet të gjejmë një variant kompromisi. Të ndalet vallja. Refugjatët të dërgohen edhe në vende të tjera evropiane, dhe jo të përqendrohen në Bullgari.”

Ja çfarë mendon nxënësi Gerogi Dimitrov: “Refugjatët kanë vend në Bullgari, sepse edhe ata janë njerëz. Ata nuk kanë faj se në vendin e tyre ka luftë dhe sipas meje duhet të jemi solidar me fatin e tyre. Por nga ana tjetër ata nuk duhet të ankohen se i mbështetim pak sepse ne jemi shtet i varfër.”

Pensionisti Ivan Petrov që jeton afër njërit prej kampeve për refugjatët është për ndërtimit të “murit të ri të Berlinit” nëpër kufirin tonë me Turqinë nga ku vijnë refugjatët dhe kështu vallja e tyre do të ndalet. “Dikush të na ka ndihmuar neve bullgarëve duke e kthyer shikimin prapa në histori? Askush. Jo që unë i urrej këta njerëz, por ata nuk duhet të hyjnë në vendin tonë. Sepse ne edhe pa këtë kemi mjaft probleme. Në fakt ky është një problem evropian dhe jo vetëm yni. Ndërsa ne jemi pjesë të Evropës.”

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
По публикацията работи: Maria Dimitrova-Pisho


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sa kushtojnë zgjedhjet në Bullgari?

Në fund të tetorit, për herë të dytë këtë vit, na presin zgjedhjet për deputetë , këtë herë për Asamblenë e 51-të Kombëtare. Politikanët në Bullgari e kanë gjithnjë e më të vështirë të udhëheqin atë që po ndodh në vend Që nga fillimi..

botuar më 24-08-29 12.12.MD

Nxënësit bullgarë fituan pesë medalje në një konkurs të astrofizikës në Brazil

Në Olimpiadën Ndërkombëtare të Astronomisë dhe Astrofizikës në Brazil, nxënësit bullgarë fituan pesë medalje, njoftoi Shoqata e ekipeve olimpike në shkencat natyrore. Ky është konkursi më prestigjioz në astrofizikë, ku këtë vit morën pjesë mbi 260..

botuar më 24-08-27 11.39.PD

Një ngjitje të dielën deri në shtëpinë malore "Aleko" na kthen në kujtimet e ngjitjes së parë të organizuar në majë

Ekspozita, lexime malore nga librat për Bullgarinë, poezi dhe muzikë - këto janë vetëm një pjesë e programit të Bibliotekës së Kryeqytetit me rastin e 129 vjetorit nga ngjitja e parë e organizuar deri në pikën më të lartë të malit Vitosha ...

botuar më 24-08-24 8.20.PD