Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fondet evropiane bashkuan pushtetin dhe opozitën

БНР Новини
Foto: BGNES

Këshilli Konsultativ mbi Sigurinë Kombëtare bashkoi forcat e paraqitura në Parlament pas një kundërshtimi 8 mujor, shumë protestave civile dhe kërkesave për dorëheqjen e qeverisë. Këshilli pranë Presidentit arriti një konsensus mbi 8 prioritetet kyçe për zhvillimin e Bullgarisë deri në vitin 2020. Kjo do ta lejojë finalizimin e bisedimeve mbi Marrëveshjen e Partneritetit me Komisionin Evropian për periudhën 2014-2020. Pritet që në kuadrin e saj vendi të marrë mbi 7 mlrd euro nga BE-ja për 7 vitet në vijim.

Projekti i këtij instrumenti financiar strategjik është në përputhje me Programin Kombëtar të Zhvillimit “Bullgaria 2020” dhe Strategjinë “Evropa 2020”, janë unanimë anëtarët e Këshillit Konsultativ mbi Sigurinë Kombëtare. Para Këshillit kryeministri Pllamen Oresharski përvijoi si rrezik për sigurinë tonë kombëtare gjendjen ekonomiko-sociale te ne në vitet e fundit dhe më konkretisht: shndërrimin e recesionit ekonomik në depresion, papunësinë e madhe, pabarazinë e madhe në shoqëri dhe uljen e madhe të besimit ndaj institucioneve. Një problem tjetër i madh është mospërputhja midis njohurive të krahut të punës dhe nevojave në tregun e punës, nënvizoi Pllamen Oresharski. Për këtë shkak investimet dhe kualifikimi duhet të jenë me prioritet për Bullgarinë, sepse sigurojnë konkurrueshmërinë e ekonomisë. Zëvendëskryeministrja, e cila përgjigjet për fondet evropiane Zinaida Zllatanova mbajti një raport për përparimin e Bullgarisë në kuadrin e Marrëveshjes së Partneritetit dhe për hapat e ardhshëm deri në lidhjen e saj.

Presidenti Rosen Plevneliev shënoi prioritetet strategjike për zhvillimin e Bullgarisë deri në vitin 2020, të cilat u miratuan njëzëri nga Këshilli Konsultativ mbi Sigurinë Kombëtare.

“Përmirësimi i aksesit tek arsimi dhe rritja e cilësisë së tij, ulja e papunësisë dhe inkurajimi i integrimit social, arritja e zhvillimit të integruar të regjioneve dhe përdorimi i potencialit në vend, zhvillimi i degës agrare, që të sigurohen produkte me vlerë të lartë të shtuar, përkrahja e veprimtarive inovative dhe e investimeve, që të rritet konkurrueshmëria e ekonomisë, forcimi i mjedisit institucional për arritjen e një efikasiteti më të lartë të shërbimeve publike për qytetarët dhe biznesin, siguria energjetike dhe rritja e efikasitetit të resurseve, përmirësimi i transportit dhe aksesit në tregjet e tjera.”

Marrëveshja e Partneritetit vë në dukje dhe premisat kryesore për një rritje të qëndrueshme dhe inteligjente sipas qëllimeve të “Evropës 2020”. Këto janë arsimi, kualifikimi dhe punësimi, investimet në shkencë, inovacionet, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe ekonomia e gjelbër.

“Për anëtarët e Këshillit Konsultativ mbi Sigurinë Kombëtare është me rëndësi të madhe që në projektmarrëveshjen e partneritetit të parashikohen masa për përballimin e pabarazisë – nënvizoi presidenti Rosen Plevneliev. – Anëtarët e Këshillit Konsultativ mbi Sigurinë Kombëtare janë unanimë se me arritjen e qëllimeve të parashikuara në Programin Kombëtar të Zhvillimit Bullgaria 2020 dhe në Marrëveshjen e Partneritetit, do të sigurohet një rritje e forcuar ekonomike dhe rritje e standardit të jetesës të qytetarëve bullgarë.”

Politikanët komentuan gjithashtu se mjetet financiare për Programin Kombëtar të Zhvillimit “Bullgaria 2020” janë të kufizuara dhe duhet të harxhohen në mënyrë transparente dhe efektive. Për arritjen e qëllimeve të saj ka nevojë për përpjekje të përbashkëta nga ana e partive politike dhe institucioneve. Në përfundim Këshilli Konsultativ mbi Sigurinë Kombëtare i ofroi qeverisë për të zhvilluar një fushatë për sqarimin e marrëveshjes së re për fondet evropiane.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Minoriteti turk në Trakinë Perëndimore është një prioritet për Ankaranë Problemet e pakicës turke në Trakinë Perëndimore janë prioritet për Turqinë në dialogun e saj me Greqinë. Ankaraja do të vazhdojë të kujdeset për "bashkatdhetarët e saj"..

botuar më 24-07-26 1.48.MD
Ivan Kondov dhe Manuell Saracin

Bullgaria ka një qëndrim të qartë dhe konsekuent ndaj Maqedonisë së Veriut

Bullgaria ka një qëndrim shumë të qartë dhe konsekuent për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, bazuar në zbatimin e rreptë të konsensusit evropian nga korriku i vitit 2022. Këtë e deklaroi zëvendësministri i punëve të jashtme Ivan Kondov në..

botuar më 24-07-25 12.43.MD

Diplomacia bullgare shënon 145 vjetorin e themelimit të saj

Në rezidencën "Bojana", ushtruesi i detyrës së kryeministrit dhe të ministrit të jashtëm, Dimitër Gllavçev i mirëpriti stafit diplomatik në pritje për Ditën e Dikaterit Diplomatik Bullgar - 19 korrik dhe 145 vjetorin e themelimit të shërbimit...

botuar më 24-07-23 10.19.PD