Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A ka rilindje të librarive në Sofje?

БНР Новини
Foto: BTA

Vitet e fundit libraritë në Sofje shumëzohen si kërpudha pas shiut. Librari hapen dyer jo vetëm nëpër rrugicat qendrore, por edhe në qendrat e mëdha tregtare. Për shembull në zemrën e kryeqytetit në rrugën “Graf Ignatiev” ka afro 10 librari. Po në të njëjtën rrugë, por në sheshin “Sllavejkov” akoma ekziston pazari i hapur për libra, i cili u ka rezistuar stuhive të ndryshime ekonomike dhe kulturore. Në fillim të demokracisë shumica e librarive u mbyllën dhe në vend të tyre u hapën dyqane ose lokale, por tani tregu i librave në Bullgari po përjeton një rilindje. Mirëpo si funksionojnë libraritë në kushtet e konkurrencës së madhe duke e marrë parasysh faktin se bullgari nuk harxhon shumë për “ushqim shpirtëror”. Ja dhe si duket situata sipas profesionistëve në këtë biznes.

Asen Mitov – pronar i një prej librarive të vogla në qendrën e Sofjes tregon: “Për klientin krijohet iluzioni se aktualisht ka “bum” të botimit të librave, posaçërisht për nga numri i tepërt i librarive në Sofje. Aktualisht në çdo 2 metra ka librari, siç para 20 viteve në çdo qoshe kishte barnatore ose bankë. Nuk ka asgjë të keqe në këtë fakt, sepse tregu vet do të rregullohet me kalimin e kohës. Por sipas meje ky nuk është një proces i qëndrueshëm. Fakti se botohen mijëra libra të autorëve joseriozë, që libra nuk mund të shiten vite të tëra flet keq për tendencat.” – është i mendimit Asen Mitovi, i cili prej vitit 1989 është në këtë biznes.

Pronarët e librarive të vogla shpesh kanë sjellje të posaçme ndaj klientit dhe me këtë konkurrohen me lojtarët e mëdhenj në biznes. “Nuk mund të marrë me qira ndonjë qyqan në një qendër tregtare ose në një rrugë kyçe – shpjegon Asen Mitovi. – Klientët besnikë janë shansi për përjetimin e një librarie të vogël. Kjo do të thotë t’i fitosh dhe t’i ruash lexuesit gjatë viteve që është një detyrë e vështirë. Kjo gjë bëhet përmes bisedimeve, përmes rekomandimeve të titujve interesante. Kur klienti është i kënaqur, ai kthehet përsëri.”

Gjithnjë e më shpesh shtëpitë botuese hapin libraritë e veta. Për shembull shtëpia botuese për libra fëmijërore “Fjut” prej dhjetë viteve ka tri librari në lagje të ndryshme të Sofjes. Për t’i tërhequr vogëlushët, çdo të shtunë në një prej tyre organizohet mëngjesi i fëmijëve, ku të vegjlit argëtohet me librat duke pikturuar ose duke luajtur rolin e personazheve të dashur. Akoma për iniciativat e ndryshme për të luftuar me konkurrencën tregon Pavlina Genova, e cila prej viteve punon në një librari “Fjut”: “Luftojmë me mirësjellje dhe kompetencë. Gjithashtu sigurojmë një shumëllojshmëri të madhe librash fëmijërore. Po të ketë krizë, për fëmijët gjithmonë blihet. Te librat për të moshuarit ka pak rënie të shitjeve për shkak të mundësive të ndryshme për lexim me kompjuter ose pajisje elektronike, që janë më të lira për klientin. Si edhe çmimi i librave u dyfishua, pasi i tatuan me TVSh-në. Kjo gjithashtu ndikoi mbi pakësimin e blerjes së librave.”

Vitet e fundit kërcënim për libraritë u bë shitja online. “Librat janë një prej produkteve më të shitura online në Bullgari”, është i mendimit Petër Vançev, menaxher i dyqanit më të madh elektronik dhe kryetar i Asociacionit të Tregtisë Online. Sipas tij volume të tilla të shitjes kanë vetëm zinxhirëve librarie me disa objekte. Sipas z. Vançev shkaku për rritjen e interesimit ndaj tregun online është rritja e besimit ndaj këtij lloj tregtie dhe shumëllojshmëria e titujve të ofruara. “Te ne mund të blihet çdo një titull që ka dalë në tregun e Bullgarisë, deri sa në libraritë ka vetëm titujt më të shitur – shpjegon Petër Vançevi. – Për njerëzit kjo është më e rehatshme, sesa të harxhojnë 2 orë për të shkuar në ndonjë librari, mund ta blejnë librin online që bëhet për 5 minutë. Kursimi i kohës është motori i tregtisë online në Bullgari. Në internet blihen kryesisht libra mësimore dhe lexime profesionale. Këto janë libra që nuk ofrohen në çdo një librari. Tani për shembull ka bum të shitjes së librave për kontabilitet, sepse të gjithë llogaritës e rifreskojnë literaturën e nevojshme.”

Për Gergana Nedevën libri është kënaqësi për shpirtin e njeriut. Ku më shpesh blen libra?

“Më shpesh në librari, sepse frymëzohem nga atmosfera e vendit. Përveç kësaj mund t’i shfletosh faqet duke pushuar në ndonjë divan. Tani u krijuan kushte komode. Gjithashtu shpesh takohem me njerëz të pasionuar pas leximit. Gjithë blerja e librit për mua është si një rit. Disa herë kur s’kam kohë blej edhe libra online. Bëj porositje për libra në internet kur ka zbritje të çmimit ose kur kërkoj ndonjë libër të rrallë.”

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Varna i jep edhe një herë skenë artistëve në fushën e muzikës eksperimentale

Organizatorët e festivalit RADAR , i cili zhvillohet nga data 2 deri më 4 gusht në Varna, premtojnë një program plot ngjarje që tejkalojnë standardet tona të njohura. Edicioni i njëmbëdhjetë radhazi premton të jetë një ndërthurje e arteve..

botuar më 24-08-03 8.05.PD

Teatri Popullor “Ivan Vazov” me një sfidë ndaj publikut për 120 vjetorin e tij

Teatri Popullor "Ivan Vazov" do të kënaqë 120 adhurues të artit teatror me një biletë falas për një nga shfaqjet e sezonit të tij të ri në vjeshtë. Shkaku është 120 vjetori i themelimit të tij në vitin 1904. Fatlumët do të kenë mundësinë të blejnë një..

botuar më 24-07-28 7.25.PD

Festivali veror i filmit në Bansko prezanton pamje ekstreme për adhuruesit e aventurave

Vitin e radhës banorët dhe mysafirët e qytetit malor Bansko do të transferohen në botën e alpinizmit, kinemasë ekstreme dhe aventureske, njoftoi BTA. Edicioni i sivjetshëm i "Pasioni filmik nën yjet e verës" është në tri mbrëmje - nga data 25..

botuar më 24-07-25 5.26.MD