Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nga çfarë frikësohen bullgarët në Ukrainë?

БНР Новини
Bullgarët në Ukrainë, si edhe pakicat tjetër, kërkojnë paqe në vend.
Foto: EPA/BGNES

“Të mos të fillojnë veprime ushtarake, që do të thotë copëtim i shtetit”. Manipulimet politike dhe kundërvënia njëri me tjetrin”. Fjalët janë të Svetllana Dragnevës, zëvendëskryetare e Asociacionit të Bullgarëve në Ukrainë dhe të bullgarit deputet në Radën Supreme Anton Kisse.

Situata është mjaft e tensionuar dhe serioze, ajo prek jo vetëm bashkësinë bullgare, por dhe të gjithë qytetarët në Ukrainë, tha në intervistë për Radio Bullgarinë Cvetllana Dragneva. Bullgarët aty shpresojnë te mençuria dhe pjekuria e politikanëve dhe të forcave të mëdha. “Sepse për të gjithë është e qartë se, kjo është një luftë serioze gjeopolitike botërore”, përgjithëson Svetllana. Për të, ajo që ndodh në Mejdan është një pakënaqësi sociale, por ka dhe një ndërhyrje të forcave të jashtme politike. “Pakica bullgare, fal Zotit, nuk ishte prekur në këto ngjarje dramatike – nuk kishte viktima. Aty, ku bullgarët jetojnë në mënyrë kompakte – në Odes, në rrethin e Zaporozhies, është më qetë. Dëshira e vetme e bashkësisë bullgare është të mund të ruhet tërësia e shtetit. Në qoftë se fillon të ndahet Ukraina pjesë, pjesë, kjo do të thotë, se bullgarët mund të ndodhen në shtete të ndryshme”.

Svetllana tregon se, aktualisht vetëm në Krim situata është më e nderë, “por jo kundrejt popullsisë paqësore”. Pavarësisht nga trokitja e armëve, bullgarët aty nuk frikësohen. Në Besarabi kanë dhe frikësime të tjera.

“Filloi diçka si mobilizim – sqaron Svetllana. – Krijohen lista të burrave të cilët kanë detyrime ushtarake deri në një farë moshe. Nga fshatrat në Besarabi po kështu na telefonuan dhe na thanë, se ka pasur rregullore që përpara disa ditëve të formohen lista për mobilizim. Por gjërat tanimë u qetësuan. Në qoftë se fillojnë veprimtari luftarake, kjo do të thotë të mobilizojnë burrat, kjo do të thotë luftë, e cila nuk i është e nevojshme askujt.”

Në Ukrainë jetojnë midis 250-300 mijë bullgarëve. Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë pranë Këshillit të Ministrave, zëvendëskryeministri dhe ministër i punëve të brendshme Cvetlin Jovçev deklaroi se, ka rrezik nga një presion të forcuar të migracionit gjatë konfliktit të armatosur, sepse popullsia bullgare në Ukrainë mund të kërkojë rrugë drejt Bullgarisë. Jovçev paralajmëroi dhe për formimin e gjendjeve ksenofobe gjë që mund të kërcënojë pakicën bullgare.

Nga ana e tij kryetari i Asociacionit të Bullgarëve në Ukrainë dhe deputet në Radën Supreme, z. Anton Kisse komenton për Radio Bullgarinë se, ka kaluar nëpër rajonet dhe nuk ka dëgjuar dëshirë për mërgim në Bullgari. “Bullgari, ku e bëri folenë, aty mbetet”, në mënyrë metaforike z. Kisse e përgjithëson gjendjen e pakicës bullgare në Ukrainë.

Ministri i jashtëm bullgar Kristian Vigenin u takua dje në Kiev me presidentin e përkohshëm të Ukrainës, z. Aleksandër Turçinov. Në takim është ngritur çështja për të drejtat e pakicës bullgare në vend. Bullgaria ka propozuar të marrë fëmijët e të vrarëve për pushim gjatë verës. Anton Kisse, i cili ka marrë pjesë në takim është i mahnitur nga “çiltërsia dhe biseda siç midis miqve të vjetër”, nga “situata e qetë dhe qëllimmirë”. Propozimi i ministrit Vigenin për pushim të fëmijëve në vendpushimet bullgare, “pa ndryshim nga njëra ose tjetër anë” të barrikadës kanë vdekur prindërit e tyre, po kështu ka pasur një ndikim pozitiv, komenton Anton Kisse. Sot diaspora bullgare në Odesë ka takim me ministrin Vigenin mbi problemet aktuale.

Kryetari i Asociacionit të Bullgarëve në Ukrainë Anton Kisse ndien përkrahjen e Bullgarisë në situatën e krizës. “Shumë politikanë të njohur, bile njerëz të zakonshëm na telefonojnë të shqetësuar për ne – na pyesin se si të na ndihmojnë”.

Nga çfarë frikësohen bullgarët në Ukrainë?

“Që nga dita e sotme, nga kundërvënia – kjo duhet të ndërpritet, të mos të jepen viktima të tepërta njerëzore. Bullgarët këtu kanë frikë nga gjakderdhjet – përgjigjet Anton Kisse. – Në Kiev dhe në qytetet e tjera ka beteja në mediat mes të dy palëve. Manipulimet politike gjithnjë e më shumë i neveritin njerëzit. Problemi tjetër është rënia në ekonomi. Dollari, euroja “kërcejnë” poshtë e lartë – ka pasiguri shumë të madhe. Pavarësisht nga situata e krizës, nuk ka pengesë të drejtpërdrejtë për bullgarët në Ukrainë dhe të shkeljes së të drejtave të tyre.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Universiteti i Taraklisë tani është pjesë e Universitetit "Angell Kënçev" në qytetin bullgar Ruse

Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes qeverive të Bullgarisë dhe Moldavisë, Universiteti Shtetëror në qytetin Taraklia u bë strukturë e Universitetit “Angell Kënçev” në qytetin bullgar Ruse, njoftoi qendra për shtyp e Këshillit të Ministrave. Nëpërmjet..

botuar më 24-08-07 7.02.MD

Olimpiada e parë e Inteligjencës Artificiale mbledh 200 të rinj nga e gjithë bota në Bullgari

Bullgaria do të mirëpresë rreth 200 nxënës dhe të rinj nga e gjithë bota, të cilët do të marrin pjesë në Olimpiadën e parë Ndërkombëtare të Inteligjencës Artificiale, të krijuar nga bullgarët. Në garë kanë konfirmuar pjesëmarrjen 44 ekipe, dy prej..

botuar më 24-08-07 8.57.PD

Sipas një sondazhi, Sofja është vendi më i rehatshëm për një pensionist nga BE

Një studim i kompanisë së zgjidhjeve të biznesit "Moneypenny" tregon Sofjen si qytetin më të mirë për një evropian mesatar për të jetuar pas daljes në pension, shkruan revista "FORBES". Renditja merr parasysh faktorë të tillë si kostoja mesatare e..

botuar më 24-08-06 11.58.PD