Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

15 vjet “Muzikë e verdhë”

Foto: Svetlin Nikollaev

Në fund të viteve 90 të shekullit të kaluar katër grupe krijuan një shoqatë jo formale që u bë e njohur si “Muzika e verdhë”. Kjo është një OJQ e regjistruar me studio të vet, zyrë dhe klub ku interpretuesit paraqesin kompozimet e veta . Në të kanë qenë grupet “Animacionerët”, “Ostava”, “Bluba Lu” dhe “Wickeda” si edhe të tjera që kanë qenë të asociuar dhe kanë përdorur burimet e tyre. I bashkon synimi të imponojnë kritere të larta në muzikën bullgare dhe në artin në përgjithësi. Krijuar para 15 vjetëve dhe ekzistuar vetëm disa vjet OJQ-ja nuk botoi album të vet. Grupet anëtare të saj vazhdonin rrugën e vet krijuese përmes kontratave me kompani komerciale. Në vitin 2001 shoqata ndërpreu veprimtarinë e vet, por lë ndikim të fortë në zhvillimin e muzikës alternative në Bullgari.

Më 29 mars muzikantët nga “Animacionerët”, “Ostava” , “Bluba Lu “ dhe “Uikeda” u mblodhën përsëri për një koncert ekskluziv në klubin e kryeqytetit “Terminal 1” që të shënojnë 15 vjetorin e krijimit të shoqatës së vet. Në katër pjesë afro një orë ata prezantuan projektet e veta emblematike. Posaçërisht nga Londra erdhi basistja e Moby – Svetlana Vasileva që të përfshihet në grupin “Animacionetrët”.Grupi Wickeda  Foto: Elena Cvetkova Suksesi i koncertit provokoi pyetje rreth qëllimeve të kësaj lëvizjeje dhe vlerësimet për të sot, 15 vjet më vonë. Një përgjigje të vet ka Cvetan Metodiev nga “Animacionetërt”, i cili nuk arriti sukses si ushtarak, por shkakton reagime serioze shoqërore. Ai e krahason “Muzikën e verdhë” me Kryengritjen e Prillit që nuk arriti sukses ushtarak por ngjalli reaksione serioze shoqërore. “Më duket se edhe organizata jonë arrti të afirmojë tingull të ri në Bullgari, duke bërë paralele interesante midis muzikës sonë amtare dhe të huaj. Vet fakti se idetë gjetën jehonë, flet për sukses”, shpjegon Cvetani. Për sa i përket mundësisë “Animacionerët”, të mblidhen përsëri ai thotë: “Grupet e tjera “Ostava”, “Bluba Lu“ dhe “Wickeda” janë aktive dhe vazhdojnë të bëjnë koncerte dhe albume. Jam i befasuar këndshëm nga ky koncert dhe ai është frymëzim për secilin prej nesh. Sa u përket ideve për muzikën e verdhë – ato janë romantike dhe mbeten 15 vjet prapa – atje ku ishin. Tani jemi të ndryshëm dhe nuk mendojmë në të njëjtën mënyrë. Por deri sa publiku e kërkon, kjo muzikë do të ekzistojë.”

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Më trego diçka"

Toma Zdravkovin e njohim si një nga zërat më karakteristikë të rokut bullgar. Pas një periudhe të ngopur me pjesëmarrje në formate televizive, ai sërish është angazhuar aktivisht në krijimin e këngëve të reja. Pasi prezantoi “Përpara” dhe “Mbresat..

botuar më 24-10-01 2.35.MD

"Një herë në një milion"

Kënga e fundit e Vlladi Ampov - Grafa është "Një herë në një milion". Autori i muzikës dhe aranzhimit është vetë Vlladi, ndërsa teksti është i Rushi Vidinliev. Ky takim krijues nuk është i pari për ta - bashkëpunimi i tyre i mëparshëm ishte 20..

botuar më 24-09-30 6.20.PD

“Kutia postare për përralla” vazhdon të udhëtojë mes bullgarëve jashtë vendit

Pas 17 takimesh të suksesshme në Evropë, formati i njohur letrar "Kutia postare për përralla" vazhdon turneun evropian me 11 vende të tjera. Ai paraqet një repertor tekstesh të reja dhe të preferuara nga publiku, të shkruara posaçërisht për..

botuar më 24-09-27 6.10.PD