Jemi mësuar me faktin se shumë të rinj bullgarë emigrojnë jashtë shtetit për të gjetur një të ardhme më të mirë. Ja pse lajmi për vendosjen e specialistëve të IT-së në fshatrat e shpopulluara bullgare u përhap shpejt në mediat dhe rrjetet sociale. Ideja i përket 28-vjeçarit Ivan Kukov i cili fitoi konkursin “Bli fshat, krijo një vend më të mirë për jetesë në Bullgari”. I riu është programues i softuerit dhe për mendimin e tij kjo ide mund të realizohet pa problem.
Njëra nga shkaqet për shpopullimin e fshatrave është se nuk ka punë për të rinjtë. “Me zhvillimin e komunikimit personat të cilët punojnë nga distanca pse jo të vendosen në fshatra. Nuk ka lidhje ku po gjenden, me rëndësi është që të kenë qasje tek interneti”, thotë Ivani. Banimi në fshat e ka përparësinë e vetë. Aty jeta është më e qetë se në qytet, ka ajër të pastër, ushqim të shijshëm dhe njerëz me buzë në gaz. Gjithnjë e më shumë entuziastë i bashkohen kësaj ideje. Në Facebook u hap faqja “Fshati i IT-së” dhe anëtarë të saj janë 3400 veta. Ja se çfarë pohon Ivani për të interesuarit:
“Shumica prej tyre janë me profesione të cilat mund të ushtrohen nga distanca. – Ka gazetarë, përkthyes, çdolloj profesioni, ku nuk është i detyruar qëndrimi në zyrë çdo ditë nga ora 8 në mëngjes deri në 6 pasdite. Përveç kësaj shumë bullgarë jashtë shtetit komunikuan me ne, sepse duan të rikthehen në atdhe dhe të vendosen në fshat. Nuk bëhet fjalë vetëm për të rinj. Po ashtu me ne u lidhën mësues dhe njekë. Kohët e fundit na kërkoi një grua nga Anglia e cila synon të kthehet në Bullgari.”
Para se të përhapet ideja e fshatit IT-së afro 50 entuziastë u takuan në Varna dhe Sofje për të diskutuar kriteret sipas të cilave zgjidhen fshatrat e përshtatshme për popullim.
“Në vend të parë infrastruktura rrugore duhet të jetë e mirë, sepse udhëtimi në një qytet më të madh duhet të jetë pa problem – sqaron Ivani. – Të mos jetë diku lart malit, sepse kur të bjerë dëbora, tri ditë s’mund të lëvizësh. Me rëndësi po ashtu është që elektriciteti të jetë i qëndrueshëm dhe fshati të jetë furnizuar me ujë të pijshëm. Dihet se vetëm në fshatrat e mëdha janë ndërtuar impiante të ujërave të zeza. Sot ka zgjidhje të mira si trajnim lokal i ujërave të zeza në çdo shtëpi.”
Ndër fshatrat të cilat do të popullohen ka të tilla në afërsi të kryeqytetit të Sofjes, në rajonin e maleve Rodope dhe në Veriperëndim të Bullgarisë – rajonin më të varfër. Për mendimin e programuesit Ivan personat të cilët do të vendosen në fshatrat e shpopulluara mund të kombinojnë punën para kompjuterit me rritjen e bletëve, p.sh.. Vendosja e specialistëve të IT-së do të sigurojë punë për mjekët dhe mësuesit. “Po ashtu një familje plakësh mund të kultivojë perime dhe fruta dhe t’i shesë ato kundrejt pagesës”, vë në dukje Ivani, duke përmendur çështjen me aventurat.
“Po të grumbullohen mjaft të rinj në fshat, do të kenë nevojë për kinema. Kjo të fundit mund të bëhet me anë të projektorit dhe kompjuterit. Teknologjia është e përparuar, kështu që mund të organizohen dhe shfaqje teatrale. Shëtitjet gjithashtu sjellin kënaqësi.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografitë janë ofruar nga Ivan Kukov
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..