Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Në fshat u mblodhën ushtarë”-rite për “përcjelljen e ushtarëve”

Foto: lostbulgaria.com

“Përcjellja e ushtarit”-këto fjalë zakonisht zgjojnë kujtime nga e kaluara jo e largët, kur të gjithë burrat e rinj në Bullgari duhej “të shkojnë ushtarë”. Atëherë prindit e djalit detyrimisht organizonin një festë të madhe. Të paktën nëpër fshatra dhe në qytetet e vogla, ku afërsia me traditat popullore është mjaft më e madhe. Por dhe marrja parasysh e mendimit të opinionit shoqëror e thotë fjalën. Siç bënin shpesh shaka atëherë njerëzit, dërgimi i ushtarit është si një dasmë, vetëm se mungon nusja.

Shërbimi ushtarak gjithmonë ka qenë shenjë për burrëri. Sipas botëkuptimit më të vjetër, ai që nuk ka vajtur ushtarë, asnjëherë nuk bëhet një burrë i vërtetë. Gjatë kohës së socializmit-dikur nga mesi i shekullit të 20, dërgimi i ushtarit kthehen në një farë zëvendësuesi të traditave tradicionale, kushtuar transformimit nga djalë në burrë. Nuk do të kërkojmë paralele me ritet e vjetra, por disa elementë të detyrueshme patjetër që na bëjnë asociacion me to. Në vend të parë është qethja e djalit-në vet ditën e festës ose një ditë pas kësaj, dhe vendosja e tufës me borzilok. Koka e “qethur tullë” qe një nga kërkesat ndaj ushtarëve të rinj. Njerëzit e kthyen në një moment të posaçëm-mbase si një jehonë mjaft të largët nga dasma tradicionale bullgare, në të cilën qethja e djalit kryhet me një rit të posaçëm. Tufa me borzilok me fije të kuqe ushtari i ardhshëm do të marrë gjatë ndarjes me prindërit, duke u drejtuar drejt “kazermës“.

Një moment tjetër i rëndësishëm janë dhuratat. Si në dasmë prindërit u dhuronin miqve të vet gjëra të ndryshme praktike- për shembull shamia, peshqirë, në varësi nga mundësitë material të familjes. Kurse të afërmit dhe farefisi zakonisht i jepnin ushtarit të ardhshëm para. Në tryezë patjetër që është dashur të ketë kurban. Në shtëpi, në restorant ose në sheshin e fshatit, tavolinat gjithmonë kanë qenë plotë e përplot. Dhe që të jetë më e plotë festa, ajo shpesh kalonte nën tingujt e “muzikës së gjallë”. Për nga thelbi i vet “Përcjellja” qe një moment i gëzuar, pavarësisht se shënonte një ndarje të gjatë me prindërit, shokët dhe të dashurën.

Fare e ndryshme ka qenë pamja në fund të shekullit të 19 dhe në fillim të shekullit të 20. Le të rikujtojmë se, 2 vjet pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman, gjatë vitit 1880, hyn në fuqi Ligji për ushtarët e rinj, sipas të cilit në Mbretërinë e Bullgarisë aplikohet një shërbim i detyrueshëm i përgjithshëm ushtarak. Më vonë vijnë vite, në të cilat vendi ynë merr pjesë në disa luftëra, shumë bullgarë vdesin pa kohë nëpër fushat e betejave ushtarake. Dhe atëherë familja është mbledhur rreth tryezës, që ta dërgojë ushtarin në shërbim. Përpara kësaj në mënyrë riti kanë përgatitur ushqimin, patjetër pogaçe dhe verë.

Dhe një gjë tjetër –përveç tufës së detyrueshme prej borziloku, në kohërat më të lashta gratë kanë punuar amulete të ndryshme , që të mund të mbrojnë të afërmit e vet. Këtu në ndihmë kanë ardhur gratë e njohura me praktikat e ndryshme magjike.

Këngët popullore në të cilat përmenden ushtarët, zakonisht janë këngë dashurie. Ato tregojnë sesi vajzat e reja i përcjellin të fejuarit e vet, Shumë prej tyre u janë përkushtuar lotëve me të cilat vajza i “vadit” lulet e bukura, përpara se ti mbështjellë në tufë për t,ja dhënë të dashurit. Është kënduar këngë për nusen e re, e cila pret burrin e saj, por nuk ka asnjëfarë lajmesh për të. Dhe po kështu “pogaçe e bardhë e nënës dhe vera e kuqe e mirë e babait”, me të cilën të afërmit e përcjellin ushtarin. Nuk janë të paktë dhe tekstet, të cilat kanë ruajtur urime dashurie.

“Rritu, lule, rritu, të mund të mbledh një tufë...të mund ta dërgoj të dashurin tim ushtar të shkojë, të përfundoi shërbimin ushtarak. Kurse kur të kthehet, të më marrë mua, ti bëhem nuse...”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kalorësi djallëzor Shën Theodhori

"Në një rajon të gjerë në Bullgarinë Veriore, kalorësi Shën Theodhor perceptohet si një personazh djallëzor. Përkufizimet popullore për të janë si më poshtë: një shenjtor vampir, përbindësh ose goblin... Ai vizitonte festat e beqarëve, të cilat ishin të..

botuar më 24-03-23 11.05.PD
Foto: Instituti i Etnografisë dhe Folkloristikës me muze në Akademinë Bullgare të Shkencave

Veroret - një simbol i shpresës për gjërat e mira që do të vijnë

Martenica (verorja) është një nga simbolet e Bullgarisë - konsiderohet si një pararojë e pranverës dhe largimit të errësirës. Çdo vit më 1 mars, edhe larg atdheut, ne bullgarët i zbukurojmë të afërmit dhe miqtë tanë me fijet e përdredhura të bardha e të..

botuar më 24-03-01 7.10.PD

Aprillci pret mijëra të ftuar për festën e proshutës dhe rakisë së ngrohtë

Qyteti i vjetër malor i Aprillci pret një nga festivalet më interesante dhe më të shijshme bullgare - Festën e proshutës dhe rakisë së ngrohtë. Në datat 24 dhe 25 shkurt, qyteti malor, i vendosur rrëzë majës së Maragidik, po përgatitet të mirëpresë më..

botuar më 24-02-24 8.10.PD