Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbi 1,7 mln euro për nxitjen e shkëmbimit ndërkombëtar në arsimin e lartë

БНР Новини
Foto: BGNES

Aleksandër Feodorov është doktorant në Institutin e Letërsisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Muajin korrik ai do të bëjë disa studime kërkimor-shkencore në Akademinë Ndërkombëtare të Filozofisë në Lihtenshtajn. Ai është njeri prej 48 bullgarëve gjithsej, kandidaturat e të cilëve u miratuan dhe u financuan për kualifikim, punë pedagogjike ose shkencore në Norvegji, Islandë dhe Lihtenshtajn. Mjetet lëshohen nga programi “Fondi i Bursave të Hapësirës Ekonomike Evropiane”. Qëllimi është të forcohet bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojës në fushën e arsimit të lartë dhe punës kërkimor-shkencore midis Bullgarisë dhe vendeve të Hapësirës Ekonomike Evropiane – Norvegjisë, Islandës dhe Lihtenshtajnit. Ky program realizohet në periudhën nga viti 2013 deri në vitin 2016. Shuma e përgjithshme është më se 1.7 milion euro, prej tyre 1.5 milion euro sigurohen falas nga tri shtetet donatore, ndërsa paratë e tjera janë bashkëfinancim kombëtar. “Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme, sepse ato tri shtete janë me standard tepër të lartë dhe pa financim të tillë shkencëtarët bullgarë nuk kanë shans as të shkojnë, as të punojnë atje”, është kategorik Aleksandri. Vet ai ka mbaruar letërsi në Holandë, por preferoi të kthehet në Bullgari, ku të vazhdojë karrierën shkencore. Programe të tilla i sigurojnë atij mundësinë e këmbimit afatshkurtër shkencor dhe vendosjen e kontakteve me kolegë jashtë shtetit.

“Unë po studioj pragmatizmin gjatë shekullit XIX dhe vendin e tij në letërsi. Pasi arsimi im i lartë është me orientim letrar, në Akademinë Ndërkombëtare të Filozofisë do të studioj pikërisht anën filozofike të këtij problemi. Do të kem mundësi të punojë me shumë shkencëtarë të huaj” – rrëfen shpresat e tij Aleksandri.

Përveç studentëve dhe doktorantëve nga programi mund të përfitojnë edhe profesorë, studiues, nëpunës administrativë të universiteteve bullgare dhe të organizatave shkencore. Marija Endreva është pedagoge e letërsisë dhe historisë kulturore të vendeve gjermanisht-folëse në Universitetin e Sofjes. Në vazhdim të tri javëve ajo do të bëjë studime shkencore në Lihtenshtajn. Lidhur me këtë ajo shpjegon: “Qëllimi është të studiojmë historinë dhe zhvillimin kulturor të këtij vendi të vogël gjermanisht-folës dhe pas kësaj të përfshijmë dituritë e grumbulluara në leksionet. Tani për tani përqendrojmë vëmendjen mbi shtetet e mëdha, ku flitet gjermanishtja si Gjermania dhe Austria, përderisa Zvicra, Lihtenshtajni dhe Luksemburgu sikur mbeten anas. Kështu që kjo është një mundësi e mrekullueshme të larmojmë përmbajtjen mësimore të leksioneve. Kur njeriu mban leksione i kushtuara ndonjë shteti, është me rëndësi të madhe përvoja e tij personale. Një njohuri, grumbulluar vetëm nga librat, nuk mjafton për punën pedagogjike.”

Irina Ivanova është një nga nëpunëset administrative, të cilët do të përfitojnë nga mundësitë për zhvillim profesional. Ajo është inspektore në Degën Ndërkombëtare të Universitetit të Arkitekturës, Ndërtimit dhe Gjeodezisë dhe merret me programet evropiane të lëvizshmërisë “Erasmus”, “CEEPUS” dhe përgjigjet për marrëdhëniet me universitetet e huaja. Irina Ivanova do të marrë pjesë në një kurs pesëditor mësimor në Universitetin islandez të Reikjavikut. Ajo thotë, se: “Jam me shpresë, se ky kurs do të më ndihmojë në zhvillimin tim profesional. Do të kem mundësi të njihem me kolegë nga universitete të tjera, me të cilët do të shkëmbejmë ide për punën me studentët dhe për mënyrat e përhapjes së programeve evropiane ndër ta. Po nisem me shpresa të mëdha.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofja, Varna dhe Burgas transmetojnë drejtpërdrejt hapjen e Lojërave Olimpike në Paris

Hapen zyrtarisht Lojërat e Olimpiadës së 33-të Verore në Paris. Me këtë rast, kreu i shtetit Rumen Radev ndodhet në kryeqytetin francez për të marrë pjesë në hapje, me ftesë të presidentit francez Emanjuell Makron dhe presidentit të Komitetit Olimpik..

botuar më 24-07-26 7.45.PD

Një zonë e re e Terminalit 2 ofron një vend për të punuar dhe relaksuar në Aeroportin e Sofjes

Një zonë e re që kombinon një vend modern për t'u çlodhur dhe një hapësirë ​​​​të përbashkët pune është tashmë në dispozicion për udhëtarët në Terminalin 2 të Aeroportit të Sofjes, njoftoi Aeroporti i Sofjes në faqen e tij në Facebook.Në këtë zonë në..

botuar më 24-07-25 4.53.MD
Ursula von der Leyen dhe Roberta Metsola

Parlamenti Evropian konfirmoi kursin e BE-së të 5 viteve të mëparshme

Javën e kaluar, Ursula von der Leyen mori nga Parlamenti Evropian një mandat të dytë në krye të Komisionit Evropian me më shumë vota se mandati i saj i parë. Roberta Metsola u rizgjodh me një shumicë të madhe për 2 vjet e gjysmë në krye të..

botuar më 24-07-24 9.15.MD