Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prof. Miço Dimitrov – muzikant i vitit 2013

БНР Новини
Foto: Elena Cvetkova

Violinisti Miço Dimitrov u bë mbajtës i çmimit “Muzikant të vitit 2013”. Klasifikimi është me iniciativë të transmetimit “Alegro Vivaçe”, një program i Radios Kombëtare Bullgare për admiruesit e muzikës klasike. Sipas traditës dëgjuesit caktojnë muzikantët, të cilët sipas tyre meritojnë të dekorohen me këtë titull. Sivjet më se 5400 ishin propozimet që erdhën nga pika të ndryshme të botës. Ndër ta u zgjodhën dhe u dalluan tetë interpretues dhe ekzekutues në kategori të ndryshme. “Të gjithë të nominuarit e meritojnë këtë dallim, sepse janë një yjësi të muzikantëve të mrekullueshëm.” Këtë e tha Miço Dimitrovi në ceremoninë e dekorimit. Në koncertin, i cili e shoqëronte ceremoninë ai ekzekutoi dy vepra “Cigania” nga Raveli dhe “Sevdalina” nga Georgi Zllatev-Çerkin, bashkë me Ansamblin e Muzikës së Dhomës “Sofijski Solisti”.

Vetëm disa minuta pasi e mori dekoratën “Muzikant të Vitit” Miço Dimitrovi rrëfeu: “Isha tepër i emocionuar dhe kjo ndikoi mbi ekzekutimin tim. Por është një gjë e pabesueshme t’i gëzohesh njohjes dhe dashurisë së aq shumë njerëzve, të cilët kanë vendosur, se ti je muzikanti më i mirë. Dhe kjo është një nga çmimet më të mëdha për ne – muzikantët e Bullgarisë. Kjo është vota e publikut. Jam i lumtur, sepse misioni im jetik është që me ekzekutimet e mia të japë dashuri, të krijojë bukuri dhe dritë.”

Violinisti Miço Dimitrov specializoi te profesori Ifra Nijman në “Gilldholl skull” në Londër. Vite me radhë punonte si koncert-mjeshtër i Filarmonisë së qytetit Pllovdiv. Më se 25 vjet jeton në Holandë. Profesori Dimitrov shpesh herë kthehet në Bullgari, që të organizojë klase të mjeshtërve në qytetet Sofje dhe Plovdiv. Ditë të numëruara pasi e mori çmimin “Muzikant të vitit 2013” në Sallën e Mermertë të Radios Kombëtare Bullgare u rregullua një ekspozitë me tablo të krijuara prej tij. Kjo është një nga anët pak të njohura të talentit të tij. Vet krijuesi shpjegon: “Që prej dy vitesh me kënaqësi të madhe merrem me pikturim. Dhe përderisa në muzikë u përmbahem notave, në krijimin e tablove nuk më kufizon asgjë dhe e ndjej veten plotësisht të lirë kur pikturoj.”

Një festë e vërtetë për publikun u bë koncerti, i cili e shoqëronte klasifikimin “Muzikant të Vitit”. Adhuruesit kishin mundësi të dëgjojnë virtuozin e ri Elin Kolev. Ai u dallua për debutimin në Bullgari në vitin 2013. Mirëpo, nuk mund të thuhet se ai është debutues në skenat botërore. Që kur ishte 11-vjeçar ai dha një koncert në Karnegi Holl, ndërsa shtypi perëndimor e cakton si “fëmija e jashtëzakonshme në muzikën klasike”. Elini lindi në një familje të violinistëve bullgarë, të cilët prej kohe jetojnë në Gjermani.

Projekti origjinal “Koncerte mbi jastëkë” u dekorua në kategorinë “Projekt të vitit 2013”. Që prej katër vitesh kjo nismë e transferon fëmijët në botën e muzikës klasike. Fëmijët dëgjojnë, vizatojnë, luajnë dhe kështu padashur njihen me veglat e ndryshme muzikore, me kompozitorët dhe me stilet në muzikë.

Tenori dhe regjisor i respektuar Mario Nikollov, i cili para kohe u bë edhe drejtor i Teatrit Muzikor të kryeqytetit, u dallua për veprimtari aktive krijuese. Çmimi “Premiera e Vitit” iu dha Operës së Sofjes për tetralogjinë “Unaza e Nibellungëve” nga Rihard Vagneri. Priza për krijimtarinë e tërësishme iu dha pas vdekjes dirigjentes korale, pedagoge Veneta Viçeva.

Çmimi “Ansambël i vitit 2013” iu dha Korit të Përzier Akademik të Muzikës së Dhomës “Gaudeamus”. Ai u formua para tetë vitesh me ide të dirigjentes docent doktoreshë Vesella Geleva. Gjatë këtyre viteve kori ka dhënë shumë koncerte si në vendin tonë, ashtu edhe jashtë shtetit. Krahas kësaj me dinjitet u prezantua në një sërë festivalesh.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Si zogjtë"

Vera është stina në të cilën zhvillohen festivalet më të shumta dhe të larmishme. Njëri prej tyre fillon sot, më 23 gusht, në Sevlievo. Aty, që nga viti 2017, kalaja "Hotaliç" është shndërruar në një skenë ku performojnë grupet vendase të rock-ut...

botuar më 24-08-23 7.20.PD

“Momente"

Me këngën “Momente” po shkojmë në breg të detit me Nikollën dhe Lindën, të cilët këndojnë për momentet e tyre të vërteta. Nikolla Dimitrov është autor i tekstit dhe recitativit, bazuar në atmosferën gjatë muajve të verës në bregdetin bullgar të..

botuar më 24-08-22 6.15.PD

"Ti"

DeepZone Project vazhdon linjën në të cilën ata interpretojnë në një mënyrë të re këngët e njohura nga autorë dhe interpretues bullgarë. Këtë verë muzikantët prezantojnë një nga këngët më të dashura bullgare - "Ti", kënduar fillimisht nga Nina..

botuar më 24-08-21 7.05.PD