Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Midis dy fushatave – vlerësim i ekspertëve të mediave

Christian Spahr
Foto: BGNES

Fushata zgjedhore për Parlament Evropian por sa përfundoi, ndërsa në derën po trokasin zgjedhjet e ardhshme – këtë herë për parlament kombëtar. Përveç mesazheve të partive në fushatën paraelektorale rol të rëndësishëm luan edhe pasqyrimi i saj në mediat. “Mediat sikur nuk e vënë re ndikimin mbi votën, një që është një problem i madh , sepse ky ndikim që nuk kalon përmes mediave mbetet i fshehtë.” Pohon kryetari i Këshillit të Mediave Elektronike, Georgi Lozanov në analizën e tij për fushatën elektorale që kaloi. Sipas tij për fushatën tjetër elektorale duhet të bëhen manovrime përfshi edhe në bazë normative, që tua kthejnë këtë rol mediave.

Me analizë për pasqyrimin paraelektoral të votës për Parlament Evropian doli edhe fondacioni gjerman “Konrad Adenauer”, i cili pa vështrim interesant nga jashtë mbi mjedisin e mediave në Bullgari në kushtet elektorale.

“Në pasqyrimin e zgjedhjeve në Bullgari nuk kishte konfrontimin e ashpër të njohur nga vitet e mëparshme – konstaton udhëheqësi i programit për mediat të fondacionit Christian Spahr në intervistë për Radio Bullgarinë. – Por për fat të keq tematika evropiane mungonte po thuaj në të gjitha mediat bullgare. Fushata dominohej nga tema të brendshme politike, ndërsa sfidat evropiane mbetën në plan të dytë.”

Sidomos në garën paraelektorale shpesh herë mediat kanë rol vendimtar për informimin e zgjedhësve. Por mediat bullgare si edhe politikanët bullgarë, nuk bën dallim qenësor midis zgjedhjeve evropiane dhe kombëtare. Ku është problemi?

“Problemi kryesor u detyrohet analizave të thelluara – mendon eksperti gjerman i mediave Christian Spahr. – Dëgjuesit, shikuesit dhe lexuesit duhet të kenë mundësi më të madhe të bëjnë zgjedhjen e vet përmes analizave dhe mendimeve mbi tema të ndryshme evropiane, të trajtuara më mediat. Bullgaria është një vend relativisht i ri anëtar i BE-dhe integrimi i saj është një proces që po vazhdon. Pra ka nevojë nga më shumë informacion dhe analiza për BE dhe prioritetet e tij, institucionet dhe autorizimet. Por ky informacion i thelluar mungon sepse kushtet në të cilët punojnë gazetarët rrallë lejojnë investimin e kohës dhe burimeve të tjera në zhvillimin e investigimeve gazetareske.”

Sipas Christian Spahr ky problem vihet re edhe në vende të tjera evropiane dhe në asnjë rast nuk është vetëm bullgar. Cilët tema mungonin në pasqyrimin në mediat të fushatës paraelektorale për Parlament Evropian?

“Pyetja me e natyrshme që mediat nuk e bën është për vendin e Bullgarisë në BE – mendon Shpar. – Përveç kësaj ka një varg pyetjesh gjeopolitike për të cilët ia vlen që të diskutojmë. Për shembull, për marrëdhëniet midis BE dhe Rusisë, çfarë interesat duhet të ndjekë Bullgaria në këtë, çfarë politikë energjetike e BE iu përgjigjet interesave të Bullgarisë, a arrin Bullgaria që të përdor tërë burimin që ofron BE etj.”

Nga këndvështrimi financiar viti 2014 po vizatohet të jetë mjaft fitimprurës për mediat në Bullgari – pas zgjedhjeve për Parlament Evropian, do të ketë edhe zgjedhje parlamentare, ndërsa të ardhurat e mediave nga reklama nuk duhet të injorohen. A respektojnë mediat bullgare kufizimin rigoroz midis reportazheve me pagesë dhe pasqyrimit informativ të fushatës elektorale?

“Analiza jonë e fushatës për zgjedhjet evropiane konstatoi mjaft shkelje të parimit të përkufizimit të qartë midis reportazhit me pagesë dhe materialit informativ kushtuar zgjedhjeve – thotë Shpar. – Në parim mungesa e transparencës në financimin e mediave në Bullgari është problem serioz, i cili qëndron prej kohe. Që të kapërcehet kjo dobësi nevojitet punë e përbashkët dhe vullnet si nga ana e politikanëve, kështu edhe nga ana e mediave, sepse vet rregullimin i mediave është guri kufitar në zgjidhjen e problemit.”

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dr. Asja Konsullova

Bullgaria i bashkohet një rrjeti evropian për trajtimin e kancerit

Bullgaria i bashkohet konsorciumit evropian të qendrave kombëtare për trajtimin e kancerit. Para BNR-së, dr. Asja Konsullova theksoi se për këtë është punuar për shumë vite, “sepse pacienti bullgar meriton të trajtohet në një qendër kanceri dhe në..

botuar më 24-07-08 5.03.MD

Bullgarët janë të vetëdijshëm për ndryshimet klimatike, por jo për mënyrat për ta parandaluar atë

Bullgarët janë të vetëdijshëm për shkaqet dhe pasojat e ndryshimeve klimatike. Por ata janë të painformuar për kundërmasat. Këtë e tregojnë të dhënat për vendin, nga sondazhi i fundit i 6-të radhazi i klimës i Bankës Evropiane të Investimeve...

botuar më 24-07-08 10.06.PD

Për çfarë është dhe kujt i duhet një vizë e tipit A?

Në një seri materialesh do t'ju tregojmë për vizat që kërkohen për qëndrim dhe kalim tranzit përmes Bullgarisë, si dhe për qytetarët e të cilave shtete kanë nevojë për to. Siç dihet, nga 31 mars 2024, Bullgaria është pjesë e zonës Shengen nga ajri dhe..

botuar më 24-07-08 7.20.PD