Javën e kaluar një valë uji 2-3 metrash përmbyti lagjen “Asparuhovo” të Varnës. Autoritetet vendase janë duke shqyrtuar shkaqet për këtë tragjedi. Bilanci – 11 viktima, ndër të cilat ka dhe fëmijë, dhjetëra janë shtëpitë e shkatërruara. Sapo do të vlerësohen dëmet materiale. Qindra vullnetarë nga mbarë Bullgaria ndihmojnë të prekurit nga përmbytja katastrofale. 28 vjeçari Ivan Kukov, në vend të çlodhet gjatë fundjavës, u përfshi në aksionin e pastrimit të shtëpive të prekura. I riu është inxhinier i softuerit dhe para pak kohësh atij i erdhi ideja për vendosjen e specialistëve të sferës së IT-së në fshatrat e shpopulluara bullgare. Ja se çfarë rrëfen Ivani për situatën në lagjen “Asparuhovo”:
“Rrugët kryesore ku veprojnë makinat e mëdha pak a shumë janë pastruara. Mirëpo, ende ka pluhur për shkak të tharjes së baltës. Shtëpitë janë plot e përlot baltë sepse brenda nuk mund të hyjë asnjë teknikë. Nevojiten akoma disa javë që të pastrohet tërësisht dhe kjo në qoftë se ka mjaft vullnetarë.”
Shumica e vullnetarëve janë të rinj, përafërsisht 25 vjeçare. Ivani u përfshi në aksionin e pastrimit së bashku me katër shokë të tij. Ata u caktuan për pastrimin e shtëpisë së një familjeje të moshuar.
“Në “Asparuhovo” shkuam të dielën në mëngjes para pikës ku grumbullohen vullnetarët e Kryqit të Kuq Bullgar dhe ku caktohen detyrat – rrëfen Ivani. – Neve na dërguan në rrugën “Gorna Studena” e cila rrugë është njëra nga më të prekurat. Në bodrumin dhe katin e parë të shtëpisë ku ishim caktuar për ndihmë, kishte shumë baltë. Gjithë ditën hiqnim baltën nga një dhomë rreth 10 metra katrorë ku kishte sedimente 40-50 centimetrash.”
Ivani rrëfen po ashtu se të gjitha mobiliet e shtëpisë janë asgjësuar dhe se njerëzit janë trembur shumë. “Për mendimin tim të prekurit nga përmbytja vështirësisht do t’ia kthejnë vetes së tyre ritmin e zakonshëm të jetesës. Gjithsesi ata qetësohen kur vullnetarët i ndihmojnë dhe tregohen shumë mirënjohës. Bile pohojnë se pa ndihmën e vullnetarëve nuk ka pasur asnjë shans që të pastrohen shtëpitë.”
Sipas Ivanit vendasit e lagjes “Asparuhovo” kanë nevojë për ujë të pijshëm dhe vullnetarë të cilët t’i ndihmojnë ata në evitimin e pasojave nga fatkeqësia. “Përpiqemi të përfshijmë edhe njerëz të tjerë në aksionin e pastrimit. Çdonjëri mund të jetë i dobishëm së paku duke pastruar baltën brenda 2 orëve” – i bindur është Ivani. Ky i fundit i ka propozuar Bashkisë së Varnës që të shpallë një ditë të javës ditë jo pune dhe kështu më shumë vullnetarë t’i japin krahë të prekurve.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografitë janë ofruara nga Ivan Kukovi
Një shumicë e konsiderueshme e të rinjve në vendin tonë - 89%, e shohin zhvillimin e tyre në pesë vitet e ardhshme jo jashtë vendit, por në Bullgari, sipas një studimi të ri nga Agjencia e Analizës së Opinionit të Konsumatorëve JTN dhe Platforma..
Bullgaria u bë e dyta në debatet shkollore në Kampionatin Botëror në fund të korrikut në Beograd, Serbi. Në turne morën pjesë 68 shtete, përfshirë SHBA-në, Katarin, Kinën. Nxënësit bullgarë tanë mposhtën në debate shtete tradicionalisht të forta,..
Ekspozita "Mrekullitë e natyrës: nga fara deri në pyll" do të mund të shihet deri në fund të gushtit në Muzeun Historik Natyror të fshatit të Trojanit Çerni Osëm. Ekspozita paraqet procesin e lindjes së një pylli, bukurinë e pyjeve bullgare dhe..
Një studim i kompanisë së zgjidhjeve të biznesit "Moneypenny" tregon Sofjen si qytetin më të mirë për një evropian mesatar për të jetuar pas daljes në..
Bullgaria do të mirëpresë rreth 200 nxënës dhe të rinj nga e gjithë bota, të cilët do të marrin pjesë në Olimpiadën e parë Ndërkombëtare të..
Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes qeverive të Bullgarisë dhe Moldavisë, Universiteti Shtetëror në qytetin Taraklia është bërë strukturë e..