Më 6 korrik stadiumi “Akademik” do të bëhet arena e festivalit tradicional “Sofia Rocks”. Përgatitja e publikut për të filloi gjatë muajit maj me një serë mbrëmjesh tematike në klubet në Sofje, Burgas, Varna, Veliko Tërnovo dhe Plovdiv. Në to fansat dëgjonin, këndonin dhe vallëzonin në unison me grupet e tyre të dashura që do t’i shohin në festivalin e sivjetshëm. Kishte edhe çmime – bileta për shoun në stadiumin “Akademik”. Hollësi për “Sofia Rocks” 2014 mësojmë nga Petër Petrov nga “Balkan Entertainment”, organizator i aktivitetit.
“Ky është edicioni i pestë i rok maratonës. Ajo zhvillohet brenda një dite dhe në skenën dalin gjashtë grupe të njohura në botë. Kemi përgatitur program me hedlajnerë“30 Seconds To Mars”dhe“The Offspring”. Përzgjedhjen e kemi bërë sipas asaj cili grup mund të vijë në këtë kohë në Bullgari. Sivjet festivali është pak më ndryshme – muzika nuk është hevi-metal, më tepër pop-rok. Me të do të gëzojmë publikun e ri që me padurim po pres të shohë grupet e veta të dashura. Çdo një grup ka përgatitur program të plotë, kështu që publiku do të shohë 6 koncerte në një vend.”
Tashmë kuptuam një pjesë prej personazheve në skenën e “Sofia Rocks 2014”. Një prej grupeve më me zë aktualisht – “30 Seconds To Mars” premton një shou dy orë. Muzikantët nga “The Offspring” do të interpretojnë meloditë e tyre më të suksesshme si edhe kompozime nga albumi i tyre “Smash”, që ka fituar gjashtë çmime platini. Në festivalin do të marrin pjesë edhe “Mando Diao”, që gjatë muajit prill botuan edhe diskun e tyre të ri “Aelita”. Ndër miqtë në “SofiaRocks 2014” është edhe grupi amerikan “Skillet”. Atmosfera do të plotësohet edhe nga grupi francez “Alcest” dhe njeriu – orkestra Osssy. E tillë është tabloja muzikore që parashikohet për 6 korrik në Sofje në stadiumin “Akademik”.
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
Fotografia është ofruar nga organizatorët
Në ditët e fundit të verës, Tedi Ruseva me emrin artistik Tiara prezanton këngën e saj të re “Vetëm deti”. Me të, aktorja, karriera muzikore e së cilës filloi vetëm katër vjet më parë, përmbushi ëndrrën e saj të dashur - të marrë pjesë në konkursin..
I riu Todor Gaxhallov merret me muzikë që në moshën 5 vjeçare, kur filloi të luante piano dhe të këndonte. Shkollimin e vazhdoi në shkollën e muzikës në Plovdiv dhe pas kësaj edhe në akademinë e muzikës në Sofje. Që në moshë të re merrte pjesë..
Një nga grupet më të njohura në vendin tonë me një nga vokalistet më interesante dhe magnetike – “Kerana dhe kozmonautët” - i shton një yjësi të re kozmosit të tij muzikor. Më 19 shtator, në Sofje, muzikantët do të prezantojnë me një koncert..
Kënga e fundit e Vlladi Ampov - Grafa është "Një herë në një milion". Autori i muzikës dhe aranzhimit është vetë Vlladi, ndërsa teksti është i Rushi..
Toma Zdravkovin e njohim si një nga zërat më karakteristikë të rokut bullgar. Pas një periudhe të ngopur me pjesëmarrje në formate televizive, ai..