Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Priten mbi 1.2 mlrd euro investime të huaja në Bullgari

БНР Новини
Foto: arkiv

Megjithëse investimet e drejtpërdrejta të huaja në Bullgari vazhdojnë të jenë të një niveli shumë të ulët, Agjencia Bullgare e Investimeve shpalli një prognozë relativisht optimiste. Deri në fund të vitit te ne do të derdhen 1.2 mlrd euro – deklaroi në një intervistë për Radio Bullgarinë Svetosllav Mlladenov – drejtori ekzekutiv i Agjencisë.

“Parashikimet janë lidhur me certifikatat e lëshuara që nga fillimi i vitit – vazhdon Svetosllav Mlladenov. – Gjatë gjashtë muajve të parë të vitit janë certifikuar 12 projekte me vlerë 94.6 mln leva (rreth 48.5 mln euro) dhe janë hapur mbi 3200 vende pune. Akoma 15 projekte janë në proces shqyrtimi dhe 28 të tjera janë duke u përgatitur.”

15 projektet, që janë në proces certifikimi, janë me vlerë afro 566 mln leva (afro 290 mln euro), me të cilat do të krijohen 7850 vende të reja pune. Agjencia Bullgare e Investimeve është duke punuar edhe mbi 28 projekte për përgatitjen e dokumentacionit dhe bashkëpunimin e investitorit për zgjedhjen e regjionit për projektin investues. Vlera e tyre potenciale është 1.5 mlrd leva (afro 7 mln e 700 mijë euro). Parashikohet hapja e mbi 22 mijë vendeve të punës gjatë disa viteve në vijim, bëri të ditur drejtori ekzekutiv i agjencisë.

“Projektet, mbi të cilat po punohet, janë në fushën e makinëndërtimit, elektronikës, prodhimit të pjesëve të ndërrimit, autsorsingut të proceseve të biznesit, teknologjive informative, transportit, logjistikës, kimisë” – vazhdon Svetosllav Mlladenov.

Si një prej projekteve më të suksesshme ai shënoi atë të kompanisë gjermane me famë botërore “Nexans Autoelecric”. Përfaqësuesi i saj bullgar “Elektrokabel” do të fillojë të prodhojë në fund të vitit 2014 në Pleven pajisje me kabllo për prodhues kryesorë automobilistikë.

“Ky është një regjion me papunësi të lartë – vazhdon Svetosllav Mlladenov. – Pritet që të hapen mbi 500 vende pune. Bëhet fjalë për një projekt shumë cilësor, i cili do të tërheqë edhe investime të tjera në regjion.”

Interes për projektet investuese te ne ka nga ana e Italisë, Spanjës, Gjermanisë, Austrisë, Kinës, Japonisë, Rusisë. Projektet me shumat më të mëdha janë nga Holanda, Austria, Greqia dhe Gjermania. “Për fat të keq gjatë viteve të kaluara humbëm pozitat tona në tregjet aziatike. Kishim këmbim të mirë tregtar në disa dega të lidhura me industrinë ushqimore dhe farmacinë– pohon z. Mlladenov. – Me ndryshimet, që ndodhën në plan botëror, humbëm pozitat tona në disa sektorë. Aktualisht përpjekjet tona janë drejtuar ndaj rimëkëmbjes së ndikimit tonë në këto tregje dhe në tregje të reja në fushën e industrisë ushqimore, biobujqësisë, tekstilit. Mirëpo reklama jonë nuk mjafton. Sipas nesh kjo i detyrohet strategjisë së keqe sa u përket këtyre tregjeve. Pjesërisht kjo është punë e Agjencisë Bullgare të Investimeve, biznesi gjithashtu duhet të jetë më aktiv në këtë drejtim. Një rol vendimtar kanë përfaqësuesit diplomatikë dhe ekonomikë në vendet përkatëse. Gjatë disa viteve të fundit u bënë hapa vendimtarë në drejtimin e duhur. Para pak kohe në Japoni u organizua një forum, ku morën pjesë mbi 80 kompani vendase, me mbi 140 të pranishëm. Si rrjedhojë e kësaj në fund të vitit do të ketë vizitë të përfaqësuesve të kompanive japoneze për të zhvilluar bisedime te ne.”

Pavarësisht nga parashikimet optimiste për investimet e huaja të drejtorit ekzekutiv të Agjencisë Bullgare të Investimeve Svetosllav Mlladenov, të dhënat e Bankës Popullore Bullgare tregojnë një pamje tjetër. Gjatë pesë muajve të parë të vitit investimet e drejtpërdrejta të huaja kapin shumën prej 232 mln eurosh. Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar Banka Popullore Bullgare konstaton ulje me 147 mln euro. Emigrantët bullgarë i sjellin më shumë investime Bullgarisë. Për pesë muajit e parë të vitit ata kanë dërguar në Bullgari afro 370 mln euro, të cilat janë me 137 mln më shumë nga kapitalet e derdhura të drejtpërdrejta.

Pavarësisht parashikimeve optimistike të drejtorit ekzekutiv të Agjencisë, të dhënat e Bankës Popullore Bullgare tregojnë një pamje tjetër. Për pesë muajit e parë të vitit investimet e drejtpërdrejta të huaja në vend janë me vlerë prej 232 mln eurosh neto. Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar Banka Popullore Bullgare konstaton ulje të investimeve neto me 147 mln euro. Emigrantët bullgarë janë investitorët më të mëdhenj në Bullgari. Për pesë muajit e para të vitit ata kanë dërguar në Bullgari afro 370 mln euro, që janë me 137 mln euro më shumë nga investimet e drejtpërdrejta.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Михаил Кръстев

Sipas ekonomistit Mihaill Krëstev me mbi 3 miliard leva deficit buxhetor gjendja keqësohet

Deficiti buxhetor i kalon 3 miliardë leva dhe situata vazhdon të përkeqësohet, tha për BNR ekonomisti Mihaill Krëstev. “Megjithatë, kjo nuk është prerogativë e politikanëve në krizën politike në të cilën ndodhemi – ata nuk flasin për financa,..

botuar më 24-09-06 10.39.PD

Japonia do të na ndihmojë për të rivendosur punën e Hidrocentralit "Çaira"

Korporata Toshiba Energy Systems & Solutions do të ndihmojë Bullgarinë për të rivendosur sa më shpejt punën e Hidrocentralit “Çaira”, u bë e qartë gjatë vizitës së ministrit në detyrë të energjetikës Vlladimir Malinov në Tokio. Hidrocentrali..

botuar më 24-09-04 6.28.MD

Pikërisht 50 vjet më parë, Bullgaria vuri në shfrytëzim centralin e saj të vetëm bërthamor

Më 4 shtator 1974 u inaugurua zyrtarisht termocentrali i parë dhe i vetëm bërthamor në Bullgari - "Kozlloduj". Ai ishte gjithashtu termocentrali i parë bërthamor në Evropën Juglindore. Megjithatë, fillimi i energjisë sonë bërthamore u vendos..

botuar më 24-09-04 6.35.PD