Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Ogi23” – pak muzikë punk me tre gishta uiski

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Në grupin “Ogi23”bëjnë pjesë Angell Angellov (bas, vokale) dhe Konstantin Angellov (kitarë, vokale) dhe asnjë Ogi. Të dy muzikantët janë njohur që në vitin 2005 kur kanë qenë nxënës dhe tashmë pothuajse dhjetë vjet kënaqin së bashku fansat bullgarë të muzikës punk dhe pop. Konstantin ka studiuar kitarë në Universitetin e Sofjes “Sh. Kliment i Ohrid”. Angell ka mbaruar në degën e marketingut. Të dy muzikantët kanë studio ku kalojnë shumë kohë së bashku. Angell shkruan tekstet e këngëve, ndërsa Konstantin – muzikën. Kanë bashkëpunuar me disa bateristë dhe aktualisht punojnë me Maksim Petrovin. Nga vjen emri i grupit “Ogi23”?

“Kjo është një histori e gjatë – thotë Angell. – Para shumë kohësh punuam në fushën ndërtimore. Neve dhe kolegëve të tjerë shoferi i kamionit na thërriste gjithmonë me emrin Ogi sepse nuk na kishte mësuar emrat e vërtetë.”

Albumi i parë i “Ogit 23” quhet “Pumpin’ Chaos” (2010), ndërsa i dyti – “Çlodhja e madhe” (2012). Këngët e dy albumeve janë të stilit punk e pop. Tekstet rrëfejnë për pushimet verore, detin, plazhin dhe vajzat. Grupi “Ogi 23” ka bashkëpunuar me muzikantë të ndryshëm të skenës muzikore bullgare dhe kanë marrë pjesë në shumë festivale, ndër të cilat “Spirit of Burgas” dhe “Elevation”. Gjatë 2010-ës hiti “Pushime” është klikuar më se 50 mijë herë në VBox7 që ditën e parë kur është hedhur në internet. Kënga “Dashuria e madhe” ishte në krye të Top dhjetëshes së televizionit muzikor The Voice gjashtë javë radhazi. Pas kësaj grupi “Ogi 23” së bashku me reperin FeeL ka incizuar këngën “Mirëmbrëma”, e cila këngë gjithashtu qëndroi shumë kohë në krye të klasifikimeve muzikore. Gjatë vitit 2012 hiti “Çlodhja e madhe” u nominua album i vitit nga BG Radio dhe kështu “Ogi 23” u bë grupi më i ri i nominuar në këtë kategori.

Me rast të jubileut të parë muzikantët kanë planifikuar festë të madhe dhe album të tertë. Mirëpo, as Angell as Konstantin nuk “zbulojnë” se cilët janë interpretuesit e tjerë.

“Nuk do të themi me kë kemi bashkëpunuar – thotë Konstantin. – Por janë pesë muzikantë shumë të mirë. Bile në CD-në të re të gjitha këngët do të jenë duet. Kjo do të jetë CD-ja “10 vjet featuring”.

Bashkëpunim të tillë përbën dhe hiti i ri “Rendi i ditës” me “Rudi, Duli, Muden & Kukusheff”. Dy grupet janë njohur në një party privat dhe menjëherë kanë vendosur të bëjnë një këngë të përbashkët. Videoja e kësaj të fundit është xhiruar në vendin e preferuar për “Ogin 23” – kampingun “Gradina”.

“Xhirimet u bënë shpejt – pohon Konstantin. – U zgjuam në orën 5 e gjysmë të mëngjesit, xhirimet filluan në orën 6 dhe deri në orën 3 të natës çdo gjë ishte gati. Gjatë xhirimeve kemi pirë të gjithë tekilën në plazh. Videoja tregon se si pimë nga gotat e tekilës. Kjo është e vërtetë.”

Muzikantët e “Ogit 23” janë duke pushuar në kampingun “Gradina”. Për muajin shtator ata kanë përgatitur një “sulm” të ri muzikor.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook / Xhaz nën yjet Pllaja Devetashko

"Xhazi nën yjet" në Pllajën Devetashko vazhdon deri të dielën

Mbrëmjen e sotme në fshatin Kërpaçevo, rajoni i qytetit Lloveç, hapet festivali i dhjetë “Xhazi nën yjet e Pllajës Devetashko”, i cili vazhdon deri të dielën. Festivali mbledh muzikantë të njohur bullgarë në skenën e hapur të livadhit pranë shpellës..

botuar më 24-06-28 6.38.MD

“Njeriu më i lumtur” nis “Turneun më të lumtur”

Këngëtari në zë Grafa më 28 qershor nis “Turneun më të lumtur” me një koncert në Teatrin Veror në qytetin Stara Zagora. Në thelbin e turneut të madh veror të Vlladi Ampov – Grafa, është koncepti i koncertit të tij spektakolar në Stadiumin Kombëtar..

botuar më 24-06-28 1.15.MD

"100 arsye"

Kemi të paktën “100 arsye” për ta dashuruar Maria Ilievën, e cila e priti verën me një turne të ri me të njëjtin emër. Në serinë e koncerteve, që nisi më 21 qershor në Stara Zagora,ylli i muzikës bullgare pop performon si hitet e saj më të mëdha,..

botuar më 24-06-27 6.20.PD