Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kabineti “Oresharski” kaloi në historinë, por situata nuk ndryshohet

Dorëheqja e kryeministrit Oresharski
Foto: BGNES

Theksi i padiskutueshëm i politikës së brendshme gjatë javës së kaluar ishte dorëheqja e kryeministrit Pllmen Oresharski dhe qeverisë së tij. Siç ndodh në raste të tilla, opozita në faqen e partisë konservatore GERB u kënaq dhe nisi të krijojë plane për fitore elektorale në zgjedhjet e parakohshme më 5 tetor të këtij viti. Mbajtësja e mandatit, Partia Socialiste Bullgare bashkë me partneren e koalicionit Lëvizjen për të Drejta dhe Liri, me lajkatime deshën të tregojnë “suksese” të imagjinuara të kabinetit “Oresharski” gjatë 421 ditëve të pushtetit të tij.

Situata në Bullgari gjithnjë e më shumë fillon t’i kujtojë një “dejaVu” në kuptimin tekstual të fjalës. Lojtarët kryesorë politikë mbeten të njëjtë dhe pavarësisht nga deklaratat e tyre për ndryshime, reformime dhe katarsis, mezi do të heqin dorë nga statukoja edhe pas zgjedhjeve të ardhshme. Ndërsa statukoja nuk është e mirë për bullgarët e zakonshëm – ashpërsim i jetës, arbitraritet i monopoleve në energjetikë dhe përkatësisht çmime të larta të rrymës elektrike dhe të ngrohjes, korrupsion dhe intriga në drejtimin e vendit. E vërteta është, se protestat nuk arritën të ndryshojnë të gjitha këto. Vallë, a do të arrijë qeveria e re të përballojë të paktën një pjese prej këtyre sfidave, duke përfshirë edhe mungesën e reformave në drejtësi, shëndetësi dhe pensionimin? Shumica e analizatorëve janë skeptikë. E gjithë do të mbetet si më parë dhe situata “dejaVu” do të vazhdojë.

Ka mundësi, që në zgjedhjet më 5 tetor pjesa dërmuese e elektoratit të hyjë në “zhymevyugjendja e kundërtë e situatës “dejaVu”. Pra, kushte në të cilët ka mundësi që të mos dallohen persona, vende, fakte. Thënë me fjalë të tjera, prapë njerëzit të votojnë për partinë konservatore GERB, duke harruar, se kur ajo ishte në pushtet para një viti të gjysmë, politika restriktive të ministrit financiar Simeon Djankov dha një kontribut të konsiderueshëm, që Bullgaria të mbetet vendi më i varfër i BE-së.

Ndër të tjerët sjellja e zgjedhësve të varfëruar bullgarë është paradoksale. Ata, që varfërojnë gjithnjë e më shumë dhe të cilët dëshirojnë një ndarje më të drejtë të resurseve shoqërore, nuk është e qartë pse, votojnë për qeverisjen e djathtë të vendit. Ndoshta për arsye se në praktikë në Bullgari nuk ka krahë të majtë në hapësirën politike. Partia Socialiste Bullgare është socialiste vetëm në fjalë. Prej kohe degat e saj kanë lëshuar rrënje në qendrat oligarkike të kapitalit të madh. Edhe qeveritë, që formonte, gjithnjë iu shërbeheshin interesave të tyre. Kështu ndodhi edhe me qeverinë e kryeministrit Pllamen Oresharski.


Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova shprehu shpresën për të pasur një qeveri me mandatin e tretë

Në Sozopoll, ku sot mori pjesë në ceremoninë solemne para Monumentit të Apostullit të Lirisë Vasill Levski, me rastin e 187-vjetorit të lindjes së tij ,  nënpresidentja Ilijana Jotova shprehu shpresën për formimin e një qeverie me të tretin..

botuar më 24-07-18 5.02.MD
Denica Saçeva nga GERB

Reagimet në Kuvend për propozimin e PP-DB për shtyrjen e mandatit të kabinetit

Forcat politike të përfaqësuara në parlament kanë reaguar me një dozë të fortë skepticizmi ndaj propozimit ekscentrik të "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) që presidenti Rumen Radev të shtyjë për 3 muaj dorëzimin e mandatit..

botuar më 24-07-16 3.18.MD
Aleksandër Nikolloski

Ngjarjet me adresë ballkanike

Shkupi dëshiron të tërheqë mallra nga Evropa drejt Selanikut përmes  një linje të re hekurudhore Ndërtimi i linjës hekurudhore përgjatë Korridorit 10 është prioritet për Maqedoninë e Veriut, tha ministri maqedonas i Transportit Aleksandër..

botuar më 24-07-12 4.40.MD