Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Xhaz në det” – “Lozenets Jazz Time”

БНР Новини
Foto: lozenets-blacksea.com

Më 1 dhe 2 gusht në pushimoren Lozenec vitin e tretë me radhë zhvillohet Festivali “Lozenets Jazz Time”. Ideja është t’u jepet rrugë plotësisht muzikës prej autori, interpretuar nga muzikantë bullgarë. Ndryshe nga dy festivalet e mëparëshme, tani nuk ka muzikantë nga jashtë. Deti, rëra dhe mbrëmjet e ngrohta të gushtit, të shoqëruara me muzikën xhaz në të hapur, tërheqin vëmendjen  e admiruesve si të xhazit, ashtu edhe të turistëve.

Më shumë hollësi për këtë festival mësojmë nga organizatori Ognjan Enev:

“Edhe këtë vit programi do të jetë shumë interesant dhe i larmishëm. Me 1 gusht e hapim festivalin me projektin “Xhaz për fëmijët”, krijuar nga trumbetari Vencisllav Bllagoev. Ky është një program arsimor muzikor i përshtatur për fëmijët. Ideja ka popullaritet të gjerë si ndër të vegjëlit, ashtu edhe ndër prindërit e tyre. Mbrëmjen e parë admiruesit e xhazit do të kenë mundësi të dëgjojnë këngëtaren 14-vjeçare Daniella Ilieva. Pavleta Semova është këngëtarja tjetër, e cila bashkë me kitaristin Dimitër Bllagoev dhe pianistin Stanisllav Arabaxhiev do të realizojnë një pjese e programit të fëmijëve. Pas tyre në skenën e hapur do të dalin dy muzikantë, të cilët bashkëpunojnë që prej 20 vitesh – Shibill Benev – kitarë dhe Petër Momçev – saksofon. Ata ekzekutojnë muzikë prej autori në traditat e xhazit modern. Bashkë me ta do të dalin në skenë Boris Taslev – bas dhe Dimitër Semov – bateri. Mbrëmjen e parë do të përfundojë me interpretimet e këngëtares Bellosllava, bashkë me pianistin Zhivko Petrov dhe trumbetarin Rosen Zahariev.”


Programi i Festivalit të tretë “Lozenets Jazz Time” do të vazhdojë me prezantimin “BllagoevArt Xhaztet”. Në të do të marrin pjesë muzikantë, që kanë vërtetuar mjeshtërinë e tyre si kompozitorë dhe instrumentistë – Antoni Donçev – piano, Valeri Dimçev – tambur, Venscillav Bllagoev – trumbetë dhe Dimitër Shanov - kontrabas. Ata së bashku do t’u ofrojnë pikëpamjen e tyre mbi muzikën xhaz, folklorin bullgar dhe klasiken. Pas kësaj admiruesit e xhazit do të kenë mundësi të dëgjojnë trumbetarin Rosen Zahariev. Ai do të ekzekutojë pjesa e projektit të tij “Fluturimi deri te Hëna” – improvizime, të cilët muzikanti i bënë gjatë ekzekutimit. Në këtë projekt partnerë të tij do të jenë Aleksandër Daniell – bateri dhe Todor Stojanov – piano.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Big Bendi i BNR-së dhe këngëtarët Vasill Petrov dhe Valeria Stojanova hapin festivalin ndërkombëtar të xhazit në Borovec

Nga 2 deri më 7 gusht në pushimoren malore Borovec do të mbahet edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar të Xhazit “Dr. Emill Iliev”. Forumi muzikor është tashmë një traditë në kalendarin kulturor të resortit tonë malor. Sipas drejtoreshës së..

botuar më 24-08-01 6.15.PD

Muzika dhe artet takohen nën yjet në rajonin e qytetit malor Trojan

Për të gjashtin vit radhazi, fshati malor Debnevo në rajonin e qytetit Trojan po pret Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës dhe Artit Jam on the River. Veprimtaria, e cila mbledh shumë muzikantë të huaj dhe vendas, mbahet nga data 31 korrik deri më 3..

botuar më 24-07-31 2.15.MD

"Një hap më afër" rikrijon një histori të vërtetë, shumë romantike

Dueti “Chaz\'n\'Byanka” regjistroi një këngë të re. Në "Një hap më afër", këngëtarëve Ljubomir Bojanov dhe Vasilina Bjankova iu bashkua Daniell Petrov, i njohur nga grupi “Taking Heed”. Pas krijimit të kësaj kënge qëndron një histori e vërtetë..

botuar më 24-07-31 6.35.PD