Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me kabinetin teknik "Bliznashki" pushteti kthehet tek suvereni

БНР Новини
Foto: БГНЕС

Presidenti bullgar Rosen Plevneliev shpërndau parlamentin dhe emëroi kabinet teknik me kryeministrin prof. Georgi Bliznashki. Kjo është qeveria e katërt e përkohshme nga tranzicioni drejt demokracisë gjatë vitit 1989 dhe e dyta në mandatin e presidentit aktual. Deri në të u arrit pas protestave masive të qytetarëve kundër kabinetit të Pllamen Oresharskit me dyshime për qeverisje prapa perdes , që quan në krizë të thellë politike dhe parlamentare. Me kabinetin teknik "Bliznashki" pushteti kthehet përsëri te suvereni, që populli me votën e tij të jashtëzakonshme të mund më 5 tetor të këtij viti t'i japë fillim të ri Bullgarisë.

Qeveria e 90 bullgare përfshin ekspertë dhe pjesëmarrës aktiv të protestave, siç është  kryeministri teknik Bliznashki. Ajo ka katër zëvendëskryeministra, që përgjigjen për katër sfera të rëndësishme: ekonomi, politikë sociale, drejtësi, rend i brendshëm dhe siguri, administrim i fmancave evropiane. Sipas fjalëve të Rosen Plevnelievit në ceremonin e prezantimit të kabinetit ditën e martë, emërimet janë shenje e respektit ndaj rendit kushtetues, superioritetit të ligjit dhe shoqërisë civile demokratike dhe proevropiane në Bullgari. Profesor Bliznashki është specialist i shquar në fushën e së drejtës kushtetuese, demokrat i sprovuar dhe evropian, njeri me pozitë aktive civile, siç janë dhe zëvendëskryeministrat.

Detyra kryesore e kabinetit teknik "Bliznashki" është të përgatitë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe ta kthejë besimin e popullit. Nëse përgatitja për vendime të rëndësishme për shtetin do të fillojë në mënyrë mbipartiake dhe eksperte, do të gjendet mbështetja shoqërore dhe do të sigurohet për çdo qeveri pasardhëse besimin e nevojshëm publik" - ishte kategorik kreu i shtetit. Ndër detyrat e ngutshme të qeverisë teknike ai përmendi revizionimin e buxhetit republikan.

"Qeveria teknike nuk do të veprojë në mënyrë revanshiste, por do të thotë të vërtetën dhe nuk do të fshehë nga qytetarët bullgarë gjendjen në të cilën është shteti sot. Ajo do të tregojë, se qeverisja e shtetit mund të jetë e hapur drejt shoqërisë civile, ndërsa idetë e ngritura nga populli mund të bëhen pjesë e programit qeverisës. Për mua personazhi kryesor nga viti i kaluar është shoqëria civile bullgare. Ajo vërtetoi, se e ka kapërcyer nivelin e klasës politike dhe ka zhvilluar një ndjeshmëri të saktë ndaj veprimeve të pandershme dhe të fshehta."

Kryeministri Bliznashki tha se ka për detyrë respektimin e rreptë të Kushtetutës së Bullgarisë. Sipas fjalëve të tij në kushtet e v kundërshtimit të dukshëm politik Kushtetuta duhet të jetë pikënisja. e rikthimit të moralit publik dhe e rindërtimit të besimit të qytetarëve në institucionet shtetërore. "Qeveria teknike nuk diskuton problemet lidhur me Kushtetutën, nuk propozon dhe nuk miraton ligje, as aktualizon buxhete. Qeveria teknike ka autorizime të kufizuara brenda mandatit 2 muajsh", kujtoi z. Georgi Bliznashki, duke theksuar:

"Në vend të parë, kjo qeveri duhet të sigurqjë një administratë të mirë e cila t'u përgjigjet nevojave shoqërore. Ja pse presidenti ka për detyrë të vendosë stabilitet në sistemet shoqërore kryesore dhe në sferat e menaxhimit; të përmirësqjë imazhin e Bullgarisë në kuadër të BE-së dhe mes partnerëve tanë të NATO-s; dhe të vazhdojë të punojë rreth reformave kyçe. Megjithë resurset e kufizuara, të cilat do të disponojë qeveria teknike, dhe pas refuzimit për aktualizimin e buxhetit, ne do të marrim parasysh dhimbjet dhe shqetësimet e bashkatdhetarëve tanë, të prekur nga fatkeqësitë natyrore, dhe do të bëjmë çdo gjë që është e mundur për t'i ndihmuar ata. Të gjithë ne, le të tregojmë solidaritet kombëtar ndaj të prekurve dhe të lutemi për mot të mirë."

Në përfundim kryeministri teknik z. Bliznashki tha:

"405 ditë me radhë qytetarët bullgarë demonstronin vullnetin dhe vendosmërinë në mbrojtjen e dinjitetit të tyre njerëzor dhe të besimeve demokratike duke kundërshtuar provat arrogante të oligarkisë që të vendosë diktaturë. Është fakt se qytetarët mbronin të drejtën e tyre sovrane të jenë burim i pushtetit shtetëror dhe gjyqtar i tij moral. Tani ata duhet të bëjnë edhe hapin tjetër, duke marrë pjesë aktive në fushatën parazgjedhore. Pushteti rikthehet te sqvrani i vet. Si qytetarë të përgjegjshëm le të tregojmë se jemi popull i urtë dhe krenar, i cili mund të vetë përcaktohet, të vetë qeveriset dhe individualisht të vendosë fatin e vet."

Përgatitën në shqip: Sofia Popova dhe Anna Kapitanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Gllavçev

Qeveria e përkohshme po përgatitet të dorëzojë pushtetin dhe raportoi aktivitetet e saj

Qeveria e përkohshme e përmbushi me sukses detyrën e saj kryesore – organizimin e zgjedhjeve të drejta dhe transparente për Asamblenë Kombëtare dhe Parlamentin Evropian. Të gjitha aktivitetet janë kryer në mënyrë transparente dhe me kohë, njoftoi..

botuar më 24-07-02 11.19.PD
Ali Ahmeti

Maqedonia e Veriut mund të bëhet shtet me dy popuj me shtetësi bullgare dhe shqiptare

Maqedonia e Veriut nuk ka politika të qëndrueshme ndaj fqinjëve të saj, tha Ali Ahmeti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim, transmeton BTA. Kryetari i partisë më të madhe shqiptare, Ali Ahmeti, theksoi, se..

botuar më 24-07-01 5.04.MD
Bojko Borisov dhe Rosen Zheljazkov

Një kabinet i mundshëm i GERB-it do të vendosë 3 prioritete

Qëllimi i parë dhe më i rëndësishëm është miratimi i një buxheti. Synimi i dytë është Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Eurozona është një çështje politike dhe nëse ka një qeveri, ne mund ta lëvizim atë. Pas kësaj, ne mund të shkojmë me..

botuar më 24-07-01 11.55.PD