Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sanksionimi i Rusisë – testim për unitetin e BE-së

Foto: arkiv
Perëndimi sanksionoi edhe më shumë Rusinë për shkak të krizës në Ukrainë. Sipas raportit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Bullgaria është njëra nga vendet më të prekura. Rreth 20 mijë turistë rusë nuk do t’i kalojnë pushimet verore në bregdetin bullgar të Detit të Zi për shkak të falimentimit të operatorëve turistikë rusë. Rubla ruse e cila po arrit nivele të ulëta dhe fuqia blerëse e rusëve e cila po bie gjithashtu ndikojnë mbi ndryshimin e planeve për pushime jashtë shtetit. Sipas raportit të FMN-së në situatë të ngjashme po gjenden dhe Qiproja dhe Mali i Zi. “Këto të fundit, përfshiu Bullgarinë janë tri vendet më të vizituara nga turistët rusë, të cilët përbëjnë faktor të rëndësishëm për ekonomitë e tyre”, shkruan FMN-ja.


Turizmi nuk është i vetmi sektor i cili regjistron ulje. Ekspertët e FMN-së kanë llogaritur se investimet kapitale të Rusisë tejkalojnë 5 për qind të PBB-së të Bullgarisë, Bjellorusisë, Moldavisë dhe të Malit të Zi. Këtë javë u përhap lajmi se kompania ruse “Lukoil” heq dorë nga tregjet e saj në Çeki, Sllovaki dhe Hungari. Me një dekret të veçantë të presidentit Putin Moska i përgjigj sanksionimit të BE-së dhe ShBA-së, duke ndaluar importin e mallrave bujqësore për një vit nga vendet të cilat kanë aplikuar masat ndëshkimore kundër Rusisë.

Sanksionimi i BE-së ka për qëllim rimendimin e politikës së jashtme ruse për sa i përket krizës së Ukrainës. Në plan afatgjatë izolimi ekonomik i Moskës duhet të bëjë ashtu që qytetarët rusë të dalin kundër Putinit. A është kjo rruga e drejtë, është çështje tjetër. Tani për tani është e qartë një gjë – BE-ja duhet të ketë shumë durim, sepse sondazhet e fundit sociologjike tregojnë se përkrahja për Putinin në Rusi nuk pakësohet aspak. Mirëpo, po rritet tensioni mes vendeve anëtare të BE-së, sepse pasojat nga sanksionimi i Rusisë ndikojnë në mënyrë të ndryshme në ekonomitë e secilit vend. Është e diskutueshme sa gjatë do të vlejë kompromisi i arritur vështirë për sanksionimin, nëse ndërpriten përgjithmonë furnizimet me gaz të vendeve të Evropës Lindore. Përveç kësaj vendet e BE-së kanë raporte të ndryshme, historikisht të argumentuara me Rusinë, të cilat raporte sot janë kthyer në raporte ekonomike. Një shembull i dukshëm është projekti i diskutueshëm “Rryma Jugore”, i cili projekt ishte përkrahur nga qeveria e deritanishme bullgare, por edhe nga Italia, Austria dhe Hungaria. Kjo çështje hedh hije të gjatë bile mbi vendimet politike të BE-së, siç është zgjedhja e përfaqësuesit të ri të lartë të BE-së për politikë të jashtme. Nominimi i ministres së Punëve të Jashtme të Italisë, znj. Mogerini nuk u pëlqen vendeve të Baltikut, sepse ajo konsiderohet të jetë me qëndrime pro-ruse për shkak të përkrahjes së saj të gazsjellësit “Rryma Jugore”.

Diskutimet rreth posteve të larta në Komisionin Evropian nuk përbëjnë interes për qytetarët e zakonshëm, por së shpejti këta të fundit do të ndiejnë pasojat nga sanksionimi i Rusisë. Si duket Brukseli e kundërshton shumë Moskën. Si do të reagojë BE-ja nëse qëndrimet e qytetarëve të tij ndryshojnë? Aktualisht nuk duket bashkimi të ketë largpamje të qartë mbi zhvillimin e ngjarjeve. As nuk është e qartë në duart e dikujt është ahu në sfondin e përshkallëzimit të situatës midis Brukselit dhe Moskës.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivan Kondov dhe Manuell Saracin

Bullgaria ka një qëndrim të qartë dhe konsekuent ndaj Maqedonisë së Veriut

Bullgaria ka një qëndrim shumë të qartë dhe konsekuent për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, bazuar në zbatimin e rreptë të konsensusit evropian nga korriku i vitit 2022. Këtë e deklaroi zëvendësministri i punëve të jashtme Ivan Kondov në..

botuar më 24-07-25 12.43.MD

Diplomacia bullgare shënon 145 vjetorin e themelimit të saj

Në rezidencën "Bojana", ushtruesi i detyrës së kryeministrit dhe të ministrit të jashtëm, Dimitër Gllavçev i mirëpriti stafit diplomatik në pritje për Ditën e Dikaterit Diplomatik Bullgar - 19 korrik dhe 145 vjetorin e themelimit të shërbimit...

botuar më 24-07-23 10.19.PD
Олаф Шолц, Марош Шевчович

Ngjarjet me adresë ballkanike

Importet e litiumit nga Serbia do të ndihmojnë BE-në të zvogëlojë varësinë e saj nga Kina Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe nënkryetari i Komisionit Evropian i ngarkuar për energjinë Maros Ševçović do të vizitojnë..

botuar më 24-07-19 1.46.MD