Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më prano në fshat!

БНР Новини
Nipat e “birësuar” mësojnë për jetën në fshat nga gjyshet dhe gjyshat “me qira”.

Pasi shumë të huaj prej kohe vlerësuan veçoritë pozitive të fshatit bullgar dhe blenë pronë të patundshme pikërisht aty, jo në qytetet e mëdha, ne bullgarët sikur zbuluam çfarë pasuri disponojmë dhe filluam të bëjmë prova ta ruajmë. Mirëpo, përpjekjet për mbrojtjen e këtij thesari të autentitetit bullgar dhe traditave të lashta nuk i bënë shteti, por entuziastë të zakonshëm. Shpesh herë ata janë njerëz të rinj, që kanë vendosur të ikin nga qyteti dhe të rivendosin lidhjet e tyre me natyrën. Lindën edhe ide jo standarde. Njëra prej tyre është që në fshatrat e shpopulluara të vendosen për banim IT specialistë. Një interes i madh i gëzon iniciativës “Më prano në fshat”, autore e së cilës është Veronika Josifova nga qyteti Gabrovo. Ideja e saj është që njerëz të moshuar për disa ditë të pranojnë në shtëpitë e tyre të rinj nga qyteti. Qëllimi është, që në këtë mënyrë brezat e ndryshëm të afrohen dhe të vendosin lidhje, kështu që të transmetohen traditat, zakonet dhe vlerat bullgare. Kjo ide i erdhi asaj në vitin 2013 gjatë Konkursit Kombëtar për ese me temë “Idetë e mia për Bullgarinë”. Në sajë të përkrahjes së bashkisë së qytetit Gabrvo kjo ide filloi të realizohet që vjet. Të parët, që hyrën në këtë aventurë ishin gjyshet dhe gjyshat e fshatit Novakovci. Nuk munguan edhe entuziastë të rinj të cilët deshën të provojnë në vend këtë ide. Dhe në se vjet të rinjtë ishin nja dhjetë veta, sivjet ata janë më se 70. Mirëpo, mezi 30 prej tyre do të kenë shansin të kalojnë pesë ditë në fshat në fund të gushtit dhe në fillim të shtatorit. Kërkesa është, që të rinjtë të jenë në moshë nga 15 deri në 29 vjeç. Krahas kësaj ata duhet të jenë të motivuar ta bëjnë këtë.

Снимка“Të rinjtë shfaqin interes ndaj jetës në fshat – tregon autorja e idesë Veronika Josifova. – Kemi dëshirë të zbulojmë të gjitha sekretet e jetës fshatare. Ne interesohemi për këtë si rritin frutat dhe perimet, çfarë kujdese tregohen ndaj kafshëve. Tepër tërheqëse janë historitë e të moshuarve për rininë e tyre, kur jeta ishte krejt e ndryshme. Në fakt e gjithë kjo përbën interes për të rinjtë, sepse ne nuk dimë pothuajse asgjë për këtë jetë. Ka të rinj, të cilët nuk kanë fshatra, ku të shkojnë gjatë pushimeve verore. Vetëm nga tregimet e prindërve ose të afërmve, ata mund të zbulojnë mrekullinë e jetës fshatare.”

СнимкаGjatë këtij viti po shtohet edhe numri i fshatrave, që përfshihen në iniciativë. Përveç fshatit Novakovci, mikpritës do të jenë edhe fshatrat Stoevci dhe Bogatovo. Kohët e fundit ata u bënë pjesë e rrjetit të krijuar të fshatrave, që shfaqin dëshirë të pranojnë të rinj. Projekti realizohet nëpërmjet programit “Kulturë” të Bashkisë Gabrovo. Para kohe ai u dallua me diplomën e çmimeve vjetore “Prokultura 2014” të Asociacionit Bullgar të Punëdhënësve në Fushën e Kulturës. Gjyshe dhe gjysha nga fshatrat Zaja dhe Bajkall gjithashtu do të pranojnë të rinj në shtëpitë e tyre.

Снимка“Çdo fshat do t’u tregojë “nipave” të birësuar, si të thuash, veçoritë karakteristike të krahinës – tregon Veronika. – Ata që do të vendosen në fshatin danubian Bajkall, do të mësojnë të thurin rrjete dhe do të peshkojnë në lumin Danub. Ata do të shijojnë kuzhinën tradicionale vendore dhe do të mësojnë të gatuajnë kaçamak dhe peshk. Njerëzit nga fshati Zaja njihen, me rritjen e lepujve. Prandaj të rinjtë vullnetarë që do të shkojnë atje do të jenë në moshë më të ulët. Ndoshta do të ketë edhe punime të tjera, por banorët vendas tani për tani i mbajnë në sekret.”

Të rinjtë vullnetarë do të arrijnë të zbulojnë pasurinë e madhe folklorike, do të mësojnë këngë dhe valle popullore, do të përfshihen në rikrijimin e traditave dhe zakoneve të ndryshme të jetës fshatare. Një interes të madh vjet provokoi trashëgimia kulinare.

Снимка“Gjyshet zbuluan sekretet e tyre në përgatitjen e gjellëve të ndryshme – kujton Veronika. – Një nga momentet më komike ishte kur bëjmë provë të mjelim dhitë. Ky ishte një përjetim i ri për të rinjtë. Mësuam të premë misërinë, të lërojmë dhe të plehërojmë kopshtin, të vaditim dhe të mbjellim. Në përgjithësi kryem të gjitha punimet fshatare. Ideja ishte të grumbullojmë dije për jetën fshatare. Deshëm gjithashtu t’u ndihmojmë pleqve në punimet e tyre jo të lehta. Mendoj, se i ishim të dobishëm njeri tjetrit. Ishte shumë mirë që patëm mundësi të shkëmbejmë idetë dhe vlerat e brezave të ndryshme. Thënë sinqerisht brezi i më të moshuarve nuk u qëndron aq larg brezave të sotëm siç mendojnë shumica e njerëzve.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Topllo Fest" 2024 - fluturojmë "Lartë në qiell" me qifta, muzikë dhe shumë argëtim!

Hapësira për art, kulturë dhe dialog "Topllocentralla" në Sofje po përgatitet për një mbyllje spektakolare të sezonit të saj të pestë me edicionin e pestë të festivalit emblematik "Topllo Fest". Nën moton "Lartë në qiell", qiftet shumëngjyrëshe..

botuar më 24-07-13 8.40.PD

Prof. Ljubomir Gavrillov: Në raundin e parë, francezët votojnë me zemër, dhe në të dytin - me mendjen e tyre

Parlamenti Evropian është në prag të krijimit të një familjeje të re politike të formuar nga e djathta ekstreme në një kohë kur e majta po i jep një goditje të papritur të djathtës në Francë. “ Në vend të parë është i ashtuquajturi “Fronti i..

botuar më 24-07-10 2.40.MD

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene ka nevojë për më shumë klasa

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene filloi aktivitetet e saj edukative në vitin 2017 me një kurs të gjuhës bullgare për fëmijë nga komuniteti i bashkatdhetarëve tanë. Dy vjet më vonë, me iniciativën e Konsullatës së Përgjithshme të Bullgarisë, ajo u..

botuar më 24-07-10 7.30.PD