Një festival jo tipik do të mbledh për katër ditë bashkëmendimtarë, të cilët besojnë, se nga fjala “bashkë” varet mbijetesa e tyre. Me çdo vit të kaluar njerëzit e pushtuar nga ideja bëhen gjithnjë e më shumë. Tashme mund të flasim për komunitetin e Beglikës, i cili vazhdon ekzistencë e vet edhe pas mbarimit të festivalit. Organizatorët ua kushton edicionin e sivjetshëm botës, e cila duhet të ndryshojmë duke zëvendësuar në të modelet jo funksionuese. “Të gjithë ne jemi shpirti i Beglikës – një bashkim i potencialit civil, krijues dhe vizionar, i aftë të lindë universe të reja”, pohon ekipi i festivalit. Dhe e përkufizon si festival i lirë, krijues, i cili jeton pak në të kaluarën dhe pak në të ardhmen, i gatshëm të mbrojë një mënyrë të jetesës në të cilën jemi të sinqertë ndjeri ndaj tjetrit dhe ndaj botës.
Tërë programi është formuar me pjesëmarrjen e publikut – kjo është një prej ideve të aktivitetit. Tre janë hapësirat muzikore rreth brigjeve të liqenit artificial Beglik i Madh: “BigBanda”, “Chill Station/Natty Roots dhe skena Kaba. Përveç tyre do të ketë edhe forum “Metamorfoza” – në përjetim pa program paraprak. Ky është vendi ku linden ide, i cili frymëzon dhe provokon. Ndër to janë temat: arsimi, kultura, ekonomia. E gjithë kjo do të ndodhet në lokalitetin Beglika,i cili ndodhet në zemrën e malit Batashka – pjesë prej vargut të Rodopeve.
Krijuesit e pavarur Big benda kanë skenën e vet të re në “Beglika fest”. Ata i pëlqejnë improvizimet dhe tendencat avangarde. Çfarë do të paraqesin mësojmë nga Stefan Hristov i njohur me pseudonimin e vet Mr. Smiff, ai është dj dhe i bie burisë, të cilin mund ta takojmë në projekte të ndryshme të Big Bandës.
“Kemi përgatitur pothuajse të gjithë arsenalin prej grupeve dhe projekteve, me të cilat disponon Big Banda. Organizata jonë është e re, por tanimë u plotësua ëndrra jonë të mund të kemi skenë në një nga festivalet më të mëdha në Bullgari. Në Beglika do të zhvillohen dhe dy punëtori. Për ta kemi përgatitur instrumente akustike, të cilat bashkë me Todor Stojanovin dhe Aleksandër Daniellin kemi bërë. Do t’u tregojmë pjesëmarrësve se si me ndihmën e turli-farë sendeve, të cilat nuk ekzistojnë në botën muzikore, mund të bëjmë muzikë dhe raund dizajn. Presim të vijnë njerëz me interes ndaj vendimeve inovative, sepse mendoj se, aktualisht muzika po kthehet drejt akustikës, me një vështrim të ri, të thyer përmes elektro-digjitales.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në harmoni me motin jashtë, në fund të verës Severin Georgiev prezanton këngën e tij më të re "Do të bjerë shi". Kjo është kënga e dytë e Severinit, të cilin e njohim si pjesëmarrës në sezonin e fundit të “Zëri i Bullgarisë”. Kënga “Do të bjerë..
Nga grupi “Mary Boys Band” thonë se këtë vit vera do të zgjasë deri më 25 tetor - sepse koncerti i tyre tradicional, në të cilin këndojnë refrenin ikonik "Vera po shkon, vjeshta po vjen ", do të mbahet më 25 tetor në Sofje dhe do të shënojë fillimin e..
Grupi “Ostava” e ka bërë traditë që në fillim të shtatorit të festojë ditëlindjen me një koncert në “Majmunarnika” – një vend i njohur në qendër të Kopshtit të Borisit në Sofje. Këtë vit tradita vazhdon me një takim me publikun në datën 11..
Kënga e fundit e Vlladi Ampov - Grafa është "Një herë në një milion". Autori i muzikës dhe aranzhimit është vetë Vlladi, ndërsa teksti është i Rushi..
Toma Zdravkovin e njohim si një nga zërat më karakteristikë të rokut bullgar. Pas një periudhe të ngopur me pjesëmarrje në formate televizive, ai..