Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është duke menduar për të inkriminuar pjesëmarrjen në grupazhin “Shteti Islamik në Irak dhe Levant”

Ministri i Jashtëm Teknik Daniell Mitov
Foto: BTA

Bullgaria është duke menduar për të inkriminuar pjesëmarrjen e shtetasve bullgarë në anën e grupazhit “Shteti Islamik në Irak dhe Levant”, si disa vende të tjera në Ballkan. Kjo mund të ndodhë pas miratimit të një ligji të posaçëm nga Kuvendi Popullor pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 5 tetor 2014. Këtë e deklaroi Ministri i Jashtëm Teknik Daniell Mitov në një tryezë të rrumbullakët në Sofje me temë: “Perspektivat para politikës së jashtme bullgare – rreziqet dhe sfidat”. Grupazhi terrorist vepron në territorin e Sirisë dhe Irakut dhe shkakton një fluks të madh refugjatësh, një pjesë e madhe prej të cilëve përmbytën edhe Bullgarinë. Sipas fjalëve të ministrit grupazhi përbën një kërcënim të madh për sigurinë kombëtare të vendit dhe për sigurinë e partnerëve tanë nga BE-ja dhe NATO-ja.

“Bullgaria politikisht është pjesë e përpjekjeve të bashkësisë transatlantike për ta përballuar rrezikun që vjen nga grupazhi “Shteti Islamik” – vuri në dukje Ministri Daniell Mitov. – Prioritetet e saj kryesore janë lidhur me neutralizimin ushtarak dhe ndërprerjen e financimit të grupazhit, si dhe me delegitimimin e tij si një model i pranueshëm politik, përfshi këtu identifikimin e luftëtarëve me pasaportat e vendeve nga BE-ja, SHBA-ja, Kanadaja dhe vendet e tjera-anëtare të NATO-s. Një prioritet tjetër është gjithashtu ndërmarrja e masave përkatëse kundër kthimit të tyre, në qoftë se dhe kur të kthehen prapa. Bullgaria duhet të përfshihet në këto përpjekje dhe unë shpresoj se sa më shpejt do të kemi shansin për të iniciuar madje një iniciativë legjislative – zgjedhjet janë “prapa qoshes”, e cila të kriminalizojë pjesëmarrjen e qytetarëve bullgarë në dhe në anën e “Shtetit Islamik”. Në këtë situatë shpresojmë te një politikë e fuqishme e jashtme. Kushti më i rëndësishëm është arritja e një konsensusi kombëtar dhe caktimi i prioriteteve të qarta, të cilat nuk varen nga ndërrimi i qeverive.”

Bullgaria nuk do të heqë gardhin prej teli, të gjatë 30 km, i cili u ndërtua në vendet më neuralgjike në kufirin tonë me Turqinë, megjithëse kjo është një masë e përkohshme për shkak të valës së mundshme të re të refugjatëve dhe me qëllim kontrollin më të mirë – ishte kategorik ministri.

Çfarë është risku për Bullgarinë nga grupazhi “Shteti Islamik”?

Për Radio Bullgarinë komentoi ekspertja në fushën e Ballkanit dhe të Lindjes së Mesme Zornica Ilieva:

“Shteti Islamik” vërtetë përbën një rrezik jo vetëm për regjionin e Lindjes së Mesme, por edhe për Ballkanin në përgjithësi, përfshi këtu dhe Bullgarinë. Kjo është një dukuri e re dhe më e ndryshme në fushën e terrorizmit dhe islamizimit të regjioneve të mëdha në botë, jo vetëm ndër popullsinë me fe myslimane. Qëllimet e udhëheqësve të këtij grupazhi janë shprehur shumë qartë: “Ne duam shtet islamik-halifat jo vetëm në kuadrin e Lindjes së Mesme, por së pari në Evropë, pastaj edhe në tërë botën, duke u mbështetur tek arritjet historike që nga koha e maurëve në Spanjën Jugore”. Kjo tashmë nuk është fe, por një islam politik, me financimin e tij dhe qëllimet e tij shtetërore, i cili pushton gjithnjë e më shumë njerëz të rinj. Rreziku për Bullgarinë, e cila është pjesë e Ballkanit, është real. Tashmë janë publikuar shifra të sakta. Në Serbi ka tre veta, tani për tani, në Bullgari – një, sipas të dhënave zyrtare, në Kosovë – 150, në Bosnjë e Hercegovinë – 190, në Maqedoni – 100 veta, të cilët luftojnë në anën e grupazhit në territorin e Irakut dhe të Sirisë. Prandaj, si dhe nën presionin e SHBA-së, Kosova, Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina, megjithëse janë në një situatë politike, si ajo në Bullgari – një udhëheqje e pasigurt, ose krizë politike, tashmë miratuan ligje për kriminalizimin e këtyre veprimeve: bëhet fjalë për manipulimin e të rinjve në qendrat e tjera joqeveritare nëpërmjet agjitacioneve kundrejt pagimit përkatës për t’u larguar që të luftojnë në anën e “Shtetit Islamik”. Në Bullgari ende nuk ka një ligj të tillë, por i thuhet qeverisë qartë dhe kategorikisht çfarë më saktë përbën ky rrezik, cilat janë themelet e këtij procesi, proces ky që nuk do të ndalohet për një vit. Vetëm faktet për bombardimet e kryera dhe viktimat civile nuk mjaftojnë. Informacion ka, por mungon analiza, sqarimi, i cili do të hapë sytë e bullgarëve. Tani për tani krijohen qëndrime negative kundër refugjatëve, ose bëhen thirrje për tolerancë, gjë që nuk mjafton. Duhen platforma të qarta, përfundime kategorike për rrezikun dhe si ai të përballohet. Kjo është me rëndësi të madhe për një shtet si Bullgaria, e cila praktikisht është një shtet multietnik.”

“Deri tani Bullgaria ka dërguar armë dhe furnizime për gjithsej 6 mln dollarë për ushtrinë e kurdëve në Kurdistanin Irakian, që të luftojnë kundër grupazhit. Qëllime të tilla tani për tani kanë edhe vende të tjera nga BE-ja, si Franca – vuri në dukje Ilieva. – Mirëpo, kurdët në Siri nuk e kanë këtë mundësi, sepse bombardimet dhe zgjerimi i ndikimit të grupazheve islamike në Sirinë e Veriut e detyruan popullsinë vendase për të shkuar në Turqi, ku çështja kurde është shumë delikate. Atje nuk i lejojnë kurdët vendas për të luftuar në përkrahje të vëllezërve të tyre në vende të tjera. Kështu kemi një “rreth magjik.” Mirëpo, sipas fjalëve të saj “Bullgaria nuk mund t’i lejojë vetes një pjesëmarrje të drejtpërdrejt. Në të njëjtën kohë, nuk mund të thotë, si Çekia për shembull, “ky problem është larg prioriteteve tona dhe nuk do të marrim pjesë”. “Mirëpo, Bullgaria mund të ndihmojë përveç me armën, edhe me përvojën e saj, si dhe me njerëz në Irak dhe Siri, të cilët e kanë mbaruar arsimim e tyre te ne, flasin bullgarisht, kanë qëndrim pozitiv ndaj Bullgarisë dhe nuk marrin pjesë në grupazhe ekstreme islamike. Ata mund të jenë ura jonë, përveç dhënies së hapësirës ajrore, e cila zakonisht nuk pranohet pozitivisht nga popullsia vendase. Ky është një sovranitet dhe vendime të tilla duhet të merren me një vëmendje të madhe, me konsensusin edhe të armiqve edhe të përkrahësve të Lindjes dhe Perëndimit, që të ketë një politikë të balancuar.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Aleksandër Nikolloski

Ngjarjet me adresë ballkanike

Shkupi dëshiron të tërheqë mallra nga Evropa drejt Selanikut përmes  një linje të re hekurudhore Ndërtimi i linjës hekurudhore përgjatë Korridorit 10 është prioritet për Maqedoninë e Veriut, tha ministri maqedonas i Transportit Aleksandër..

botuar më 24-07-12 4.40.MD

Po diskutohet krijimi i linjës ajrore Sofje – Tiranë

Turizmi është diplomacia më e mirë sepse shoqërohet gjithmonë me emocione pozitive dhe kujtime të mira. Jemi jashtëzakonisht të impresionuar nga ajo që ka arritur Shqipëria në fushën e turizmit, tha ministri bullgar i turizmit Evtim Milloshev në..

botuar më 24-07-12 10.28.PD
Dimitër Gllavçev

Bullgaria kërkon që Shkupi të respektojë Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë të vitit 2017

Diskutuam se si ta bëjmë NATO-n më të fortë, duke u fokusuar në punën kolektive, duke forcuar njëkohësisht mbrojtjen e secilit vend anëtar, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev. Ai shtoi se në diskutimet në Uashington në kuadrin e samitit me..

botuar më 24-07-11 9.59.PD