Nga data 15 tetor deri më 12 dhjetor të këtij viti në Frankfurt të Gjermanisë, do të mbahen “Ditët evropiane të kulturës” që tashme janë bërë tradicionale. Edicioni i sivjetshëm i është kushtuar kulturës sonë kombëtare dhe është nën emrin “Bullgaria shumëngjyrëshe”. Për koncertin me të cilin solemnisht do të hapet festivali po përgatitet ekipi i Agjencisë muzikore “Kantus Firmus”.
“Këto janë festa që organizohen nga Banka Qendrore Evropiane që nga viti 2003 – tregon drejtori ekzekutiv Vasil Dimitrov. – Ideja është që në çdo edicion theksi të vihet mbi praninë kulturore të njërit prej vendeve anëtare të BE. Sivjet në fokus është Bullgaria, prandaj aktiviteti organizohet në bashkëpunim me Bankën Popullore Bullgare. Për “Kantus Firmus” dhe për Klasik FM orkestër kjo ftesë vjen si vlerësim për punën tonë. Është nder, qe ne organizojmë katër prej aktiviteteve të festivalit. Programi për hapjen është përzgjedhur në mënyrë të tillë që të prezantojë më mirë kulturën muzikore bullgare.”
Koncertet do të incizohen dhe do të transmetohen në radio-kanalin kulturor gjerman për provincën Hesen – hr2. “Nga “Kantus Firmus” po përgatitin dhe dy koncerte xhaz që do të jenë përkatësisht me 27 dhe 28 nëntor të këtij viti me pjesëmarrjen e Angell Zaberski trio, Vasill Petrovin dhe Bras kuintetin bullgar. Në programin e “Ditëve evropiane të kulturës” në Frankfurt janë përfshirë edhe shfaqje të Korit të Fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare, të Teatrit të kukullave në kryeqytet, të formacionit “Dragostin Folk Nacional” me dirigjent Stefan Dragostinov. Do të mbahet edhe një ligjëratë për qytetërimin trak. Dr. Todor Çobanov nga Bashkia e kryeqytetit shpalli, se kanë gatishmëri të dërgojnë në Frankfurt fotografi dhe replika për një ekspozitë, kushtuar trashëgimisë trake. Programi i larmishëm i festivalit do të përfundojë me interpretimin e grupit të Neshka Robevës – me spektaklin “Misteri i Ditës së Joan Pagëzorit”.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
“Pa ty nuk ka dashuri” është kënga e fundit e Maksim Jallnëzov. Përveç se është interpretues, ai është edhe autor i muzikës dhe tekstit. “Pa ty nuk ka dashuri ” i kushtohet muzikës, si pjesa më e bukur dhe më kuptimplote e jetës së artistit të ri...
Eva Bel dhe Emin, të cilët janë partnerë në skenë dhe kanë shfaqje së bashku, së fundmi kanë incizuar këngën e tyre të përbashkët "Unë kam gjithçka". Emin Al-Xhunejd e njohim nga pjesëmarrja e tij në Konkursin Kombëtar të Këngës Argëtuese..
Tashmë katër dekada, grupi “Atllas” na ofron muzikën e tyre. Kënga e tyre e fundit me titullin "O-oooh!" është dinamike, me një tingull karakteristik të stilit new wave dhe një linjë melodike. Kënga është singëli i dytë nga albumi që “Atllas”..
Kënga e fundit e Vlladi Ampov - Grafa është "Një herë në një milion". Autori i muzikës dhe aranzhimit është vetë Vlladi, ndërsa teksti është i Rushi..
Toma Zdravkovin e njohim si një nga zërat më karakteristikë të rokut bullgar. Pas një periudhe të ngopur me pjesëmarrje në formate televizive, ai..