Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sistemi i kontributeve sociale – ku po shkon?

БНР Новини
Foto: BGNES

Prej kohe sistemi bullgar i kontributeve sociale është në kolaps. Shkak për këtë është diferenca e madhe midis të punësuarve dhe pensionistëve. Aktualisht rreth 2 700 000 veta mbajnë financiarisht 2 200 000 bullgarë, të cilët kanë dalë në pension. Kjo krizë ka të bëjë edhe me grumbullimin e jo rregulluar të kontributeve sociale. Fondet e sigurimeve shtetërore janë të pamjaftueshme dhe për pagesën e pensioneve merren para nga buxhetet e tjera. Këshilli Konsultativ i Optimizmit të Sistemit të Kontributeve Sociale pranë kabinetit teknik, ku ministër i çështjeve sociale është Jordan Hristoskov, hartoi një pako reformash. Ku po ecet sistemi i kontributeve sociale dhe a do të varet ky i fundit nga qeveria e re, e cila pritet të formohet me mandatin e partisë GERB.

Që t’i rrisin të ardhurat, ekspertët synojnë barazimin e të ardhurave minimale të sigurimeve për të gjithë të vetëpunësuarit. Kjo vlen për prodhuesit bujqësorë dhe prodhuesit e duhanit, të cilët aktualisht derdhin sigurime mbi bazën e të ardhurave më të ulëta. Për mendimin e ministrit Hristoskov këta duhet të kompensohen me subvencione suplementare. Masa tjetër ka të bëjë me heqjen e privilegjit të nëpunësve shtetërorë që këtyre të fundit shteti t’ua derdhë sigurimet. Këshilli Konsultativ propozon po ashtu të hetohen personat të cilët nuk deklarojnë kontributet e tyre sociale. Pritet se kjo masë do të përmirësojë me 5 për qind minimum grumbullimin e kontributeve sociale. Pakoja e reformave synon rritjen e kontributeve sociale për pension dhe papunësi.

“Reformat argumentohen me faktin se deficiti në fondet e sigurimeve shtetërore është tepër i lartë – sqaron ministri Jordan Hristoskov. – Aktualisht 53 për qind e të ardhurave për pensione dhe kompensime janë shpenzime nga buxheti i shtetit. Po të vazhdojë kjo tendencë priten 60 për qind e kontributeve sociale të jenë në llogari të buxhetit shtetëror. Rritja graduale e kontributeve sociale do të çojë në bilancin më të mirë midis buxhetit shtetëror dhe të ardhurave individuale nga kontributet sociale. Rekomandime të tilla bëjnë jo vetëm ekspertët nga Bullgaria, por edhe institucione ndërkombëtare si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.”

Reformat synojnë rritjen graduale të moshës së pensionit dhe të stazhit për daljen në pension te të gjitha kategoritë e punës. Synohet të kufizohet dalja e herët në pension, përfshiu për nëpunësit e ministrive të veçanta. Deri në vitin 2028 ose 2036, në varësi të variantit që do të zgjidhet, meshkujt dhe femrat do të dalin në pension në moshën 65 vjeçare. Nga Këshilli Konsultativ propozojnë të aplikohet ndihma sociale për papunësi para daljes në pension.

“Shumë njerëz në moshë para daljes në pension mbeten të papunë, e kanë shfrytëzuar të drejtën për kompensimet e papunësisë dhe mbështeten vetëm te ndihmat sociale – vë në dukje ministri Hristoskov. – Në shumë vende të huaja ku u aplikua rritja e moshës së pensionit, u propozuan reforma të tilla. Në Bullgari deri në vitin 2011 gjithashtu kishte ndihmë për papunësi afatgjate. Reforma synon që njerëzit, të cilëve u mbeten 2 vjet deri në mbushjen e moshës së pensionit, të marrin kompensime minimale në afat 12 mujor. Këto kompensime do të caktohen vitin tjetër në bazë të Ligjit për Buxhetin e Sigurimeve Shtetërore.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Universiteti i Taraklisë tani është pjesë e Universitetit "Angell Kënçev" në qytetin bullgar Ruse

Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes qeverive të Bullgarisë dhe Moldavisë, Universiteti Shtetëror në qytetin Taraklia është bërë strukturë e Universitetit “Angell Kançev” në qytetin bullgar Ruse, njoftoi qendra për shtyp e Këshillit të Ministrave...

botuar më 24-08-07 7.02.MD

Olimpiada e parë e Inteligjencës Artificiale mbledh 200 të rinj nga e gjithë bota në Bullgari

Bullgaria do të mirëpresë rreth 200 nxënës dhe të rinj nga e gjithë bota, të cilët do të marrin pjesë në Olimpiadën e parë Ndërkombëtare të Inteligjencës Artificiale, të krijuar nga bullgarët. Në garë kanë konfirmuar pjesëmarrjen 44 ekipe, dy prej..

botuar më 24-08-07 8.57.PD

Sipas një sondazhi, Sofja është vendi më i rehatshëm për një pensionist nga BE

Një studim i kompanisë së zgjidhjeve të biznesit "Moneypenny" tregon Sofjen si qytetin më të mirë për një evropian mesatar për të jetuar pas daljes në pension, shkruan revista "FORBES". Renditja merr parasysh faktorë të tillë si kostoja mesatare e..

botuar më 24-08-06 11.58.PD