Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Georgi Bliznashki: Shpresoj se do të kemi qeveri deri më 10 nëntor

Kryeministri Georgi Bliznashki në Studion 3 të Radios Kombëtare Bullgare. Para mikrofonit – gazetaret e Televizionit Kombëtar Bullgar Asja Metodieva (majtas) dhe të Radio Sofjes Dobrina Dobreva.
Foto: BNR

Vendi ka nevojë për një qeveri të fortë dhe unë desha që kjo të ndodhë për shembull deri më 10 nëntor, tha kryeministri Georgi Bliznashki para Televizionit Kombëtar Bullgar dhe Radios Kombëtare Bullgare në mbrëmjen e së mërkurës. Sipas tij kabineti ka zbatuar 90 për qind të angazhimeve të ndërmarra. Ndër detyrat më të rëndësishme të zbatuara nga qeveria teknike sipas Bliznashkit janë zhvillimi i zgjedhjeve të ndershme dhe legjitime.

Sa i përket praktikës së keqe të “blerjes së votave”, kryeministri deklaroi: “Bëhet fjalë për një sëmundje, e cila është përhapur shumë në shoqërinë tonë, na tha ai. Unë jam i detyruar të them se ne bëmë shumë përpjekje, përpjekje, të cilat nuk janë bërë deri tani sipas vlerësimit të Ministrisë Bullgare të Punëve të Brendshme. Ne arritëm ta minimizojmë blerjen dhe shitjen e votave me 30 për qind.”

Kryeministri teknik rikujtoi se aktualizimi i buxhetit është shumë i domosdoshëm. Projekti tashmë u parashtrua në Parlament. “Më vjen shumë keq se aktualizimi i buxhetit nuk ishte bërë në fund të mandatit të Kuvendit të mëparshëm Popullor, sepse kjo krijoi vështirësi të mëdha në punën e qeverisë teknike – tha kryeministri. – Ne arritëm të sigurojmë mjete nga buxheti për situatat e jashtëzakonshme – shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet dhe përkatësisht arritëm t’i përballojmë pasojat e tyre. Aktualizimi është krejt i domosdoshëm. Vetëm do të përmend se deri në momentin e marrjes së pushtetit nga ne në fillim të gushtit, mbi 80 për qind prej mjeteve në buxhetin shtetëror, të parashikuara për administratën publike, ishin përdorur. U siguruan 200 mln leva (100 mln euro) ndihmë për Arkën Shëndetësore. Fondi për përballimin e pasojave të fatkeqësive dhe avarive ishte i zbrazët në momentin e marrjes së pushtetit nga ne dhe ne duhej të kërkonim resurse suplementare. Atje menjëherë ishin livruar 20 mln leva të domosdoshme për përballimin e dëmeve të fatkeqësive natyrore.”

Sipas Georgi Bliznahskit, buxheti për vitin 2014 ishte jorealist dhe i paargumentuar nga pikëpamja e realitetit në shoqëri. “Ndjenja se ka shpenzime të konsiderueshme ishte për shkak të rrethanës se ne parashikuam 750 mln leva nga rezerva shtetërore për pagimin në kuadrin e dy programeve të ndaluara evropiane dhe më konkretisht të programeve për mjedisin dhe zhvillimin regjional – tha ai. – Ky ishte një rrezik i madh dhe një ngarkim i madh për buxhetin, por kjo pritej nga ne dhe në Perëndim na konsideronin si qeveria proevropiane e Bullgarisë. Në fakt akoma gjestet e para ishin të favorshme – kam parasysh miratimin e marrëveshjes për periudhën 2014-2020. Desha të njoftoj lajmin e mirë, i cili i përket programit për mjedisin rrethues. Ai u vlerësua shumë mirë nga Komisioni Evropian dhe deri në mes të nëntorit do të livrohen 700 mln leva. Risku u justifikua. Shpresoj se edhe sa i përket programit tjetër për zhvillim regjional, për të cilin ka mjaftë vërejtje, gjithashtu do të arrihet një rezultat i tillë.”

Në intervistë ishte prekur edhe tema lidhur me problemet rreth Bankës Korporative Tregtare. Kryeministri u bëri thirrje politikanëve për të filluar menjëherë punë rreth aktualizimit të buxhetit. “Në të kemi parashikuar mjetet e domosdoshme financiare, që të realizohet pagimi i atyre depozitave, të cilat janë me përmasat e garantuara nga ligji – pohoi kryeministri bullgar. – Pa u aktualizuar buxheti nuk mund të realizohet gjëja më e rëndësishme, e cila do ta pakësojë tensionin në shoqëri. Njerëzit, të cilët kanë depozita të vogla, duhet të marrin akses te paratë e tyre. Kështu që le të fillojnë me aktualizimin. Do të jetë shumë mirë në qoftë se hapen dosjet e Bankës Korporative Tregtare. Mendoj se kjo do të shkaktojë tronditje të mëdha në elitën tonë politike. Ai, i cili merret me politikë, duhet të jetë i gatshëm për të ndërmarrë përgjegjësinë dhe ta ndeshet me rreziqet e pasojave të veprimeve të tij. Mendoj se situata doli jashtë kontrollit. Kjo, që na thanë kuestorët, të cilët hynë në Bankën Korporative Tregtare për këtë vrimë prej mbi 4 mlrd levash – kjo nuk pritej nga askush. Kjo është një shumë e madhe dhe mendoj se në këtë drejtim duhet vepruar në një mënyrë radikale.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Diplomacia bullgare shënon 145 vjetorin e themelimit të saj

Në rezidencën "Bojana", ushtruesi i detyrës së kryeministrit dhe të ministrit të jashtëm, Dimitër Gllavçev i mirëpriti stafit diplomatik në pritje për Ditën e Dikaterit Diplomatik Bullgar - 19 korrik dhe 145 vjetorin e themelimit të shërbimit...

botuar më 24-07-23 10.19.PD
Олаф Шолц, Марош Шевчович

Ngjarjet me adresë ballkanike

Importet e litiumit nga Serbia do të ndihmojnë BE-në të zvogëlojë varësinë e saj nga Kina Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe nënkryetari i Komisionit Evropian i ngarkuar për energjinë Maros Ševçović do të vizitojnë..

botuar më 24-07-19 1.46.MD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova shprehu shpresën për të pasur një qeveri me mandatin e tretë

Në Sozopoll, ku sot mori pjesë në ceremoninë solemne para Monumentit të Apostullit të Lirisë Vasill Levski, me rastin e 187-vjetorit të lindjes së tij ,  nënpresidentja Ilijana Jotova shprehu shpresën për formimin e një qeverie me të tretin..

botuar më 24-07-18 5.02.MD