Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon Konkursi ndërkombëtar për këngëtarë të rinj operistikë “Elena Nikolaj”

БНР Новини
Foto: elenanikolai.com

Për herë të dytë qyteti Panagjurishte është mikpritës i një konkursi për talentë të rinj operistikë. Më 30 tetor fillon konkursi ndërkombëtar, të cilin e organizon bashkia në ndër të këngëtares së madhe Elena Nikolaj. E rritur në qytetin Panagjurishte ajo shpesh thotë “Kudo që të ndodhem në botë, gjithmonë në zemrën time ka një vend për qytetin, në të cilin kaluan vitet e mia më të pastra dhe më të dritëplota”. Ajo është ndër këngëtaret më të mëdha të shekullit të XX, primadona e La Skala të Milanos, 22 stinë ajo luajti në skenën e teatrit operistik “Arena di Verona” dhe në “San Karlo” të Napolit.

“Deri tani nuk ka pasur asnjë konkurs në nder të Elena Nikolaj-it dhe ky është një gabim që po e korrigjojmë, duke përulur me plot respekt para këngëtares së madhe” – këto janë fjalët e kryetares së jurisë Hristina Angelakova. Para mikrofonit të Rado Bullgarisë ajo shpjegoi se posaçërisht për këtë konkurs tek ne vijnë figura nga bota muzikore me biografi të pasur artistike. Ata do të dëgjojnë dhe do të vlerësojnë kandidatët. Hristina Angelakova shtoi: “Ndër ta është Françesko Ernani, i cili tani është drejtori i përgjithshëm i teatrit operistik të Bologna –s. Xhorxho Merigi është një tenor me karrierë botërore, afër nivelit të Carreras, Domingo dhe Pavarotti. Në juri e ftuam profesoreshën Radmila Bakoçeviç nga konservatori i Beogradit. Ajo ka një lidhje të thellë me Bullgarinë sepse është laureate e Konkursit për këngëtarë të rinj operistikë, i cili po mban emrin e Boris Hristovit. Anëtarja tjetër e jurisë është Darina Takova – një këngëtare e mrekullueshme, me të cilën në Bullgari krenohemi. Pjesëmarrësit duhet të dinë se shfaqet e tyre do të vlerësohen në mënyrë dashamirëse dhe sakte, kështu që të mund të kuptojnë çfarë në të vërtetë janë mundësitë e tyre. Kjo do t’i ndihmojë që të punojnë dhe të zhvillohen, të bëjnë një karrierë të suksesshme.

Në edicionin e dytë të konkursit “Elena Nikolaj” do të marrin pjesë 29 këngëtarë të rinj operistikë nga Bullgaria, Italia, Zvicra, Spanja, Maqedonia, Serbia. Pjesa e parë më 30 tetor do të jetë e mbyllur për publikun. Një ditë më vonë – më 31 tetor, në sallën e madhe të Teatrit të qytetit Panagjurishte do të zhvillohet pjesa e dytë. Atëherë shikuesit do të mund të shpallin favoritin e tyre për interpretues të aries apo të këngës prej ndonjë kompozitori bullgar. Mosha e pjesëmarrësve është midis 23 dhe 33 vjeç. Kështu mund të marrin pjesë shumica e këngëtarëve të rinj me përvojë në skenën operistike. Dëshirojmë të gjejmë një talent të zhvilluar” – tha Krisztina Angelakova dhe shtoi se në edicionin e mëparshëm të konkursit ka qenë shumë kandidatë interesantë.

“Unë personalisht shkova për të shikuar debutimin e Besa Llugiçit nga Kosova, e cila e mori çmimin “Elena Nikolaj” gjatë viti 2013, kështu edhe dekoratën e Teatrit Operistik të qytetit Ruse. Këngëtarja e re luajti në operën “Bohemët” të Puçini-t. Çmimin e parë tek gratë e mori Vera Gerginova. Pastaj ajo këndoi dhe në festivalin “Festat e Mocart-it” të qytetit Pravec në premierën  e oprës “Don Zhuan” të Mocart-it. Suksese në këtë skenë kishte dhe basi Deljan Slavov. Ai mori çmimin e dytë të konkursit dhe gjatë kësaj vere ai ishte Atila në premierën e veprës së Verdit me të njëjtin emër në qytetin Burgas. Ata të gjithë kishin dhe do të kenë momentet e tyre të lavdisë. Shpresoj se tendenca do të vazhdojë dhe laureatët tonë do të ftohen për pjesëmarrje në skenat operistike.

Mbyllja solemne dhe dorëzimi i dekoratave të konkursit “Elena Nikolaj” – 2014 do të zhvillohet më 1 nëntor. Koncerti i madh i laureatëve do të jetë me pjesëmarrjen e orkestrës së Teatrit operistik të qytetit Plovdiv me dirigjent Luçano di Martino.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tedi Ruseva

"Vetëm deti"

Në ditët e fundit të verës, Tedi Ruseva me emrin artistik Tiara prezanton këngën e saj të re “Vetëm deti”. Me të, aktorja, karriera muzikore e së cilës filloi vetëm katër vjet më parë, përmbushi ëndrrën e saj të dashur - të marrë pjesë në konkursin..

botuar më 24-09-20 2.35.MD

Kënga më e re e muzikantit Todor Gaxhallov

I riu Todor Gaxhallov merret me muzikë që në moshën 5 vjeçare, kur filloi të luante piano dhe të këndonte. Shkollimin e vazhdoi në shkollën e muzikës në Plovdiv dhe pas kësaj edhe në akademinë e muzikës në Sofje. Që në moshë të re merrte pjesë..

botuar më 24-09-19 7.25.PD

"E gjalle"

Një nga grupet më të njohura në vendin tonë me një nga vokalistet më interesante dhe magnetike – “Kerana dhe kozmonautët” - i shton një yjësi të re kozmosit të tij muzikor. Më 19 shtator, në Sofje, muzikantët do të prezantojnë me një koncert..

botuar më 24-09-18 6.10.PD