Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Biznesi do të tërheqë studentë bullgarë, të cilët studiojnë jashtë shtetit

Foto: arkiv

Bullgaria të bëhet një vend me perspektivë të mirë për realizimin profesional të studentëve tanë që studiojnë në universitete botërore – kjo është ambicia e projektit “стаж@bg” (stazh@bg) të organizuar nga biznesi bullgar ndërmjet Rrjetit Bullgar të Marrëveshjes Globale të OKB-së. Kjo është një shoqatë joformale e më shumë se 1200 kompanive dhe organizatave, të cilat aplikojnë parimet e përgjegjësisë korporatave sociale. Çdo ditë rreth 5000 bullgarë të rinj shkojnë në universitete të huaja. Vetëm 60% prej tyre kthehen tek ne. Kompanitë bullgare kuptojnë se bëhet fjalë për të rinj me vlerë të lartë të shtuar për shkak të studimit të tyre të mirë dhe kontaktit të drejtpërdrejt me kultura të huaja. Por akoma nuk ka një politikë për tërheqjen e tyre – tregon studimi i Rrjetit Bullgar dhe anëtarëve të tij.

Se si do të ndryshohet situata? Në fillim, në kuadrin e projektit “стаж@bg” do të zhvillohet një garë për transferim të diturive dhe inovacioneve, në të cilën do të mund të marrin pjesë studentë nga universitete të huaja. Çdo një kompani duhet të prezantojë një kazus real problematik dhe të rinjtë do të duhet të propozojnë zgjidhjen. Çmimi për më të mirët do të jetë stazh veror dhe mundësi të marrin pjesë në implementimin e praktikës së re në ndërmarrjen konkrete.

Sa kompani do të marrin pjesë dhe cilat janë fushat e tyre?

“Kemi ftuar të gjitha kompanitë, mjafton që ato të kenë dëshirë të marrin pjesë – përgjigjet Marina Stefanova, drejtorja ekzekutive e Rrjetit bullgar të Marrëveshjes Globale të OKB-së. – Në vend të parë këta janë anëtarët e Rrjetit Bullgar, sepse me ta punojmë vazhdimisht sipas parimeve të Marrëveshjes Globale, dimë se ata janë punëdhënës të tejdukshëm, me etikë të lartë që punojnë me marka të provuara. Në vend të dytë ato janë kompani, të cilat punojnë në projekte tona të tjera kolektive dhe janë nga fusha të ndryshme – sektori bankar, ai i sigurimit, prodhimi etj.”

Një kompani e madhe e gazit është ndër firmat, të cilat tashmë kanë deklaruar gatishmëri për pjesëmarrje në projekt. Stojan Turlakov, drejtori i programit për stazh të kësaj kompanie tha para mikrofonit të Radio Bullgarisë, se çdo vit firma ofron stazh për 40-50 pozita në seksione të ndryshme. Pastaj mesatarisht 20-30% prej të rinjve mbeten të punojnë në kompani. Përveç kërkesave specifike për vendin konkret punëdhënësit presin nga të rinjtë të punojnë fortë e të jenë gati të mësojnë gjëra të reja.

Mirëpo se si kompania do të hyjë në konkurrencë me firmat e huaja dhe se si do të tërheqë këta bullgarë të suksesshëm?

“Do t’i tërheqim me punë të lidhur me problemet teknologjike më të reja dhe më interesante të kompanisë. Biznesi ynë, furnizimi me gaz, është relativisht i ri në Bullgari dhe teknologjitë akoma nuk janë përhapur. Kemi mjaft përvojë në transferimin e teknologjive nga shtete të tjera, të cilat janë gazifikuar tashmë 30-40 vjet. Pikërisht në këtë sferë, ku përpunohen dhe zbatohen teknologjitë më të reja, do të punojnë studentët. Mendojmë se në universitet e tyre të huaja ata kanë akses tek teknologjitë e reja dhe do të mund t’i transferojnë tek ne, të japin mendime dhe të punojnë për implementimin e tyre.”

Projekti parashikon organizimin e një seminari, në të cilin studentët që mësojnë jashtë shtetit, do të njihen me veprimtarinë e institucioneve kryesore bullgare si Ministria e Ekonomisë, Agjencia Kombëtare e të Ardhurave, Instituti Kombëtar i Sigurimeve etj. Problemet konkrete, mbi të cilat do të mund të punojnë do të bëhen të qarta gjatë dhjetorit.

Por se si informacioni do të arrijë tek ata?

“Në kuadrin e projektit “Arsimi botëror” bashkëpunojmë me 200 universitete dhe ato tashmë kanë informatë për projektin tonë – shpjegon Irina Hristakieva, koordinatorja e projektit “Arsimi botëror” – nga ana e tyre interesi për realizimin e studentëve është i madh, sepse rejtingu i universiteteve përcaktohet sipas statistikës për këtë sa studentë të tyre fillojnë punë menjëherë pas përfundimit të studimit. Për këtë arsye e kemi përkrahjen e universiteteve të huaja dhe ato do të informojnë studentët e tyre bullgarë.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nxënësit bullgarë fituan 4 medalje në Olimpiadën Ndërkombëtare të Kimisë

Nxënësit bullgarë fituan 4 medalje në Olimpiadën Ndërkombëtare të Kimisë në Arabinë Saudite, të mbajtur nga 21 deri më 30 korrik. Ata fituan një medalje ari, një bronzi dhe dy argjendi. Ari u fitua nga nxënësi i klasës së dymbëdhjetë, Viktor..

botuar më 24-07-30 9.23.PD
Foto: Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Nxënësit bullgarë fituan 9 medalje nga olimpiadat e fizikës në Iran dhe Gjeorgji

Nxënësit bullgarë fituan pesë medalje - një të argjendtë dhe katër të bronzta - në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikës në qytetin Isfahan, Iran. Në garë morën pjesë 198 pjesëmarrës nga ekipe nga 46 vende. Medaljen e argjendtë e fitoi Bajan Geçev..

botuar më 24-07-29 5.41.MD

Një shoqatë joqeveritare me një fushatë për t'u marrë me plehërishtat e parregulluara në vendin tonë

Shoqata "BG Ji Aktiv" (BG Бъди активен) fton organizatat joqeveritare, klubet sportive dhe institucionet arsimore për të inkurajuar organizimin e veprimtarive të pastrimit dhe bisedave edukative në lidhje me fushatën "JO plehërishtave ilegale", me..

botuar më 24-07-28 9.25.PD