Më 12 nëntor në sallën “Arena Armeec” të Sofjes u zhvillua koncerti i parë tek ne i sopranos britanike me famë botërore Sarah Brightman. Ajo erdhi në Bullgari në kuadrin e turneut të vet botëror “Dreamchaser World Tour”. Këngëtarja është me diapazon të mahnitshëm vokal dhe stil specifik “crossover”, i cili i bashkon stilet e ndryshme. Në koncert ishin përfshirë hitet më të mëdha të 11 albumeve të saj. Në Sofje ajo zgjodhi muzikantët nga orkestra simfonike e Radios Kombëtare Bullgare. Dirigjent ishte Paul Bateman, i cili është autor i aranzhimit të hitit të saj të madh “Time to say goodbye”. Ai gjithashtu ishte në Bullgari për herë të parë. Bashkëpunimi i tyre artistik vazhdon tashmë 20 vjet. Dje para provës së tij të parë me orkestrën në studion e parë të Radios Kombëtare Bullgare ai tha se është shumë i kënaqur për këtë se është në Sofje dhe mendon se kryeqyteti bullgar është interesant dhe i bukur.
Në skenën e sallës “Arena Armeec” doli dhe mysafiri i posaçëm – solisti zviceran me prejardhje turke Erkan Aki, me të cilin Sarah Brightman këndoi “Canto Della Terra” dhe "The Phantom of the Opera", të shoqëruara me duartrokitje të forta.
Një udhëtim muzikor dhe vizual në kozmos – kështu mund të përshkruhet koncerti i këngëtares britanike. Adhuruesit kishin mundësi të shikojnë në një mur të stërmadh video kuadro të mrekullueshme kozmike dhe pamje nga Toka.
Publiku dëgjoi me kënaqësi interpretimet e saj emblematike “Time to say goodbye”, “Nessun Dorma”, dhe aranzhime të reja të këngëve të grupit “Queen” “Who Wants to Live Forever” dhe të grupit “Kanzas” – “Dust In The Wind” – me të cilën përfundoi koncerti.
Sarah mbërriti në Sofje pas koncertit të parë të turneut të saj në Stamboll dhe sot niset drejt Bukureshtit. Turneu vazhdon në pjesën lindore të Evropës dhe do të arrijë deri tek Japonia. Pas përfundimit të tij ajo do të ndërpresë koncertet e saj për pothuaj një vit, sepse do të përgatitet për udhëtim në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar. Ajo do të bëhet turisti i tetë kozmik dhe do të japë koncertin e parë në bordin e stacionit.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Një nga këngët pjesëmarrëse në Konkursin "Burgas dhe Deti" 2024 është "Ti më premtove" në interpretim të Ansamblit Vokal “HighLight”. Në të u mblodhën 20 këngëtarë të rinj të talentuar nga HighLight Singing Academy. Disa prej tyre tashmë janë fitues..
Dy autorë dhe interpretues të talentuar u bashkuan në një duet. Robi dhe Dara Ekimova krijuan bashkë muzikën dhe tekstin e këngës "Nëse telefonon". Aranzhimin e bënë Robi dhe Martin Nikollov. Robi tregon për krijimin e këngës: "Një mbrëmje i..
Shtëpia e Kulturës "Sredec" në Sofje shënon 50 vjetorin e saj me një sërë ngjarjesh muzikore nën titullin "Ishulli i Muzikës". Në këtë mënyrë, Shtëpia e Kulturës "Sredec" u jep një skenë profesionistëve të dëshmuar dhe të rinj - këngëtarë dhe..
Angell Prodanov - Aço është gati 30 vjeç, dhe ndonëse që në fëmijëri luan piano dhe studion solfezh, ai ka rreth shtatë vjet që merret me muzikë..