Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mësimi i Programimit duhet të fillojë që në kopsht

БНР Новини
Foto: uni-ruse.bg

Depërtimi i teknologjive të informacionit në arsimin bullgar mbetet prapa. Një anketim i Rrjetit Shkollor Evropian, i financuar nga Komisioni Evropian tregon, se Bullgaria është në një nga vendet e fundit në Evropë për nga numri i kompjuterëve në një klasë. Tek ne 11 nxënësve nga klasat e larta iu takohet mesatarisht nga një kompjuter, përderisa në BE-në – nga katër. Përveç bazës së prapambetur materiale, një problem tjetër është mungesa e përmbajtjes digjitale me cilësi në librat shkollorë. Krahas kësaj nuk është e garantuar mundësia për kualifikim të përhershëm të mësuesve në shfrytëzimin efektiv të teknologjive moderne në punën e tyre në klasë. Ka edhe deficit i specialistëve të kualifikuar në fushën e teknologjive të informacionit. Sipas të dhënave aktualisht në botë nuk mjaftojnë specialistë IT. Në mbarë botën kjo pamjaftueshmëri është përafërsisht 4.5 milion veta, në Evropë – afro një milion, ndërsa tek ne – dhjetëra mijë. Që në fund të vitit të kaluar Ministria e Arsimit dhe e Shkencës hartoi një strategji për aplikim efektiv të teknologjive të informacionit dhe të komunikacionit në arsim për periudhën nga viti 2014 deri në vitin 2020. Në të parashikohen 50 masa, qëllimi i të cilave është të zgjidhen problemet ekzistuese. Kjo do të kushtojë afro 560 milion leva, të cilat do të sigurohen nga buxheti dhe nga programet evropiane. Dhoma dhe laboratorë virtualë, sistem kombëtar i dhënies së provimeve onlajn, manuale elektronike të të gjitha lëndëve mësimore janë vetëm një pjesë prej hapave konkretë që duhet të ndërmerren deri në vitin 2020.

“Brezi që po rritet është plotësisht digjital. Fëmijët nevojiten resurse multimediatike dhe ne duhet t’u sigurojmë – thekson Orlin Kuzov, ekspert në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës. – Nëse ne nuk do të ndërmarrim hapat e domosdoshëm, atëherë ata fëmijë do të humbin interesin ndaj procesit mësimor. Planifikojmë, që deri në vitin 2020 arsimimi fund e krye të jetë elektronik. Tashmë shumë shtëpi të botimit u orientuan në këtë drejtim dhe krahas librave të shkruara shkollorë, ata bëjnë edhe manuale multimediatike. Dhe kjo tendencë duhet të inkurajohet.”

Si duket arsimi amtar nga këndvështrimi i biznesit dhe si ai u përfshi në zgjidhjen e problemeve ekzistuese? Sipas përfaqësuesve të sektorit IT të rinjtë nuk janë të informuar mjaftë për mundësitë për karrierë në këtë fushë perspektive, në të cilën nuk ka papunësi ndërsa rroga mesatare për vitin e kaluar ishte 2500 leva. Ata janë të mendimit se mungojnë mësues në fushën e teknologjive të informacionit dhe të komunikacionit. Krahas kësaj edhe baza materiale nuk është mjaftë moderne. “Institucionet arsimore duhet të mësojnë nxënësit dhe studentët si, por jo çfarë të mendojnë. Fëmijët duhet të formohen si personalitete kreative” është kategorike Elena Marinova, anëtare e Këshillit Drejtues të Asociacionit Bullgar të Teknologjive të Informacionit dhe presidente e Kompanisë “Musala Soft”.

Përsa i përket teknologjive të informacionit dhe të komunikacionit në procesin mësimor ajo mendon: “Akoma është tepër e kufizuar depërtimi i teknologjive të informacionit në programet mësimore. Nxënësit kanë orë të teknologjive të informacionit, por në klasat më të larta. Kjo është tepër vonë. Është e domosdoshme që procesi mësimor i teknologjive të informacionit të fillojë që në kopsht. Një problem tjetër është, se në tërë procesin mësimor nuk shfrytëzohen gjerësisht teknologjitë e informacionit, gjë që praktikohet në mbarë botën. Dhe ne duhet të kopjojmë modelin e vendeve tashmë të avancuara në këtë drejtim. Organizatat, që punojmë në fushën IT përpiqemi, që në kopshtet fëmijët të fillojnë të mësojmë programimin. Ka mënyra dhe loja të ndryshme me ndihmën e të cilave fëmijët mund të tërhiqen te fusha IT. Dhe nëse do të rritet numri i njerëzve, që shfaqin interes për karrierë në këtë sferë, kjo do të reflektojë pozitivisht mbi zhvillimin e shtetit vitet e ardhshme.”

Arsimimi elektronik heq diskriminimin dhe e bën procesin mësimor të arritshëm për të gjithë fëmijët. Në këtë janë të bindur përfaqësuesit e biznesit IT tek ne. Për shkak të mungesës së kuadrove vitet e fundit, vet kompanitë filluan realizimin e më se 30-40 programeve arsimore. Si përhapja e gjerë e teknologjive të informacionit dhe të komunikacionit në arsim mund të ndihmojë rritjen ekonomike të shtetit?

“Ato janë kompani, që punojnë në tregjet ndërkombëtare me vlerë të lartë të shtuar. Thënë me fjalë të tjera ato investojnë shumë para në thesarin e shtetit – shpjegon Elena Marinova. – Kjo shton buxhetin e shpenzimeve publike – për infrastrukturë, shëndetësi, pensione, arsim, i cili prapë e vë në lëvizje rrotën.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shumica e të rinjve tashmë e shohin zhvillimin e tyre JO jashtë vendit, por në Bullgari

Një shumicë e konsiderueshme e të rinjve në vendin tonë - 89%, e shohin zhvillimin e tyre në pesë vitet e ardhshme jo jashtë vendit, por në Bullgari, sipas një studimi të ri nga Agjencia e Analizës së Opinionit të Konsumatorëve JTN dhe Platforma..

botuar më 24-08-05 7.15.PD

Bullgarët u bënë zëvendës-kampionët botëror në debatet shkollore

Bullgaria u bë e dyta në debatet shkollore në Kampionatin Botëror në fund të korrikut në Beograd, Serbi. Në turne morën pjesë 68 shtete, përfshirë SHBA-në, Katarin, Kinën. Nxënësit bullgarë tanë mposhtën në debate shtete tradicionalisht të forta,..

botuar më 24-08-04 11.05.PD
Foto: Facebook / „Чудесата на природата: от семе до гора“

Mrekullitë e pyjeve bullgare janë paraqitur në Muzeun Historik Natyror të Çerni Osëm

Ekspozita "Mrekullitë e natyrës: nga fara deri në pyll" do të mund të shihet deri në fund të gushtit në Muzeun Historik Natyror të fshatit të Trojanit Çerni Osëm. Ekspozita paraqet procesin e lindjes së një pylli, bukurinë e pyjeve bullgare dhe..

botuar më 24-08-04 9.55.PD