Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Bullgari ka rrezik importi të terroristëve nga Lindja e Mesme

БНР Новини
Foto: BGNES

Sajti i lajmeve “BuzzFeed News”, cituar nga Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA), publikoi njoftimin e trafikantit turk Hasan, i cili tha se ka transportuar përmes kufirit 10 xhihadistë të ISIS-it. Për çdo terrorist të transportuar Hasan ka marrë nga 2500 dollarë. Ky është njoftimi i parë zyrtar se terroristë nën maskën e refugjatëve sirianë kanë hyrë në Evropë, shkruan sajti.

Një ditë pas këtij lajmi në Konferencën e Tretë Vjetore për Sigurinë, Ministri i Mbrojtjes Nikollaj Nençev deklaroi se ka rrezik që terroristë të hyjnë në territorin e Bullgarisë. “Ndodhia në Lindjen e Mesme, në “Shtetin Islamik” na bën të mendojmë se grupe terroristësh mund të gjenden në Bullgari dhe të “zgjojnë” përkrahësit e tyre pasivë. Duhet të bëjmë çdo gjë që është e mundur për të kufizuar maksimalisht veprimtarinë e këtyre grupeve në vend.”

Pohimet e ish-ministrit të mbrojtjes Velizar Shallamanov se në emër të ISIS-it luftojnë qytetarë bullgarë dolën dyshime, sipas ministrit aktual Nikollaj Nençev. “Nuk kemi prova kategorike për raste të tilla”.

“Në këtë organizatë terroriste ka më se 15 mijë të huaj, prej të cilëve 3-5 mijë janë shtetas të vendeve të Evropës, vë në dukje kryetari i Forumit të Sigurisë në Sofje, z. Jordan Bozhillov. – Nuk kemi prova për bullgarë të cilët veprojnë pro ISIS-it, por ndoshta ka njerëz të cilët disponojnë pasaporta bullgare. Me siguri ka një bullgar të arrestuar në Spanjë i cili ka ndihmuar procesin e punësimit të luftëtarëve në ISIS-në. Ky rrezik nuk duhet të nënvlerësohet, sepse përmes territorit të Bullgarisë drejt Evropës mund të kalojnë pikërisht ata militantë të cilët kanë luftuar në Irak dhe Siri.”

Gjatë Forumit të Sigurisë në Sofje Ministri i Punëve të Jashtme, Daniell Mitov tha: “Përhapja e konflikteve në Lindjen e Mesme, Afrikën Veriore, Siri, Irak dhe Libi përbëjnë një rrezik serioz dhe të drejtpërdrejtë për sigurinë e Aleancës. Ky rrezik kërkon veprime të menjëhershme. Në Uells aleatët, përfshiu Bullgarinë, përkufizuam veprimtarinë terroriste të ISIS-it si rrezik shumë të madh për ne dhe rajonin. Sfidat kërkojnë qasjen ndërkombëtare dhe gjithëpërfshirëse. Rezoluta 2178 e Këshillit të Sigurisë të OKB-së të datës 24 shtator 2014 është një instrument i rëndësishëm për luftën kundër terrorizmit. Aplikimi i kësaj rezolute në Bullgari është me rëndësi të madhe dhe vendi i bën hapat e duhur. Besojmë se procesi i forcimit të legjislacionit kombëtar do të startojë së shpejti.”

Ndihmësi i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Sorin Dukaru, i cili ishte i pranishëm në Forumin e Sigurisë në Sofje, bëri thirrje për harmonizimin e ligjeve për persekutimin penal të terroristëve me pasaporta evropiane. I pyetur “Bullgaria a duhet të konsiderojë krim pjesëmarrjen e bullgarëve në ISIS-in?”, z. Dukaru u përgjigj kështu: “Për sa i përket kësaj çështjeje, çdo shtet duhet të përfitojë nga përvoja e shteteve të tjera. Duhet të bëjmë përpjekje në harmonizimin e legjislacioneve. Kjo mund të bëhet në shumë nivele – p.sh., në BE ka sektor “drejtësia dhe punët e brendshme”. Në nivel të NATO-s mund të forcohen njoftimet reciproke lidhur me sigurinë.”

“Bullgarët të cilët luftojnë për ISIS-in duhet të mbajnë përgjegjësi penale. Kështu vijon të ndryshojë Kodi Penal”, tha Ministri i Punëve të Jashtme, Daniell Mitov një ditë pasi u mbyll Konferenca e Tretë Vjetore për Sigurinë.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Denica Saçeva nga GERB

Reagimet në Kuvend për propozimin e PP-DB për shtyrjen e mandatit të kabinetit

Forcat politike të përfaqësuara në parlament kanë reaguar me një dozë të fortë skepticizmi ndaj propozimit ekscentrik të "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) që presidenti Rumen Radev të shtyjë për 3 muaj dorëzimin e mandatit..

botuar më 24-07-16 3.18.MD
Aleksandër Nikolloski

Ngjarjet me adresë ballkanike

Shkupi dëshiron të tërheqë mallra nga Evropa drejt Selanikut përmes  një linje të re hekurudhore Ndërtimi i linjës hekurudhore përgjatë Korridorit 10 është prioritet për Maqedoninë e Veriut, tha ministri maqedonas i Transportit Aleksandër..

botuar më 24-07-12 4.40.MD

Po diskutohet krijimi i linjës ajrore Sofje – Tiranë

Turizmi është diplomacia më e mirë sepse shoqërohet gjithmonë me emocione pozitive dhe kujtime të mira. Jemi jashtëzakonisht të impresionuar nga ajo që ka arritur Shqipëria në fushën e turizmit, tha ministri bullgar i turizmit Evtim Milloshev në..

botuar më 24-07-12 10.28.PD