Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

75 vjet nga lindja e dirigjentes Petja Pavlloviç

Petja Pavlloviç (1939 – 2007)
Foto: arkiv

Në Akademinë Kombëtare të Muzikës në Sofje u shënua përvjetori i 75-të i lindjes së dirigjentes Petja Pavlloviç. Ajo është figurë e rëndësishme në historinë e artit koral në vend. Tri formacione u ngjitën në skenë për të përkujtuar dirigjenten e talentuar e cila u nda nga jeta më 2007. Në fillim u paraqit Kori Akademik “Shën Paraskeva”, i cili është trashëgimtar direkt i shkollës së Petja Pavlloviçit.

Në emrin e dirigjentes bullgare është themeluar çmimi “Petja Pavlloviç” dhe sivjet atë e meritoi njëri nga pjesëmarrësit e Korit Akademik. E bija e dirigjentes, Teodora Pavlloviç, e cila ka trashëguar profesionin e së ëmës, e shpërndau çmimin, duke thënë: “Më vjen mirë se çmimi shkon te një person i ri, i cili e ndihmoi Korin Akademik që të mbijetonte. Kjo është Ljubomira Sllavkova. Ajo ishte një vajzë e vogël kur nisi të këndonte me nënën time. Me përkushtim të madh Ljudmilla punon në dobi të korit dhe e falënderoj atë. Ajo është një modeliste e talentuar. Së shpejti do të organizohet ekspozita e saj e parë dhe ne do ta ndihmojmë Ljubomirën në këtë nismë. Çmimi e kërkon prej nesh.”

Kor “Petër Stajnov” dhe Kori “Shën Paraskeva”Ja se çfarë tha dhe vetë Ljubomira: “Petja Pavlloviç ishte një preson shumë i përkushtuar në muzikë dhe njëkohësisht frymëzues i veprimtarisë korale. Që të dukej mirë shkolla e saj, Petja punonte çdo detaje dhe jepte maksimumin prej vetes. E kishte fituar respektin e të gjithëve. Për mua çmimi në të vërtetë është nder i madh”.

Koncerti në Akademinë Kombëtare të Muzikës ishte në kuadër të Festave Muzikore kushtuar dirigjentit të madh bullgar Petko Stajnov. Dikur këtë aktivitet e ka nisur vetë Petja Pavlloviç – më 1994 në vendlindjen e saj Kazanllëk (Bullgari Qendrore). Aty është lindur dhe Petko Stajnov. Sot aktiviteti mbahet si në Sofje, ashtu dhe në Kazanllëk. Kori i Kazanllëkut gjithashtu mori pjesë në mbrëmjen përkujtimore të dirigjentes.

Kori i Eparkisë së qytetit VracaNë koncert po ashtu u paraqit Kori i Eparkisë së qytetit Vraca. Udhëheqës i tij është peshkopi Kiprian. Ky i fundit është i vetmi peshkop ortodoks dirigjent i korit kishtar dhe filarmonisë. Në përkujtim të Petja Pavlloviçit kori i burrave solli himnin e krishterë që e lavdëron Shën Marinë. Pjesa është e kompozitorit Petër Dinev. Finalja e koncertit ngjiti në skenë tri koret, të cilat së bashku sollën disa interpretime.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Fotografitë janë ofruar nga organizatorët



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Si zogjtë"

Vera është stina në të cilën zhvillohen festivalet më të shumta dhe të larmishme. Njëri prej tyre fillon sot, më 23 gusht, në Sevlievo. Aty, që nga viti 2017, kalaja "Hotaliç" është shndërruar në një skenë ku performojnë grupet vendase të rock-ut...

botuar më 24-08-23 7.20.PD

“Momente"

Me këngën “Momente” po shkojmë në breg të detit me Nikollën dhe Lindën, të cilët këndojnë për momentet e tyre të vërteta. Nikolla Dimitrov është autor i tekstit dhe recitativit, bazuar në atmosferën gjatë muajve të verës në bregdetin bullgar të..

botuar më 24-08-22 6.15.PD

"Ti"

DeepZone Project vazhdon linjën në të cilën ata interpretojnë në një mënyrë të re këngët e njohura nga autorë dhe interpretues bullgarë. Këtë verë muzikantët prezantojnë një nga këngët më të dashura bullgare - "Ti", kënduar fillimisht nga Nina..

botuar më 24-08-21 7.05.PD