Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tomisllav Donçev: “Përpjekjet e përbashkëta janë formula e suksesit”

БНР Новини
Foto: BGNES

Formimi i qeverisë së fortë në Bullgari pas zgjedhjeve parlamentare më 5 tetor të këtij viti, megjithëqë në të hyrën shumë parti, ishte një proces i detyrueshëm me arsye edhe, që të mos humben mjete evropiane. Më se 70 për qind nga investimet në Bullgari sigurohen nga fondet evropiane. Deri në fund të vitit 2015 Bullgaria duhet të absorbojë afro 11 miliard euro për periudhën 2007-2013. Akoma 16 miliard euro priten gjatë periudhës së re programore nga viti 2014 deri në vitin 2020, që tashmë filloi.

Çfarë është situata e tanishme? Vallë, a do të hasen vështirësi për shkak të situatës së ndërlikuar politike? Cila është formula e rritjes ekonomike? Në një intervistë për Radio Bullgarinë këtë temë e komentoi zëvendës kryeministri i fondeve evropiane dhe politikës ekonomike në kabinetin e ri Tomisllav Donçev. Pikërisht përpjekjet për marrjen e çdo eurocenti e motivoi atë, prapë të zërë këtë post të përgjegjshëm.

“Situata e tanishme me fondet evropiane është tepër e rëndë. Mjetet e njërës prej programeve operative akoma janë të ngrira. Është problem shlyerja e korrigjimeve financiare dhe vonesa e startimit të periudhës së re programore. Sistemi u dështua. Në se një sistem me pak hallka nuk punon mirë, atëherë paratë lëvizen ngadalë dhe ngandonjëherë pezullohen. Pikërisht e tillë është situata e tanishme – shpjegon zoti Donçev. – Mirëpo, ka edhe probleme të tjera edhe më të mëdha. Si rezultat i ngrirjes së pagesave të programit “Mjedisi” motivimi i autoriteteve vendore është tepër i ulët. Kjo reflektoi edhe mbi ritmin e pagesave. Dhe pikërisht në këtë shprehet situata e ndërlikuar, jemi të kërcënuar të humbim para evropiane. Mirëpo, situata do të keqësohet, nëse shteti nuk do të shpallë kategorikisht politikën e vet dhe kështu ta sigurojë dhe ta motivojë administratat bashkiake të bëjnë investime në projekte si rehabilitimi i rrjetit të kanalizimit, infrastrukturës e kështu me radhë. Kështu që detyrë e dorës së parë të shtetit është të vendosë jo vetëm marrëdhënie të mirëbesimit me Komisionin Evropian, por edhe të sjellë qetësi në marrëdhëniet me përfituesit, që zbatojnë projektet dhe realizojnë investimet. Pa vendosur qetësi dhe qartësi, pa filluar një dialog të partneritetit nuk mund t’iu shpresojmë startimit normal dhe punës efektive gjatë periudhës së re programore. Ja përse kjo është një nga detyrat kryesore dhe me prioritet.”

Vallë, a do të keni probleme në përvetësimin e parave evropiane për shkak të karakterit të ndërlikuar dhe shumë partiak të kabinetit të ri “Borisov 2”?

“Është fakt, se kabineti i tanishëm u formua pas bisedimeve të gjata dhe pas kompromiseve nga forcat politike. E kam të qartë këtë, sepse mora pjesë në mbarë procesin, jo vetëm si vëzhgues. Është mirë, se aktualisht Bullgaria disponon një qeveri dhe parlament, që punojnë. Parlamenti është në gjendje të miratojë vendime politike afatgjata. Paratë evropiane nuk kanë as ngjyrë, as drejtim. Kështu që nuk mund të kërkojmë ndarjen ideologjike të së majtës dhe të së djathtas. Paratë janë për të gjitha bashkitë bullgare, për të gjithë përfaqësuesit e biznesit, të cilët iu përgjigjen kërkesave. Kështu që emocione partiake nuk mund të priten. Duke marrë parasysh situatën e tanishme, kemi ndërmend të ndërmarrim hapat e domosdoshëm. Jam me shpresë, se ky kabinet do të ketë një mandat të plotë. Dhe kjo për arsye, se vetëm, në këtë mënyrë do të realizohen politika dhe reforma afatgjatë. Kështu në më shumë sfera do të shfrytëzohen mjetet evropiane, gjë për të cilën nevojitemi.”

Përsa i përket rimëkëmbjes së Bullgarisë, zoti Donçev mendon:

“Kjo varet nga ne. Nuk duhet të shpresojmë, se një zhvillim i mirë i situatës mund të jetë rezultat i përkrahjes së ndonjërit tjetër. Detyra jonë është që vet të bëjmë çmos dhe ta përvetësojmë financimin evropian. Sepse ato janë mjetet, që do të na ndihmojnë të bëjmë reformat dhe modernizimin e vendit. Mirëpo, duhet të bëjmë përpjekje edhe ne. Dhe kjo mund të bëhet me më shumë punë, me motivacion, me më pak grindje, duke shikuar në një drejtim të përbashkët. Historia e Bullgarisë nga 100 vitet e fundit tregon, se vendi ynë shënon një përparim, vetëm atëherë kur popullsia – punonjësit, biznesi, intelektualët, politikanët, kanë gjetur rrugën e përbashkët. Dhe detyra jonë më parë si njerëz, dhe pas kësaj si politikanë, është të gjejmë atë që na bashkon – qëllimet, për të cilët të gjithë do të ecim në një drejtim. Dhe pikërisht kjo është formula e suksesit dhe rritjes.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Aleksandër Nikolloski

Ngjarjet me adresë ballkanike

Shkupi dëshiron të tërheqë mallra nga Evropa drejt Selanikut përmes  një linje të re hekurudhore Ndërtimi i linjës hekurudhore përgjatë Korridorit 10 është prioritet për Maqedoninë e Veriut, tha ministri maqedonas i Transportit Aleksandër..

botuar më 24-07-12 4.40.MD

Po diskutohet krijimi i linjës ajrore Sofje – Tiranë

Turizmi është diplomacia më e mirë sepse shoqërohet gjithmonë me emocione pozitive dhe kujtime të mira. Jemi jashtëzakonisht të impresionuar nga ajo që ka arritur Shqipëria në fushën e turizmit, tha ministri bullgar i turizmit Evtim Milloshev në..

botuar më 24-07-12 10.28.PD
Dimitër Gllavçev

Bullgaria kërkon që Shkupi të respektojë Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë të vitit 2017

Diskutuam se si ta bëjmë NATO-n më të fortë, duke u fokusuar në punën kolektive, duke forcuar njëkohësisht mbrojtjen e secilit vend anëtar, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev. Ai shtoi se në diskutimet në Uashington në kuadrin e samitit me..

botuar më 24-07-11 9.59.PD