Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rreziqet dhe mundësitë për Bullgarinë në absorbimin e fondeve evropiane

БНР Новини
Foto: arkiv

Absorbimi i fondeve të BE-së është prioriteti numër 1 i qeverisë së re në Bullgari pasi vendi ishte përfshirë në një krizë të vazhdueshme politike e ekonomike. Përpjekjet për çdo një euro janë të detyrueshme dhe të pashmangshme, deklaroi z. Tomisllav Donçev, Zv/kryeministër për fondet evropiane dhe çështjet ekonomike në kabinetin “Borisov 2”.

Z. Donçev, cilat janë rreziqet dhe mundësitë për Bullgarinë në absorbimin e fondeve të BE-së? A do të përpiqemi ta kompensojmë të humburin vit pasi në 2014 u bllokuan shumë mjete?

“Këto janë pyetje të vështira. Le t’ia nisim periudhës para mbyllëse të programeve evropiane 2007-2013. Pagesat sipas saj do të kryhen deri në vitin 2015. Pikërisht ky është rreziku i parë dhe njëkohësisht prioriteti i parë gjatë muajit në vijim. Pra, duhet ta mbyllim vitin me sa më pak mjete të humbura. Për çdo vit të pagesave është vendosur një shumë konkrete dhe kjo e fundit duhet të shlyhet. Nëse është më e vogël, atëherë mjetet do të humben. Situata është tepër e komplikuar për dy nga programet. Deri në fund të 2014-ës duhet të shlyhen më se 460 mln euro – po thuaj se e pamundur brenda 30 ditëve të punës që po mbeten. Ne nuk jemi çudibërës. Rreziku është i madh për programin “Zhvillimi i rajoneve rurale”. Besoj se dialogu i argumentuar me Komisionin Evropian dhe përpjekjet e përbashkëta do ta zvogëlojnë humbjen. Për ne kjo është sfida e parë. Gjithsesi duhet të vazhdojmë punën sipas projekteve aktuale. Pra, investimet të jenë të sakta dhe cilësore. Gjë të cilën gjithmonë e kemi pasur prioritet.”

Ndërtimi i autostradës “Hemus” është qëllimi i dytë për nga rëndësia i kabinetit. Autostrada do të ndërtohet me mjetet nga periudha e sapostartuar e programeve evropiane 2014-2020, vuri në dukje z. Tomisllav Donçev. Për fat të keq, parashikimet e tij para një viti që 2014-a do të jetë vit zero, dolën të vërteta. Tani përpjekjet janë që 2015-a të mos jetë gjithashtu vit zero. Mirëpo, situata është mjaft e komplikuar. Ja pse prioritet është po ashtu përvetësimi i fondeve evropiane nga periudha e re. “Bëhet fjalë për më se dy të tretën e resursit të prokurimeve publike lidhur me infrastrukturën rrugore, hekurudhat, mjedisin – ujëra, mbeturina, cilësi të ajrit. Po të stopohet financimi ose së paku të vonohet, do të jetë shok për ekonominë dhe do të ketë krizë në sektorin e ndërtimeve”, i bindur është z. Tomisllav Donçev.

“Të gjithë mund të binden se projektet e infrastrukturës në jug të Bullgarisë e ndryshuan atë.

Shembulli më i mirë është autostrada “Trakia”, por edhe të tjerat – “Struma” dhe “Marica”. Rreth e përreth autostradave vërehet rimëkëmbja ekonomike, interesi i investitorëve u shtua si në ndërtimin e kapaciteteve prodhuese, ashtu dhe në fushën e shërbimeve. Për fat të keq në veri të Bullgarisë nuk është ashtu.

Prandaj autostrada “Hemus” është me prioritet të veçantë kombëtar. Ajo do të barazonte njëshëm mundësitë e Veriut dhe ato të Jugut të Bullgarisë jo vetëm rreth Detit të Zi, por dhe brenda vendit. Në situatën aktuale Veriu i Bullgarisë po kthehet në një enklavë transporti.

Kjo është e palejueshme. E keqja është se gjendja ndikon negativisht si mbi ekonominë, ashtu dhe mbi investimet dhe papunësinë aty. Paralelisht me autostradën “Hemus” duhet të mbyllen dhe projektet e tjera – “Lot Treshi” i autostradës “Struma” si pjesë e Korridorit № 4 në aksin Vidin-Sofje, “Ura e Danubit II”, tuneli i majës Shipka – pjesë e Korridorit № 9 dhe rrjeti rrugor midis Veriut dhe Jugut. Problemi është se mjetet sipas programit “Transporti” nuk mjaftojnë për realizimin e të gjitha projekteve. Nuk mjaftojnë nga 200 deri në 700 mln euro. Buxheti i 2014-ës disponon resurs të mjaftueshëm për të siguruar pagesat deri në fund të vitit. Për fat të mirë javën e kaluar Komisioni Evropian zhbllokoi rreth 800 mln euro sipas programit “Mjedisi” dhe presim së paku gjysmën prej tyre të vijnë brenda vitit. Problem tjetër i madh është bllokimi i programit “Zhvillimi rajonal”.  Për sa i përket buxhetit të 2015-ës, ndoshta me efekt negativ do të jenë korrigjimet financiare të cilat shteti është detyruar të bëjë si kusht për zhbllokimin e subvencioneve sipas programit “Mjedisi”, dhe eventualisht sipas atij “Zhvillimi rajonal”. Këtë çështje duhet ta zgjidhim muajin e ardhshëm para se të mbyllet viti.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sektori i IT-së tërheq mijëra bullgarë, por tregu preferon specialistët më me përvojë dhe të motivuar

Një nga sektorët kryesorë për sa i përket rritjes së pagave dhe interesit nga punëkërkuesit në Bullgari është ai i teknologjive të larta. E ndërsa para pandemisë punësoheshin specialistë të çdo lloji pavarësisht trajnimit dhe kualifikimit të tyre..

botuar më 24-08-22 7.20.PD

Familjet po marrin më shumë kredi të shpejta për të mbuluar shpenzimet e konsumit

Për gjysmën e parë të vitit 2024, paratë për kreditë e shpejta janë mbi 3 miliardë euro (6.017 miliardë leva), sipas Bankës Kombëtare Bullgare (BNB). Për krahasim, në fund të qershorit 2023, kreditë e shpejta të dhëna ishin 2.5 miliardë euro (4.926..

botuar më 24-08-19 9.57.PD

Eksportojmë më së shumti djathëra dhe gjizë në Greqi, Britani të Madhe dhe SHBA

Në periudhën janar-prill 2024 eksporti ynë kryesor i djathit dhe gjizës ishte në Greqi (882 ton, ose një rënie prej -48.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023), Mbretëria e Bashkuar (871 ton, ose një rritje prej 22.1%) dhe SHBA (844 ton,..

botuar më 24-08-14 4.49.MD