Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Energjetika në Bullgari – lidhja e shkurtër financiare

БНР Новини
Foto: BGNES

Borxhi i Kompanisë Elektrike të Bullgarisë është më se 1.5 mlrd euro. Pritet të mbyllet Centrali Bërthamor në  Bullgari, i dyti për nga madhësia në Gadishullin Ballkanik. Bankat edhe një herë refuzojnë t’i lëshojnë kredi monopolistit të furnizimeve me gaz nga Rusia gjigant shtetëror  “Bullgargaz”. Në vend bëhen rokada në masë në postet e larta lidhur me energjetikën. E gjithë kjo është një pasqyrë e shkurtër e problemeve në fushën e energjetikës në Bullgari. Nuk është e rastit se Ministrja e Energjetikës Temenuzhka Petkova urdhëroi revizion të plotë të sektorit për t’u konstatuar mungesa financiare.

Analizatorët mbi çështjet energjetike mendojnë se kriza në sektorin e energjetikës ka të bëjë me pozitën e papajtueshme me kërkesat dhe me politikën popullsite të disa qeverive. Çfarë ndodhi? Qeveritarët vazhdimisht refuzonin vendimet e Rregullatorit të Pavarur për Energji. Ky i fundit ngulte këmbë për çmime të favorshme si për konsumatorët, ashtu dhe për shoqëritë e shpërndarjes së energjisë elektrike kështu që të funksionojnë mirë, të bëjnë investime dhe të rrisin kualitetin e prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike.

Shkaku i dytë për situatën e komplikuar në vend është menaxhimi jo profesional dhe vendimet e gabuara. Shumica e firmave dhe shoqërive vazhdojnë të jenë pronë shteti. Në postet e rëndësishme caktohen njerëz të cilët punojnë në favor vetëm të qarqeve politike dhe të biznesit.

Faktori i tertë më i rëndësishëm i cili qëndron në bazën e kataklizmit në energjinë bullgare ka të bëjë me çmimet e energjisë elektrike. Ato janë tepër të larta për veprimtarinë normale të prodhuesve dhe tregtarëve të sektorit, të cilët nuk arrijnë të përfitojnë mjaft për të ofruar produkte dhe shërbime të cilësisë së lartë.

Më 1 janar 2014 çmimi i energjisë elektrike në Bullgari është me 45 për qind më i ulët se çmimi mesatar në BE. Në krahasim me Gjermaninë çmimi është 3 herë më i ulët, ndërsa në krahasim me Danimarkën – 4 herë më i ulët. Në këtë mënyrë publiku pret që çmimet e ulëta të energjisë elektrike të mbeten të qëndrueshme. Deri në këtë përfundim ka arritur ekspertët e Laboratorit të Menaxhimit të Rrezikut pranë Universitetit të Ri Bullgar, i cili laborator udhëhiqet nga ish-kryeministri Ivan  Kostov. Bullgaria është ndër 11 vendet e BE-së, të cilat kanë “deficit” në çmimin e energjisë elektrike dhe të cilat duhet të ndërmarrin masa, shkruan Komisioni Evropian në një raport. Në rastin tonë “deficit” do të thotë se çmimi nuk mbulon shpenzimet reale të kompanisë së energjetikës. Brukseli rekomandon që 11 vendet anëtare ta përballojnë problemin, përfshiu duke rritur taksat e energjisë elektrike, kombinuar me rritjen e ndihmave energjetike për të varfrit. Mirëpo, kur në grupin e të varfërve në Bullgari bie pjesa më e madhe e popullsisë, ekuacioni praktikisht nuk mund të zgjidhet.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sektori i IT-së tërheq mijëra bullgarë, por tregu preferon specialistët më me përvojë dhe të motivuar

Një nga sektorët kryesorë për sa i përket rritjes së pagave dhe interesit nga punëkërkuesit në Bullgari është ai i teknologjive të larta. E ndërsa para pandemisë punësoheshin specialistë të çdo lloji pavarësisht trajnimit dhe kualifikimit të tyre..

botuar më 24-08-22 7.20.PD

Familjet po marrin më shumë kredi të shpejta për të mbuluar shpenzimet e konsumit

Për gjysmën e parë të vitit 2024, paratë për kreditë e shpejta janë mbi 3 miliardë euro (6.017 miliardë leva), sipas Bankës Kombëtare Bullgare (BNB). Për krahasim, në fund të qershorit 2023, kreditë e shpejta të dhëna ishin 2.5 miliardë euro (4.926..

botuar më 24-08-19 9.57.PD

Eksportojmë më së shumti djathëra dhe gjizë në Greqi, Britani të Madhe dhe SHBA

Në periudhën janar-prill 2024 eksporti ynë kryesor i djathit dhe gjizës ishte në Greqi (882 ton, ose një rënie prej -48.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023), Mbretëria e Bashkuar (871 ton, ose një rritje prej 22.1%) dhe SHBA (844 ton,..

botuar më 24-08-14 4.49.MD