Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Grupi “Merudia” mbledh shoqëri në koncertin “Funplugged”

БНР Новини

Më 18 dhjetor në klubin kryeqytetas “Mixtape 5” grupi i muzikës reggae “Merudia” do të japë koncert me emrin “Funplugged”. Më shumë hollësira rreth ngjarjes sjell kitaristi i grupit Veselin Jovçev:

“Për ne ky është koncerti i vitit. Do ta japim atë së bashku me muzikantët e hip-hopit DRS. Në skenë po ashtu do të ngjitet grupi “Nokaut”. Kemi vendosur ta bëjmë ngjarjen në të vërtetë speciale. Zakonisht koncertet e hip-hopit shkojnë sipas këtij skenari: muzikantët të cilët rapojnë dalin në skenë, derisa DJ-i lëshon instrumentalet. Do ta zëvendësojmë DJ-in dhe me kolegët e tjerë nga “Merudia” do të interpretojmë këto pjesë live. Muzika që do të dëgjohet gjatë koncertit është jungle, dancehall, reggae, dub, hip-hop. E gjithë kjo do të ndodhë kur në skenë ngjiten muzikanti reggae Jahmmi Youth”, grupi rap Egotrip dhe DJ-i femra Fall Monke.”

“Minimum stres” është kënga e parë e grupit “Merudia” në të cilën ka elemente të muzikës hip-hop. Ja se çfarë komenton kitaristi Veselin Jovçev: “Ne interpretojmë reggae dhe e kombinojmë atë me ritmet afrikane dhe me folklorin bullgar. Grupi “Merudia” është sekstet. Baterisë i bie Nikollaj Bakallov, perkusioneve – Petër Todorov dhe unë luaj në kitarë. Aktualisht jemi me këngëtaren Kristina Serafimova dhe basistja Joana Ivanova. I gjashti Hristian Georgiev i bie kavallit dhe po ashtu instrumentit frymor me tastierë i cili nxjerr tingujt e muzikës reggae. Kavalli e pasuron muzikën tonë me elementet folklorike. Në muzikën tonë ka hip-hop. Hristian eksperimenton shumë në kombinimin e dy stileve – reggae dhe hip-hop.”

Çdo muaj grupi “Merudia” ka koncerte jashtë Sofjes. Më 26 dhjetor do të interpretojë në qytetin Veliko Tërnovo dhe më 27 dhjetor – në Ruse.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Më trego diçka"

Toma Zdravkovin e njohim si një nga zërat më karakteristikë të rokut bullgar. Pas një periudhe të ngopur me pjesëmarrje në formate televizive, ai sërish është angazhuar aktivisht në krijimin e këngëve të reja. Pasi prezantoi “Përpara” dhe “Mbresat..

botuar më 24-10-01 2.35.MD

"Një herë në një milion"

Kënga e fundit e Vlladi Ampov - Grafa është "Një herë në një milion". Autori i muzikës dhe aranzhimit është vetë Vlladi, ndërsa teksti është i Rushi Vidinliev. Ky takim krijues nuk është i pari për ta - bashkëpunimi i tyre i mëparshëm ishte 20..

botuar më 24-09-30 6.20.PD

“Kutia postare për përralla” vazhdon të udhëtojë mes bullgarëve jashtë vendit

Pas 17 takimesh të suksesshme në Evropë, formati i njohur letrar "Kutia postare për përralla" vazhdon turneun evropian me 11 vende të tjera. Ai paraqet një repertor tekstesh të reja dhe të preferuara nga publiku, të shkruara posaçërisht për..

botuar më 24-09-27 6.10.PD