Të prekur më së shumti nga kriza ekonomike dhe papunësia janë të rinjtë e moshës nga 15 deri në 24 vjeç. Sipas të dhënave të raportit evropian për punësinë për 2010-ën në disa vende 30 për qind e këtij grupi nuk janë punësuar. Edhe në Bullgari papunësia mes të rinjve është më e lartë – 28.4 për qind për 2013-ën, kurse niveli mesatar i papunësisë në vend ishte 13 për qind sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikës. Papunësia ka të bëjë me mungesën e arsimit të përshtatshëm dhe të shprehive të punës, si dhe me përjashtimin nga shkolla dhe me humbjen e motivacionit për shkak të qëndrimit të gjatë pa punë. Edhe më të prekur janë të rinjtë në gjendje të vështirë sociale e ekonomike, të cilët të rinj janë rritur në jetimore. Ja pse një sërë projektesh evropiane janë drejtuar tek integrimi dhe punësimi i tyre. Njëri nga projektet është “Get Ready 2 Work – gati për të punuar”, që financohet sipas programit operativ “Zhvillimi i burimeve njerëzore”.
Në bazë të sondazhit të praktikave të mira austriake dhe gjermane u krijua një program afatgjatë i trajnimit. “Zakonisht në Bullgari këta të rinj marrin mbështetje të njëhershme. Qëllimi ynë është që t’i ndihmojmë ata për të zhvilluar aftësitë e tyre”, sqaron psikologja Olga Mineva, koordinatore e projektit. 50 të rinj nga jetimore të ndryshme marrin pjesë në program. Ai përfshin njohuri komunikimi, punë në ekip, vendosje të objektivave, paraqitje të një interviste pune dhe kurs gjuhe. Të rinjtë në gjendje të vështirë sociale e ekonomike po ashtu kanë marrë pjesë në stazh gjatë verës në kompani të mëdha përkrahëse të kauzës. Projekti është drejtuar te specialistët e burimeve njerëzore, të cilët janë trajnuar se si t’i integrojnë të rinjtë në procesin e punës. Rreth 90 për qind e kompanive bullgare janë dakord t’i punësojnë të rinjtë në gjendje jo të barabartë dhe 30 për qind pohojnë se janë duke punuar me kandidatë të tillë. Këtë e tregojnë të dhënat e sondazhit mes 36 firmave, të cilat janë në klasifikimin e Top 100 të gazetës “Kapital”.
Si motivohen firmat për të punësuar të rinj në gjendje të vështirë sociale e ekonomike?
“Në këtë mënyrë punëdhënësi tregohet i angazhuar me çështjet sociale – tregon znj. Olga Mineva. – Por në rastin tonë ne nuk flasim për PR-në. Firmat duan të jenë një shembull për t’u ndjekur dhe politika e tyre sociale të mos diskriminojë të rinjtë në gjendje të pabarabartë. 50 për qind e të punëdhënësve të anketuar pohojnë se këta të rinj janë më aktivë dhe me ide inovative, dhe po ashtu janë më besnikë se i riu mesatar.”
Punëdhënësit nuk fshehin se ka sfida për punësimin e të rinjve në gjendje të vështirë sociale e ekonomike. Sfidat kryesisht kanë të bëjnë me aftësitë e komunikimit dhe mungesën e shprehive të punës. Përveç sondazhit dhe trajnimeve, është hartuar një manual me CD dhe lojëra interaktive për të rinjtë të cilët kërkojë punë.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: “Get Ready 2 Work
Shkolla bullgare e së dielës në Edrene filloi aktivitetet e saj edukative në vitin 2017 me një kurs të gjuhës bullgare për fëmijë nga komuniteti i bashkatdhetarëve tanë. Dy vjet më vonë, me iniciativën e Konsullatës së Përgjithshme të Bullgarisë, ajo u..
Java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës u mbyll me sukses. Ajo ishte mjaft e pasur në përmbjatje. Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë Gjatë..
Bullgaria i bashkohet konsorciumit evropian të qendrave kombëtare për trajtimin e kancerit. Para BNR-së, dr. Asja Konsullova theksoi se për këtë është punuar për shumë vite, “sepse pacienti bullgar meriton të trajtohet në një qendër kanceri dhe në..
Një studim i kompanisë së zgjidhjeve të biznesit "Moneypenny" tregon Sofjen si qytetin më të mirë për një evropian mesatar për të jetuar pas daljes në..