Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Jetë e re për О.J. Band – grupin e Ognjan Drandijskit

БНР Новини

Kënga “I Will Always Remember You” fitoi dekoratën e posaçme nga Radio-konkursi “Pranvera e artë-2014”. Në sajë të saj, për herë të radhës një grup bullgar ekzekuton në Festivalin “Eurosonic Noorderslag” në Groningen-Holandë, i cili u zhvillua në mesin e muajit janar të këtij viti. “I Will Always Remember You” është një kompozicion prej autori i Ognjan Drandijskit.

Për pjesëmarrjen në “Eurosonic” dhe për bandën e vet “О.J. Band” muzikanti tregon: “Një festival shumë i madh, i organizuar mirë, i cili zhvillohet çdo vit në rreth 30 klube në Groningen. Në çdo një skenë ekzekutojnë nga katër banda në mbrëmje, që bën mbi 300 interpretues. Me grupin prezantuam një program 40 minutash, vetëm me muzikë prej autori. Nuk kishim shansin të njihemi dhe të dëgjojmë dhe grupet e tjera, grafiku ynë ishte shumë i ngjeshur por dhe në koncert ekzekutuam të fundit.
“О.J. Band” u formua në bazë të vijës shoqërore përpara viteve. E filluam me Rosen Çeshmexhievin, producenti muzikor i imi, me idenë të ekzekutojmë kompozicionet nëpër klubet, të cilat i krijojmë në studio. Ishim katër veta: dy kitarist, basist dhe baterist. Mjerisht, Rosen Çeshmexhiev vdiq. Pas kësaj punova me muzikant të tjerë, por në fund grupi u shpërbë. Fillova si trubadur-zë dhe kitarë. Kam album, producent i të cilit jam. Pjesa më e madhe prej tij është me kompozicione, të incizuara në studion “Faktor”.
Rreth pjesëmarrjes sime në radiokonkursin “Pranvera e artë”, formova grupin “О.J. Band”. Me grupin gjërat janë krejtësisht të ndryshme. Këngët e mia prej autori tani janë të gjallëruara – i ekzekutojmë në variantin e tyre të plotë, me të gjitha instrumentet. Tanimë po përgatisim të reja të cilat do të hyjnë në diskun e ardhshëm – pesë tanimë janë gati, një prej tyre është në gjuhën bullgare. Planet janë ta përfundojmë deri në vjeshtën e vitit 2015. Me muzikantët në “О.J. Band” po zgjerojmë repertorin tonë, që të mund të dalim përpara publikut të klubit por mbase dhe përpara skenës së festivalit.”

Jeta e Ognjan Drandijskit ka dy periudha – amerikane dhe bullgare. Gjatë vitit 2001 kthehet nga Kalifornia dhe vendoset për të jetuar dhe punuar këtu. Shumica e lidhin me grupin alternativ “Shangri La”. “Një bandë shumë e mirë – tregon Ognjani. – Pata fatin të njihem me muzikantët pasi u ktheva nga Amerika. Ju duhej një kitarist i dytë dhe kështu u bëra një pjesë nga formacioni. Qenë vite të këndshme, me një muzikë të mirë.”

Ognjan Drandijski tregon se mbahet vetëm nga muzika. Ekzekuton kompozicionet e veta nëpër lokalet e ndryshme. “Pjesa më e madhe e këngëve vijnë në mënyrë spontane dhe me tekst-shkrimi i muzikës time prej autori nuk është proces. Kam një studio të thjeshtë, në të cilën i incizoj”, shton ai.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Mbetu"– një këngë me një video shumëngjyrëshe

Atazar, Kris V dhe këngëtarja Aleksandra Ivanova prezantuan këngën e tyre të përbashkët "Mbetu" me një video shumëngjyrëshe që na transferon në bregdet. Aleksandra i bashkohet për herë të parë ekipit të Atanas Zajkov - Atazar dhe Krëstjo Livrov - Kris..

botuar më 24-07-22 8.10.PD

"Xhaz nën yje" në Kamen Brjag

Shkëmbinjtë mbi fshatin Kamen Brjag, jo shumë larg qytetit tonë bregdetar të Kavarnës, për të dhjetën herë bëhen skena e Festivalit "Xhaz nën Yje". Këtë vit eventi zhvillohet më 19 dhe 20 korrik. Natën e parë adhuruesit e xhazit shijuan..

botuar më 24-07-20 7.15.PD
Керана и космонавтите

"Kaq mundem"

Për të pestin vit radhazi, Sofia Summer Fest - festivali veror i Sofjes - do të ofrojë përjetime të paharrueshme në kulmin e verës. Në Parkun e Jugut, në 30 ditët më të nxehta të sezonit, banorët dhe mysafirët e kryeqytetit do të kenë mundësinë të..

botuar më 24-07-17 1.25.MD