Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gurme socialiste

Me librin “Gurmeja Socialiste” Albena zbulon fakte të panjohura të kuzhinës socialiste. Foto: arkiv personalSi Niksëni e frymëzoi prodhimin e proshutës në Bullgari? Si lind pija freskuese pa alkool “Alltaj”, varianti bullgar i Koka-kolës? Cilat janë këngët e njohura lidhur me kulinarin, të cilat vërtiten vazhdimisht në restorantet socialiste?A ka një perde propaganduese në botën e kulinarisë?

Përgjigjen e këtyre çështjeve i jep libri “Gurmeja Socialiste” – një vështrim jo standard ndaj jetës tek ne gjatë kohës së perdes së Hekurt. Autore është Allbena Shkodrova, e cila vite të tëra me radhë është një gazetare politike. “Gurmeja socialiste” është rezultat nga një studimi i thelluar i arkivave dhe dokumenteve, disa nga të cilat deri vonë janë sekretë, si dhe nga kujtimet e treguara të afro 80 vetave. Pa sarkazëm, por me një ndjenjë të këndshme për humor. Libri na kthen në kohën e dyqaneve me raftet bosh dhe të mbylljes së kavanozave me zajre në kushte qytetare. Kuzhina e atëhershme nuk dallohet në mënyrë dramatike nga ajo moderne. Repertori i gjellëve të preferuara të përgatitur në shtëpi është po kështu aktual: mish viçi të zier, supë me qofte të vogla, qofte. Dallimi i madh është në zgjedhje.

“Zgjedhja e kufizuar në krahasim me bollëkun e sotëm, që vjen nga prania e produkteve më të shumta dhe të larmishme, por dhe hapja drejt kulturave të tjera të ushqimit – sqaron Allbena. – Bullgaria ishte jashtëzakonisht jo kureshtare ndaj kuzhinave të huaja. Në kuzhinën tonë kombëtare ka huazime të shumta nga perandoria turke dhe greke nga koha e Mbretërisë Osmane, por i kemi ndërmarrë si diçka tonën. Mezi pas vitit 1989 fillon hapja kulturore drejt kuzhinave të tjera. Po kështu në mënyrë teknologjike çdo gjë ka ndryshuar. Pajisjet moderne për kuzhinë lejojnë mundësi më të shumta të mund të eksperimentohet, prania deri tek recetave përmes internetit, e gjithë kjo krijon një dallim të madh midis atëherë dhe sot.”

Autorja më e njohur e librave të kulinarisë Penka Çolçeva me bashkëshortin e saj Hristo Çolçev. Foto: arkiv privatPerdja e propagandës mund të ndalojë çdo një frymë nga kuzhina perëndimore. Me zhvillimin e Ballkanturistit mezi depërton tradita kulinare franceze. Relativisht më e lehtë, në bazë të shkaqeve të shpjegueshme, recetat ruse gjejnë vend ne menynë tonë. Klubi Rus i njohur gjatë asaj kohe është lavdëruar me një kuzhinë jashtëzakonisht të mirë. Një nder ka gëzuar dhe Klubi i Gazetarëve, ku ka punuar një pastiçer i njohur, i cili ka fituar mjeshtëri nëpër Evropën Qendrore. Në studimin e vet Allbena Shkodreva arrin deri tek konkluzioni se në periudhën e socializmit Bullgaria ka pasur më shumë lokale për frymë të popullsisë nga Nju Jorku i sotëm.

“Shkaku është politika shumë këmbëngulëse shtetërore nga viti 1944 deri në mesin e viteve 80 të inkurajimit të ushqimit në masë dhe krijimin e restoranteve të shumta – sqaron ajo. – Qëllimi ka qenë të jenë në çmime të pranueshme dhe familjet të ushqehen në to, që të mos humbasin kohë në kuzhinë. Një nga vendimet e para, të cilat i merr Këshilli i Ministrave i republikës së re, është t’i detyrojë ndërmarrjet private, për të cilat nacionalizimi vjen disa vjet më vonë, të sigurojnë mensa punëtore. Sistemi i ushqimit në masë niset që aty, kalon përmes mit të restoranteve në qendër të Sofjes, të cilat nuk duhet të vijnë erë borgjezie, por të jenë të thjeshtë dhe të mund të ushqejnë shumë njerëz. Pas kësaj kalon përmes Ballkanturistit, i cili zhvillon shkollën e vet dhe përfundon gjatë dhjetëvjeçarit të fundit të periudhës me synim drejt restoranteve më luksoz, por krejtësisht të papranueshme për bullgarin e zakonshëm.”

Dokument i vjetër i Ballkanturistit, me firmën e drejtorit të tij të parë Jaço Kabaivanski – i ati i këngëtares së famshme operistike Rajna KabaivanskaNuk mungojnë dhe raste kurioze nga ajo kohë, me të cilat ndeshet Allbena:

“Një, i cili gjithmonë i ka bërë njerëzit për të qeshur është historia e proshutës së parë industriale në Bullgari. Profesori Ivan Bajçev, ka punuar atëherë në kombinatin e mishit në qytetin Ruse, tregon sesi presidenti amerikan Niksën ka frymëzuar prodhimin e proshutës në të gjithë Evropën Lindore, në këtë numër dhe në Bullgari. Gjatë kohës së fushatës së tij parazgjedhore ka premtuar, në qoftë se e zgjedhin për president, të mund të sigurojë për amerikanët dy herë në ditë proshutë. E gjithë Evropa Lindore fillon të prodhojë me shpresë ta shes në Amerikë kundrejt valutës së konvertirueshme atëherë munguese. Prodhimi fillon dhe tek ne, por eksporti dështon për shkak të shkaqeve të ndryshme, si mungesë të resursit për paketim ose të dëshirës çdo gjë të prodhohet prej mishit të pastër, që e ka drejtuar kombinatin e qytetit Ruse përpara pamundësisë të sigurojë lëndë në përpjesëtime të pranueshme. Pak nga pak vendi amerikan ka hequr dorë nga furnizimet, sepse kanë qenë shumë të pakta për tregun e tyre dhe nuk i kanë merituar përpjekjet. Kështu proshutoja tanimë e prodhuar, del në tregun bullgar.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Më shumë nga rubrika

Viktor Lillov

Viktor Lillov u bë nxënësi i parë bullgar që fitoi medaljen e artë nga turnetë më të fortë të biologjisë dhe kimisë

Nxënësit bullgarë fituan një komplet të plotë medaljesh - ari, argjendi dhe bronzi - në Olimpiadën e 35-të Ndërkombëtare të Biologjisë (IBO), e cila u mbajt në Kazakistan. Në turneun më prestigjioz të biologjisë pëe vitin në botë, bullgarët testuan..

botuar më 24-07-17 3.18.MD
Ivajllo Vëllçev

Ivajllo Vëllçev: eurodeputeti për herë të parë

Të martën ishte sesioni i parë konstituiv i Parlamentit të ri Evropian për konstituimin e Parlamentit të ri, krijimin e komisioneve parlamentare dhe zgjedhjen e kryetarit të ri të institucionit. Kandidatura e Ursula von der Leyen për presidente të..

botuar më 24-07-17 6.05.PD

Specialistë të gjuhës bullgare nga tre kontinente shkëmbejnë përvojë dhe fitojnë njohuri në një seminar në Veliko Tërnovo

Specialistë të gjuhës bullgare nga 32 vende nga tre kontinente marrin pjesë në seminarin trejavor për gjuhën dhe kulturën bullgare, i cili filloi sot në Universitetin e qytetit Veliko Tërnovo. Sipas korrespondentit të BNR-së në kryeqytetin e vjetër,..

botuar më 24-07-15 5.14.MD