Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fëmijët romë realizojnë ëndrrën e vet

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Aktori i ri nga Teatri i Kukullave në qytetin Montana, Hari Bellov u bë motori i një projekti mjaft interesant – krijimin e një studioje teatrale rome “Suno” për aktorë të verbër me prejardhje rome në moshë nga 13 deri më 17 vjeç. Bashkë me lidhjen “E ardhmja e re” ai propozon idenë për projektin e fondit arsimues rom në Budapest, që ku nuk vonon dhe miratimi i financimit. Një kusht i rëndësishëm të miratohen artistët e ardhshëm është të mund të flasin një gjuhë të drejtë dhe të rregullt bullgare, të kenë një diksion të qartë dhe të jenë nxënës të mirë. Në kastingun zgjedhës paraqiten fëmijë nga të dyja mëhalla rome në qytetin Montanë në Bullgarinë Veriperëndimore. 9 prej tyre kanë shansin të klasifikohen – kaq janë rolet në pjesën teatrale. Qëllimi është që fëmijët të nxiten pas artit, të mund të afrohen deri në një botë tjetër, e cila mundet ti transformojë.

“Morëm vendim të bëjmë pjesën “Vrazhalec” nga Kostovi, e cila është e shkruar përpara më shumë se 80 vjetëve , por tingëllon kështu sikurse është e shkruar në ditët e sotme – tregon Hari. – Nuk e di nëse kjo flet mirë për zhvillimin tonë si komb. Mjerisht, kjo pijes nuk ka gjetur vend në planin mësimor në shkollë. Ideja e projektit tonë është jo vetëm të krijojmë art. Ai ka dhe një qëllim arsimues.”

Në komedinë “Vrazhalec”, në dëshirën të mund të “bëhen me para”, banuesit e një fshati të bukur dhe të pastër bëhen viktimë të një mashtruesi. Në pjesë është ruajtur gjuha arkaike, që të mund të tingëllojë në mënyrë më autentike, që është edhe një sfidë tjetër për fëmijët. Emri i studios teatrale rome është “Suno” dhe në përkthim nga gjuha rome do të thotë “gjumë, ëndërr”. Për teatralin e ri kjo është një ëndërr e realizuar. Ai niset në rrugën drejt skenës përpara 13 vjetëve me një projekt të ngjashëm.

“Asnjë nuk ka thënë se, teatri duhet të jetë i lehtë – mendon regjisori Hari Bellov. Ai duhet të jetë i bukur, të jetë një magji dhe përrallë. Në kohërat e rënda në të cilat jetojmë, detyra e teatrit është të mund t’i detyrojë njerëzit të ikin nga ditët e rëndomta të përditshme dhe të paktën për një çast të mund të bien në një botë më të bukur dhe shumëngjyrëshe.”

Shfaqjen e vet të parë para premierës grupi e prezanton në qytetin Llom. Kjo nuk është e rastit sepse motori i studios rome do që fëmijët të nisen që aty, ku në kohë është parë një nga shfaqjet e para teatrale bullgare në vitin e largët 1856-të melodramës “Gjenoveva e përvuajtur”. Pasojnë shfaqje në qytetet Montana dhe në Pallatin e Fëmijëve në Sofje. Artistët e rinj marrin duartrokitjet e merituara dhe përkrahjen e spektatorëve. Sytë e përlotura të publikut në fund të spektaklit tregojnë forcën e emocionit dhe të energjisë pozitive, të transmetuar nga artistët e rinj. “Shpresoj fort që puna jonë të vazhdojë, të gjenden mjete për popullarizimin e shfaqjes, që të mos të shkojnë dëm entuziazmi dhe puna e fëmijëve”, pohon z. Bellov.

“Le të mos të harrojmë kulturën dhe arsimin, kur bëhet fjalë për romët. Kjo është me rëndësi të madhe – thotë Hari. – Në të gjithë botën romët janë të njohur me këtë, se janë muzikantë të mirë, artistë, piktorë, shkrimtare. Kurse në Bullgari janë shumë të pakta institucionet, të cilat mund të ndihmojnë kulturën e tyre. Pikërisht në këtë mënyrë mund të paraqitet talenti i romëve, një popull enigmatik për mua me një kulturë të panjohur. Kurse mesazhi bazë i pjesës sonë është apel të kthehemi drejt vlerave të vërteta, që të mos të jemi të gënjyer dhe të vjedhur.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD
Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD