Në posterin e aktiviteteve muzikore në Nju-Jork, njërin nga kryeqytetet muzikore në botë, grupet të cilat përfshijnë ritmet ballkanase në repertorin e tyre po shtohen. Fizarmonicisti amerikan Matju Fas (Matthew Fass) gjithashtu është i dhënë pas folklorit nga Ballkani. Para pak kohësh Matju ishte për të pestën herë në Bullgari.
Gjatë vizitës së parë që ka bërë Matju në Bullgari në vitin 1999, ai e ka gjetur veten e tij në mes të një orkestre të vogël për muzikë dasme. Atëherë fizarmonicisti amerikan ka qenë në Festivalin “Pirin po këndon” në qytetin Bllagoevgrad. Pasi është kthyer në Nju-Jork, ai ka filluar të interesohej për këtë lloj muzike. Sot Matju është në përbërjen e grupit “Raya Brass Band” – një orkestër frymore formuar nga disa muzikantë amerikanë me pasion pas muzikës ballkanike. Grupi amerikan interpreton muzikë me ritme rome, serbe, bullgare, shqiptare, turke e greke. Bile kompozon muzikë në këto ritme. Përveç në Nju-Jork “Raya Brass Band” koncerton në Çikago, Nju-Orleans dhe San-Francisko ku interesi për muzikën nga Ballkani po shtohet.
Si vlerësohet folklori i Ballkanit përtej Oqeanit?
“Në vitet e 60-ta dhe 70-ta në Amerikë kishte interesim për muzikën popullore të Evropës Lindore, vë në dukje Matju. – Ndoshta sepse kjo muzikë perceptohej si “molla e ndaluar”, pra si krijimtaria e Perdes së Hekurit e cila nuk ishte e lejuar për ne. Por një pjesë e madhe e pedagogëve në Qendrën e Studimit të Folklorit të Evropës Lindore, të cilët ishin udhëtuar në Ballkan, përhapnin këtë muzikë. Në vitet e 70-ta në Nju-Jork muzika popullore ka qenë modë. Tani ringjallet interesi për muzikën ballkanike.”
“Festivalin e kanë krijuar një grup entuziastësh, kryeisisht muzikantët e grupit “Zlatne Uste” (Zlatne Uste Balkan Brass Band). Kjo është orkestra e parë frymore në Amerikën Veriore, e cila interpreton muzikë serbe në Nju-Jork më se 30 vjet, rrëfen Matju. – Për historinë e këtij grupi u xhirua dokumentari “Brasslands”. Në edicionin e parë të festivalit në vitin 1985 kanë ardhur vetëm 100-200 shikues. Me kalimin e kohës aktiviteti është bërë në masë dhe sot mbahet në një sallë të madhe në Bruklin ku grupet interpretojnë njëkohësisht në katër skena. Festivalin e frekuentojnë serbë, maqedonas, shiqptarë, bullgarë, amerikanë dhe të gjithë ne vallëzojmë së bashku”.
Matju Fas ka shumë miq bullgarë, me të cilët është njohur në Festivalin “Zlatne Uste”. Këta janë grupi “101 Kaba Gajde”, ansambli i valleve “Bosilek”, orkestra “Kabile” dhe kori i fëmijëve “Zërat e rinj të Nju-Jork”-ut. Matju ka ndërmend të vizitojë sërish Bullgarinë gjatë muajit gusht kur mbahet Festivali Folklorik në qytetin Koprivshtica të Bullgarisë Jugore. Pse jo të mos vijnë të gjithë muzikantët e “Raya Brass Band”-it për t’u konkurruar në garën Kush e di më së miri të luajë në Ballkan.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Një nga këngët pjesëmarrëse në Konkursin "Burgas dhe Deti" 2024 është "Ti më premtove" në interpretim të Ansamblit Vokal “HighLight”. Në të u mblodhën 20 këngëtarë të rinj të talentuar nga HighLight Singing Academy. Disa prej tyre tashmë janë fitues..
Dy autorë dhe interpretues të talentuar u bashkuan në një duet. Robi dhe Dara Ekimova krijuan bashkë muzikën dhe tekstin e këngës "Nëse telefonon". Aranzhimin e bënë Robi dhe Martin Nikollov. Robi tregon për krijimin e këngës: "Një mbrëmje i..
Shtëpia e Kulturës "Sredec" në Sofje shënon 50 vjetorin e saj me një sërë ngjarjesh muzikore nën titullin "Ishulli i Muzikës". Në këtë mënyrë, Shtëpia e Kulturës "Sredec" u jep një skenë profesionistëve të dëshmuar dhe të rinj - këngëtarë dhe..
Angell Prodanov - Aço është gati 30 vjeç, dhe ndonëse që në fëmijëri luan piano dhe studion solfezh, ai ka rreth shtatë vjet që merret me muzikë..